“Grup i rrezikshëm”, Kelmendi ‘zbulon’ prapavijën e veprimeve kriminale në veri: Ja kush po e përkrah Vuçiqin!

Politika

“Grup i rrezikshëm”, Kelmendi ‘zbulon’ prapavijën e veprimeve kriminale në veri: Ja kush po e përkrah Vuçiqin!

Nga: A.M. Më: 6 maj 2023 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Veriu i Kosovës vazhdon të jetë një ‘vatër’ e grupeve kriminale serbe, të mbështetura nga Moska.

Aleksandar Vuçiq, siç duket po tentojë që të ndërhyjë në Kosovës përmes shtrirjes së rrijetit të tij kriminal.

Ndonëse, kuptohet qartë tentativa e presidentit serb, ndërkombëtarët nuk ka qenë shumë të zëshëm sa i përket kësaj çështjeje.

E për këtë temë, në një prononcim për “Bota sot”, foli njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi.

Fillimisht, ai u shpreh se urrejtja raciste është pjesë e ‘pandashme’ e shtetit serb, të cilën e ndërlidhi më veprimtaritë e rrezikshme të Millosheviçit.

“Krimi i organizuar dhe i mbështetur në urrejtje raciste është dukuri e integruar në shtetin serb.

Nga koha e shpërbërjes së Jugosllavisë, si në Serbi e në Maqedoni, ashtu edhe në Malin e Zi dhe në republikat e tjera të dala nga Jugosllavia, kemi një veprimtari të rrezikshme kriminale. Krimineli i luftës Millosheviç i kishte dy pikësynime kur erdhi në pushtet.

1. Organizimin e Serbisë së madhe, duke zhdukur kroatët, boshnjakët e shqiptarët dhe

2. Organizimin e mafisë serbe për t'u pasuruar në masë.

Mbi këto qëllime e ndërtoi qeverinë nacional-kriminale dhe raciste. Bëri luftë në Kroaci, në Bosnjë e Hercegovine dhe në fund edhe në Kosove, ku bëri gjenocid”, deklaroi juristi.

Kelmendi përmendi ‘klikën’ e Vuçiqit dhe arritjen e tyre në pushtet përmes krimit të organizuar.

Image
Njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi.

“Klika e ndërtuar ishte e gjerë, i tërë shteti ishte racisto-kriminal, baza e urrejtjes raciste u ngulit në shtet. Krimineli Millosheviç u kap, mbetën njerëzit e tij. Mbeti Vuçiq, Daçiq, Vulin, Koshtunica dhe shumë kriminelë të tjerë. Fillimisht kishte vështirësi që të etablonte pushtetin klika e Vuçiqit, mirëpo, me organizimin e grupit kriminal të drogës, të pasurisë së patundshme kriminale dhe të tregtimit me qenie njerëzore, u forcua klika kriminale e Vuçiqit”, theksoi ai.

Më tej, juristi përmendi edhe disa hetime të medias së famshme amerikane, të cilat zbuluan bandat kriminale serbe që veprojnë në veri, ku kanë lidhje edhe me Moskën.

“Gazeta prestigjioze amerikane, Neë York Times ka zbuluar lidhjet e krimit të organizuar dhe mafisë të Vuçiqit me mafinë ndërkombëtare, duke pasur edhe përkrahjen dhe mbrojtjen e Moskës.

Gazeta amerikane tregon se krimineli Vuçiq është i lidhur me bandën që trafikon kokainë dhe që udhëhiqet nga Veljko Belivuk. Ai ishte i akuzuar më parë për vrasje dhe një sërë krimesh të tjera.

Të dhëna të tilla janë parë edhe nga bandat kriminale të organizuara në Serbi, që po veprojnë në veri të Kosovës, nga Lista Serbe dhe në Republikën Srpska në Bosnië e Hercegovinë, që udhëhiqet nga krimineli mafioz Dodik”, nënvizoi Kelmendi.

Sipas tij, janë disa fusha në të cilat është shtrirë kriminaliteti i Vuçiqit, e që sipas tij po ndihmohet edhe nga familja e Abazoviçit.

“Në Kosovë u zbuluan laboratorët e përpunimit të drogës dhe të punës kriminale me Bitcoin, këto ishin të organizuara nga Lista Serbe, nën udhëheqjen e kriminelit Vuçiq.

Në fakt ka edhe shumë fusha tjera ku kemi krim te organizuar nga klika e Vuçiqt dhe kryeministres se shtetit serb. Në këtë klikë duket se bënë pjesë edhe familja e kryeministrit në detyrë të Malit të Zi, Driton Abazoviç. Këta janë të lidhur me krim me kryeministren kriminelen e Serbisë. Edhe Dodik i takon kësaj mafie të organizuar nga Vuçiqi”, tha ndër të tjera juristi.

Në fund, Kelmendi foli edhe për tentativën për formimin e “Ballkanit të Hapur”, po që i njëjti dështoi të bëhet.

Ai tregoi edhe arsyen pse ndërkombëtarët po e tolerojnë shtetin serb.

“Duket se edhe baza kryesore e organizimit të Ballkanit të Hapur buron nga kërkesa e largimit të kontrollit kufitar, kuptohet për të mundur të bëhet qarkullimi i lirë i drogës dhe i veprimeve tjera mafioze. Këtu e kemi treshen, Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Serbi, qëllimi ishte i tërë Ballkanit Perëndimor, por që nuk u bë.

I tërë ky krim mafioz dihet në Bruksel, në Londër, në Paris, në Berlin e në Uashington. Megjithatë, bashkëpunohet me këtë klikë të rrezikshme mafioze kriminale të Beogradit. Pse bëhet kjo? Ndoshta për presion mbi këto forca mafioze, në mënyrë që të realizohen planet e BE-së dhe të Uashingtonit në Ballkanin Perëndimor. Duket se qëllimi primar i tolerancës është shkëputja e ndikimit rus. Tjetër arsye nuk di”, përmbylli Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat