Paralajmërimi kërcënues i Drecun, vjen thirrja për ndërkombëtarët – kjo është frika më e madhe për veriun!

Politika

Paralajmërimi kërcënues i Drecun, vjen thirrja për ndërkombëtarët – kjo është frika më e madhe për veriun!

Arife Morina Nga Arife Morina Më 22 maj 2023 Në ora: 08:11
Pamje nga veriu

Betimi i kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq ka nxitur reagime të shumta, kryesisht nga udhëheqësit dhe politikanët serbë. 

E një i tillë erdhi edhe nga Kryetari i Komisionit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, i cili tha se me rastin e betimit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, se situata e sigurisë në Kosovë ka arritur kufirin maksimal, dhe se ndodhemi afër konfliktit. 

Ai po ashtu ka thënë se Kosova po e minon dialogun me mbështetjen e vendeve të Kuintit, ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëkohësisht po përpiqet të vendosë kontroll të plotë dhe absolut mbi veriun e Kosovës 

Drecun tha se procesi i minimit të dialogut nga Kosova me mbështetjen e vendeve të QUINT-it, refuzimi i plotë i draft Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga Ekipi Menaxhues dhe futja e “vetëqeverisjes për serbët” e Kurtit është lojë, thelbi i së cilës në fakt është “të njohësh shtetin e Kosovës nga Serbia”. 

Në të njëjtën kohë, shton ai, Kurti po përpiqet të vendosë kontroll të plotë dhe absolut mbi veriun e Kosovës në dy drejtime – njëri është ai administrativ, duke pushtuar katër komuna në veri pas, siç tha ai, “zgjedhjet e mbajtura”. 

Ai paralajmëron se është e rrezikshme që në Kosovë të lënë të kuptohet se do ta përfundojnë procedurën e hapjes së urës në Ibër dhe se po fillojnë të heqin targat nga veturat e njerëzve që nuk janë riregjistruar dhe të mbledhin gjoba. 

“Është veçanërisht e rrezikshme që ata po përgatisin pjesën e dytë të zbatimit të planit të tyre, me mbështetjen e Kuintit, që është pushtimi i vërtetë policor dhe ushtarak i veriut të Kosovës. Ata tashmë kanë stacionuar pjesëtarë të njësive speciale parapolicore në në veri të Kosovës kanë miratuar të ashtuquajturin dekret të qeverisë për shpronësimin e tokës serbe në komunat ku synojnë të ndërtojnë baza të reja”, thotë Drecun. 

E këto paralajmërime ‘kërcënuese’ për eskalim të situatës në veri, për gazetën “Bota sot” i komentuar ekspertëtë e sigurisë. 

Halimi: Ndaj kësaj qasje të Serbisë, padyshim që bashkësia ndërkombëtare do duhej të jetë çortuese

Image
Armend Halimi nga Instituti për Studime të Sigurisë ISS

Së pari, Armend Halimi nga Instituti për Studime të Sigurisë ISS, në një bashkëbisedim me “Bota sot” u shpreh se situata në veri është në kthim të normalitetit, kjo gjë po i pengon Serbisë dhe po vazdhon me propagandat e saj. 

“Situata e re e krijuar në veri të vendit është situatë që do duhej cilësuar si kthim normaliteti, në vend të propagandës serbe që flet për të kundërtën. 

Në fakt, reagimet nga Serbia dhe nga dora e saj e zgjatur brenda Kosovës, Lista Serbe, më së miri pasqyron një gjë të tillë. Çdo gjë që është në të mirë të qytetarëve të Kosovës, në këtë drejtim edhe kur shkon në favor të vetë qytetarëve serbë, me vetë faktin që bëhet fjalë për rendin kushtetues dhe sovranitetin e Kosovës, Serbia është kundër”, deklaroi ai. 

Krahas kësaj, Halimi tha se shteti serb po bënë përpjekej për të nxit një kryengritje nga qytetarët serbë, e që për këtë gjë kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare të reagoi menjëherë. 

“Andaj, s'do mend që Serbia asnjëherë nuk ka pasur të drejtë kundra Kosovës, në fakt është përpjekje për destabilizim të vendit, në pamundësi me agresion të hapur, do të nxit kryengritje të serbëve, madje duke i detyruar këta të fundit. 

Ndaj kësaj qasjeje të Serbisë, padyshim që bashkësia ndërkombëtare do duhej të jetë çortuese, ndërsa institucionet e Kosovës të reagojnë me mekanizmat e vetë legjitim ndaj çdo provokimi”, përfundoi Armend Halimi për “Bota sot”. 

Shala: Skenarët që mund të ballafaqohemi në ditet në vijim pra ultimatumi 1 qershor do mund të jene tentativë për vandalizëm në objektin e Komunës së M.Veriore 

Ndërsa, eksperti i sigurisë, Drizan Shala në një prononcim për “Bota sot” tha se në rast të betimit edhe të tre kryetarëve tjerë, situata në veri mund të përkeqësohet dhe të mos jetë e qetësinë në rastin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut. 

Image
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala

Për këtë gjë, ai radhiti edhe disa arsye. 

“Unë mendoj se situata e krijuar tanimë pas betimit të kryetarit të parë nuk duhet të na bëjë që ne të mendojmë që edhe betimi i tre kryetarëve të tjerë do të jetë në formën siç është zhvilluar dhe inaguruar kryetari i Mitrovicës së Veriut. Arsyeja pse dje ka qenë qetë, ka qenë në premisat e asaj që Beogradi zyrtar po dëshiron të taktizojë me arenën ndërkombëtare. Elementi i dytë më substancial mund të them është lidhshmëria dhe afërsia mes komunës së Mitrovicës së Veriut dhe asaj jugore ku patëm edhe shtim të forcave speciale dhe mundësia për ta kontrolluar çfarëdo situate të palakmueshme ka qenë në kohë reale dhe efektive nga ana e zyrtarëve policorë”, u shpreh eksperti i sigurisë. 

Sa i përket kërcënimeve të ndryshme nga Beogradi, Shala vlerësoi se situta mund të vështirësohet dhe frika më e madhe do jetë mbrojtja e simboleve shtetërore të vendosura në Mitrovicë Veriore. 

“Sa i përket çështjes së tre kryetarëve, sipas asaj që është duke qarkulluar, por edhe kërcënimit publik të bërë tashmë nga ana e përfaqësuesve të Listës Serbe, unë e shoh se situata do të jetë shumë e vështirësuar në shumë dimensione por të shpresojmë të mund ta mbajmë objektin e Mitrovicës së Veriut. Frika më e madhe do të mbetet tashmë mbrojtja e simboleve shtetërore të vendosura sot pas inagurimit të kryetarit të Veriut”, nënvizoi ai. 

Ndër të tjera, eksperti i sigurisë përmendi edhe skenarët që mund të ndodhin në veri deri në ‘ultimatumin e 1 qershorit’. 

“Narracioni në progres i krijuar nga Beogradi zyrtar në keto 3 vitet e fundit dëshmon që rruga europiane e Kosovës tani me ka marr rrugëtimin e saj duke bllokuar çdo influencim të drejtëpërdrejtë nga Serbia. 

Mbetjet e ekstremizmit terrorist të strukturave paralelel të Serbisë po e dëshmon që është duke humbur mbështetjen në masën e gjerë të përkrahësit e komunitetit Serb. 

Skenarët që mund të ballafaqohemi në ditet në vijim pra ultimatumi 1 qershor do mund të jenë tentativë për vandalizëm në objektin e Komunës së M.Veriore meqë dje janë vendosur simbolet vendore të RKS”, përmbylli Drizan Shala për “Bota sot”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat