Serbia ka probleme të mëdha dhe të rënda, analisti “alarmon” Kosovën për veriun: Përgatitu për çdo situatë!

Politika

Serbia ka probleme të mëdha dhe të rënda, analisti “alarmon” Kosovën për veriun: Përgatitu për çdo situatë!

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 16 maj 2023 Në ora: 18:00
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Të hënën është zhvilluar takimi në Bruksel mes kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi e Petar Petkoviq.

Takimi përfundoi pa rezultate, ndërsa ndërmjetësi Lajçak u shpreh se diskutimet do të vazhdojnë në nivel të grupeve punuese dhe ekspertëve.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se në takimin e 15 majit që u mbajt në Bruksel, në agjendë të bisedimeve ishte "gjithçka që ka të bëjë me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe se si palët e shohin drejtimin në të cilin po shkon procesi.

Sipas tij, gjatë javës së kaluar, i dërguari i BE-së, Mirosllav Lajçak dërgoi në Prishtinë dhe Beograd disa dokumente "që kanë të bëjnë me kompetencat e mekanizmit për zbatimin e marrëveshjes, me zbatimin e zbatimit të Deklaratës për të Zhdukurit që tashmë është nënshkruar”.

Po ashtu si duhet të vazhdohet "me zbatimin e pikës shtatë të marrëveshjes që ka të bëjë me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”. Mirëpo në këtë pikë, gjithnjë ka ngecje.

"Në marrëveshjen që arritëm në Ohër, thuhet qartë se asnjë nga nenet nuk mund të kushtëzojnë nenet e tjera dhe se të gjitha nenet do të zbatohen në mënyrë të pavarur. Po ashtu, thuhet se asnjëra palë nuk do të bllokojë zbatimin e ndonjë neni të caktuar. Ky është udhërrëfyesi për ne. Nuk besoj se ka gatishmëri nga BE-ja që t'i ikë një dokumenti që vetë e kanë sjellë dhe e kanë publikuar në ueb-faqen e tyre”, tha kryenegociatori Besnik Bislimi, pas përfundimit të takimit disa orësh në Bruksel.

Analisti politik, Muhamet Kelmendi, e quan Serbinë shtet neo imperialist dhe terrorist dhe thotë se gjendja atje është e rëndë.

Marrëveshja e Brukselit dhe aneks marrëveshja në Ohër, sipas Kelmendit, janë çështje të rënda për Serbinë.

Serbia është një shtet neo imperialist dhe terrorist! Serbia është në gjendje të rëndë. Problemet në Serbi janë të thella dhe shumë të rënda. Vrasjet e bëra në dy rastet e fundit, demonstratat kundër pushtetit dhe problemet politike, po dërgojnë shtetin serb në masa të reja politike. Natyrisht se Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit janë dy çështje shumë të rënda dhe që Serbia nuk mund t'i tejkalojë me respektimin e tyre. Së këndejmi është krijuar një nervozizëm i madh në Serbi dhe nuk ka shumë mjete se si të dalë nga kjo gjendje”, shprehet Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

Ai paraqet problemet e shtetit serb, ku pos tjerash shumica kanë lidhje me Kosovën.

“Serbia ka krijuar probleme të mëdha. 1. Në veri të Kosovës dhe ndaj minoritetit serb ka krijuar një gjendje, duke u garantuar atyre ripushtimin e Kosovës ose ndarjen dhe copëtimin e saj.2. Po punon për ndërtimin e një shteti të ri serb në Kosovë. Nuk ka hequr dorë nga ripushtimi i Kosovës.m3. Ka organizuar dhe armatosur banda çetnike dhe ka lejuar me qindra vullnetarë rusë dhe pro sllavë të armatosen për luftë në veri të Kosovës. 3.Po kryen rregullisht akte kriminale dhe banditeske në Kosovë. 4. Është lidhur si shtet me krimin ndërkombëtar dhe mafinë kriminale në lindje, në Rusi e deri në Venecuell. 5. Po punon në drejtim të fitimit të kohës në mënyrë që të shkojë në lufëe në Kosovë, kuptohet kur koha është e përshtatshme për agresion. 6. Po destabilizon Bosnjën e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e veriut. 7. Po gënjen me premtime boshe UE-në dhe SHBA-të se gjoja është për zgjidhjen e raporteve me Kosovën me dialog, ndërsa vepron në masa neo imperialiste ndaj Republikës së Kosovës. 8. Mban lidhje të ngushta me majkën Rusi dhe armatoset me armë nga Rusia dhe Kina”, pohon Kelmendi.

Dialogun me Kosovën, Serbia e ka ndërtuar mbi bazën e shkatërrimit të shtetit të Kosovës, thotë Kelmendi, gjersa e quan atë gënjeshtare dhe mashtruese.

Sipas tij, qëllimi i zgjedhjeve të reja dhe të parakohshme në Serbi kanë për qëllim forcimin e pushtetit terrorist të Vuçiqit.

“Faktet e tilla tregojnë se edhe dialogun e bërë me Kosovën e ka ndërtuar mbi bazën e shkatërrimit të shtetit të Kosovës. Po këtej mashtron dhe gënjen UE dhe SHBA-të, shtetet demokratike, se gjoja është shtet demokratik, ndonëse ka pushtet terrorist. Çdo veprim e bën ndaj perëndimit për të marrë mjete financiare dhe për investime të reja në Serbi. Dëshiron mjete nga perëndimi dhe mban lidhje me Rusinë dhe Kinën. Me mjetet e UE merre mjete luftarake, raketa dhe aviacion modern nga Kina dhe Rusia. Edhe veprimet e brendshme politike, si tash për zgjedhje të reja kanë për qëllim mashtrimin e gënjimin e faktorit ndërkombëtar dhe popullit të manovruar me ideologji nacionaliste reaciste ndaj shqiptarëve etj. Nuk është qëllimi i zgjedhjeve të reja dhe të parakohshme stabilizimi i vendit, por forcimi i pushtetit terrorist të Vuçiqit. Njëherit ka për pikësynim edhe për mos zbatimin e Marrëveshjes së UE-së dhe të SHBA-ve për raportet Kosove-Serbi. Serbia me zgjedhje të reja pretendon të fitojë në kohë dhe tregon se Serbisë i duhet ndihma nga UE dhe SHBA, në mënyrë që mos të rrëshqas gjoja nga Rusia. Kjo lojë është në zhvillim”, shprehet analisti.

Ai thotë se priten veprimet terroriste në veri, gjersa kërkon nga Kosova të përgatitet për çdo gjendje.

“Priten edhe veprime terroriste në Veri të Kosovës dhe të intensifikimit të ndërhyrjes në Malin e Zi, në Bosnië e Hercegovine dhe në Maqedoninë e Veriut. Kundër të gjitha këtyre shteteve, jo vetëm ndaj Kosovës, ka pretendime territoriale. Natyrisht se Durrësin e kanë në ëndërr historike. Tërë kjo me qëllim se gjoja pa shtetin serb dhe Beogradin paqja nuk sigurohet në Ballkanin Perëndimor. Sa do të shitet kjo politikë neofashiste mbetet të shihet. Kosova ka qartësi dhe kërkohet të përgatitet për çdo gjendje që mund të vijë nga shteti terrorist serb. Nuk duhet të mbajë iluzione për demokratizimin e Serbisë. Kjo nuk arrihet në Serbi”, përfundon Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat