Kosova merr garancinë e radhës nga SHBA, ‘goditje’ për Vuçiqin

Politika

Kosova merr garancinë e radhës nga SHBA, ‘goditje’ për Vuçiqin

Nga: P.Rudi Më: 21 maj 2023 Në ora: 20:33
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Kosova në javën e fundit ka marr edhe një garancë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës se në Kosovë nuk do të ketë asnjë lloj Republika Srpska.

Ka qenë këshilltari i lartë në Departamentin e Shtetit, Derek Chollet, dhe emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të cilët në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se nuk do të ketë Republika Srpska në Kosovë në rast të formimit të Asociacionit.

Asociacioni është një marrëveshje që është bërë para 10 vjetësh. E rëndësishme është që ne duam që të gjithë qytetarët e Kosovës të marrin shërbimet e barabarta dhe t’u dëgjohet zëri dhe që serbët e veriut të jenë më pak të lidhur me Beogradin. Ne nuk do të pranojmë dhe as nuk do të mbështesim asgjë që mund të krijojë një republikë serbe. Ajo që po shikojmë është se si mund të jetë i pranueshëm Asociacioni për të dyja palët”, është shprehur Chollet.

E sipas analistit politik, Faton Mehmeti, deklaratat e Chollet dhe Escobar, janë një goditje për presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“Deklarata që garantojnë sovranitetin e vendit, mos enlkavizimin e saj janë të mirëpritura dhe si të tilla janë goditje direkte për synimet e Vuçqiit për krijimin e "Serbisë së vogël" brenda Kosovës. Është për tu çmuar dhe përshëndetur deklarata e z. Chollet dhe Escobar të cilët përfaqësojnë zërin amerikan në dialogun Kosovë-Serbi”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Image
Faton Mehmeti

Ai thekson se tashmë bien poshtë tezat për prishje të raporteve të Kurtit me amerikanët.

Vuçiqi s’do të jetë më i qetë pas kësaj deklarate, ai e di se me këtë qëndrim amerikan edhe merr fund ëndrra e tij për enklavizim të vendit tonë. Kështu që, kjo deklaratë nuk është shuplakë, por grusht për Vuçiqin dhe Serbinë. Gjithashtu bien poshtë tezat për prishje të raporteve të Kurtit me amerikanët”, deklaron Mehmeti.

Besoj, se pas qëndrimit të prerë amerikan, Vuçiqi dhe Beogradi s’do të jenë më në qetësinë e tyre. Pritet reagim nga Vuçiqi me mundësi të fuqizimit të lobimit kundër Kosovës, për të mbajtur të bashkuar militantët e tyre që e shohin atë si shpëtimtar”, përfundon për “Bota sot”, analisti Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat