“Ura e Ibrit, problem i orkestruar nga shumë faktorë”

Politika

“Ura e Ibrit, problem i orkestruar nga shumë faktorë”

Nga: A.SH Më: 1 maj 2023 Në ora: 22:28
Ura e Ibrit, Mitrovicë

Asambleistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, Aida Ferati-Doli, ditë më parë i ka parashtruar kuvendit kërkesën për hapjen e urës mbi lumin Ibër, për qarkullim të automjeteve dhe lëvizje të lirë të qytetarëve, duke thënë se kjo është bërë pas kërkesave të shumta të qytetarëve.

Por, a paraqet kjo rrezik për trazira?

Analisti Hidajet Ahmeti, në një prononcim ka komentuar mbi çështjen se a duhet të hapet ura e Ibrit në Mitrovicë.

Ai ka thënë se ky është më shumë qëndrim politik, sepse në thellësi ky është një problem që kërkon zgjidhje të përhershme.

Tutje, Ahmeti shton se ata që mendojnë se kjo është zgjidhje e lehtë janë naivë, sepse ky problem është orkestuar nga shumë faktorë.

Image
Hidajet Ahmeti

Vendimin e Kuvendit komunal më shumë e shoh si qëndrim politik, i cili duhet të vlerësohet pozitivisht, por nuk është zgjidhje pragmatike. Çështja në fjalë është një problem më i thelluar që kërkon një zgjidhje të përhershme e jo veprime simbolike.

Kushtetuta e Republikës se Kosovës përcakton qartë lëvizjen e lirë të qytetarëve, e cila duhet të zbatohet në përpikëmëri nga institucionet e Republikës, por problemi i akumuluar kërkon një zgjidhje politike në dialogun Kosovë -Serbi, por edhe duke u përkrahur nga palët ndërmjetësuse në dialog.

Kushdo që mendon se problemi është një zgjidhje e lehtë është naiv, pasi problemi në fjalë është i orkestruar nga shumë faktorë”, shpjegon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat