Analisti Skënder Mulliqi ka folur mbi situatën e fundit që ka ndodhur në Serbi dhe vrasjet që po bëhen atje.
Ai thotë se Serbia udhëhiqet edhe sot me logjikën e vjetër të çetnikut, Drazha Mihajlloviq.
Sipas tij, atje janë bërë kult heronjtë e rrejshëm, duke shtuar edhe pse është punë e shtetit tjetër, logjika e tillë kriminale po reflekton edhe në qasjen e politikave të Vuçiqit ndaj Kosovës.
“17 të vrarë dhe 21 të plagosur brenda një harku të shkurtër kohor ndodhën në Serbi. Pse shtrohet pyetja logjike? Mendoj se politikat të cilat po i prodhon historikisht ky shtet janë të mbushura plotë mllef dhe urrejtje ndaj shqiptarëve, që ka rezultuar edhe me vrasjet e fundit në këtë shtet. Në Serbi janë bërë moti kult kriminelët e luftës. Thuhet se janë mbushur rrugët dhe sheshet me stolitë e ish kriminelëve. Janë bërë kult heronjtë e rrejshëm, të cilët kanë kontaminuar gjithçka sot në Serbi. Edhe kjo Serbi pas millosheviqiane, po drejtohet me logjikën e vjetër të çetnkuit, Drazha Mihajlloviq. Pasardhësit e tij janë sot këmbëkryq në pushtet. Kjo është tek e fundit punë e këtij shteti, por që një logjikë e tillë kriminale po reflekton edhe në qasjen e politikave të Vuçiqit ndaj Kosovës”, thotë ai.
Tutje, analisti ndoshta e gjitha kjo që po ndodh në Serbi kohën e fundit po iu kthehet një “boomerang”, me luftë qytetare.
Mulliqi thotë se ata do të paguajnë gjithçka në radhët e veta.
“Është një thënie popullore, “se kojshisë të keq i shihet sherri”. Dhe, ne patëm fat të keq që jemi të rrethuar me serbosllavë, të cilët kurrë nuk hoqën dorë nga pushtimet e tokave shqiptare. Mjaft luftuan për të shfarosur shqiptarët, që nuk do të arrijnë kurrë. Nuk është larg mendsh se të keqën që ju bënë shqiptarëve shekuj me radhë, dhe në luftën e fundit, t’u kthehet si boomerang me luftë qytetare, e cila nuk duket e pamundshme. Do të paguajnë gjithçka në radhët e veta. Duket se një luftë e tillë veç ka filluar me vrasjet e fundit që ndodhën në këtë shtet të pareformuar të Vuqiqit. Në protestat e fundit masovike në Beograd dhe Nish, të organizuara nga opozita, u bë thirrje pos tjerash, për heqjen e kokës të presidentit serb”, përfundon analisti.