Këta janë skenarët e rrezikshëm që po thur Serbia, zbulohet prapaskena: Ja çfarë u bëri me dije Kurti në takim!

Politika

Këta janë skenarët e rrezikshëm që po thur Serbia, zbulohet prapaskena: Ja çfarë u bëri me dije Kurti në takim!

Nga: A.SH Më: 7 maj 2023 Në ora: 08:37
Foto nga takimi i mbajtur në Bruksel

Në takimin e mbajtuar në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, ko e fundit u pajtua për miratimin e Deklaratës për të Zhdukurit në forcë në Kosovë.

Por, ajo për të cilën nuk u pajtua kryeministri Albin Kurti, ishte formimi i Asociacionit sipas marrëveshjeve të vitit 2013-2015. Kështu, me ngul kërkoi Aleksandr Vuçiq, por që Kosova nuk pranoi.

Analisti Skënder Mulliqi ka komentuar lidhur me këtë çështje.

Ai ka thënë se ajo çfarë po bën Vuçiq është tendecë e hapur për të krijuar sovranitet mbi veriun e Kosovës.

Sipas tij, Serbia atë që ka arritur me marrëveshjen e Dejtonit, e që u formua Republika Serbska në Bosnje, po dëshiron ta arrijë në Bruksel.

Deklarata e presidentit serb, Aleksandar Vuqiq, se nuk pranojmë asnjë lloj të asociacionit pos asaociacionit të dalë nga marrëveshjet e Brukselit, është tendencë e hapur për të krijuar sovranitetit të mvetësishëm të komunave serbe në veri të Kosovës. E ka pranuar marrëveshjen për të pagjeturit në Bruksel, gjoja për t’u paraqitur parimor para ndërmjetësve ndërkombëtar në bisedime, me qëllim që t’i lëshohet rruga formimit të Asociaciont me komptenca ekzekutive, diqka shumë e pa pranueshme për Kosovën.

Kryeminitri Kurti si solucion të asociacionit ka marrë modelin kroat, që më duket se është maksimalja që duhet dhënë pas të drejetave shumë të mëdha që i kanë minoriteti serb në veri. Serbia me Marrëveshjen e Dejtonit ka arritur të formon Republika Serpska në BH, dhe të njejtën gjë por tash jo në Dejton, por në Bruksel po e dëshiron formimin e një tjetër Republika Serbe në Kosovë. Vuqiqi kishte dështuar me mbajtjen të referendumit në Kosovë, të cilën dëshiron me zëvendësuar fillimisht me formimin e Asociacacionit, pastaj t’i jap vetit të drejtën për të organizuar zgjedhje të veta lokale mbrenda territorit të Kosovës. Kjo është mbrendia e asaj që Vuqiqi u bëri thirrje partive politike serbe në Kosovë, për bojkotimim të zgjedhjeve në katër komunat me shumicë serbe, e që ishin zgjedhje legjitime”, thotë ai.

Më tej, Mulliqi, thotë se Kurti u bëri me dije se Kosova është shtet i pavarur, e poashtu edhe ndërkombëtarët duhet ta kenë të qartë se çdo koncension politik që i bëhet Serbisë në Kosovë, është lëshim edhe ndaj Putinit, dhe kjo dëmton politikat gjeostrategjike dhe gjeopolitike.

Serbia nuk e ka hequr nga preambula kushtetuese Kosovën si pjesë përbërëse të saj, dhe mu për atë po sillet dhe po vepron edhe në bisedime sikur Kosova është pjesë e Serbisë, e jo që Kosova është shtet sovran dhe i pavarur. Kryeminsitri Kurti i bëri me dije edhe një herë të gjithëve në takimin e Brukselit, edhe Serbinë se kanë të bëjnë me shtet sovran dhe të pavaruar, e jo me nje “banovine” të tyre. Këtë gjë duhet ta kanë të qartë edhe ndërmjetësitë ndërkombëtar në bisedime që bukur shumë po ja mbajnë ison Serbisë.

Duke i lëshuar terren ideve të botës ruse dhe të botes serbe, nuk i kontribuohet paqes dhe stabilitetit në rajon dhe as proceseve demokratike. Çdo koncension politik që i bëhet Serbisë në Kosovë, është lëshim edhe ndaj Putinit. Kjo së pari i dëmton politikat gjeostrategjike dhe gjeopolitike të perëndimit dhe të Amerikës në rajon dhe më gjerë. Plotësimi i një egoje të sëmurë serbomadhe, automatikisht është lëshim egoes tjetër të pangopur serbe për të vazhduar kërkesat deri në asgjësimin e Kosovës si shtet. Javët dhe muajit në vazhdim do të jenë vendimtar për formimin e nje asociacioni, e që nuk duhet lejuar me asnjë kusht që ai të jetë sipas kërkesave të Beogradit dhe të Moskës. Skenarët që po i thur Serbia jane të rrezikshme. Pushteti i Prishtinës duhet të jetë i pamëshirshëm ndaj çdo synimi për copëtimin e Kosovës, që është në agjendë të Vuçiqit dhe të Putinit. Nuk duhet lejuar kthim në vitet e 90 të shekullit të kaluar, të cilën gjë po e kërkon Serbia e pareformuar e Vuqiqit”, përfundon analisti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat