“Serbia po planifikon një ‘kurth’ për Kosovën”, mësohet skenari i Vuçiqit – paralajmërohen Kurti e Osmani!

Politika

“Serbia po planifikon një ‘kurth’ për Kosovën”, mësohet skenari i Vuçiqit – paralajmërohen Kurti e Osmani!

A. Morina Nga A. Morina Më 22 maj 2023 Në ora: 18:03
Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani

Kohët e fundit, Serbia e ka rritur ‘dozën’ e propagandave, kërcënimeve dhe shantazheve të saj ndaj Kosovës.

Ishte presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha të premten në një takim të Partisë së tij Progresive Serbe (SNS) në Pançevë, afër Beogradit, se ka pritje që Serbia ta dorëzojë Kosovën “në pjatë”.

“Bëni çfarë të doni, jashtë dhe brenda, këtu në shtet, nuk do të lejoj që të shkatërrohet Serbia, dhe nuk do të ketë Kosovë të pavarur”, ka thënë Vuçiq.

Kjo është vetëm një nga deklaratat e shumta që Vuçiq me politikanët e tjerë serbë po bëjnë ndaj shtetit tonë.

Opinionisti, Dedë Preqi në një prononcim për gazetën “Bota sot” vlerësoi përpjekjet e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani për ta rikthyer në normalitet gjendjen në veri.

Image
Dedë Preqi

Ku krahas kësaj, vlerësoi se me shantazhe dhe kërcënime, Serbia po dëshmon se nuk e ka përfunduar misionin e saj ndaj Kosovës.

“Qeveria e Kosovës, e kryesuar nga kryeministri Albin Kurti dhe zonja presidente Vjosa Osmani, po bëjnë përpjekje të vazhdueshme që Kosovën, ta kthejnë në gjendje normaliteti, në veçanti pjesën veriore të vendit me shumicë serbe, si dhe marrëdhëniet me fqinjin e Serbisë, e cila me përshtypjet e saj, sikur nuk pajtohet që ky vend të krijojë kushte të pajtueshmërisë dhe fqinjësisë së mirë në mes këtyre dy vendeve, por me shantazhimet dhe kërcënime e saj, po dëshmon se nuk e ka përfunduar misionin e saj fashizoid me mllefin dhe urrejtjen ndaj këtij populli.

Nuk ka aq rëndësi që shteti i Kosovës, të ketë një njohje reciproke me Serbinë, kur dihet roli i saj bishtërues edhe pas një rrethane të tillë, por ka rëndësi mos pengimi i saj dhe lobimi që ajo bënë në shumë shtete të botës kundër shtetësisë së Kosovës, në mënyrë që ky vend të mos përfaqësohet në organizatat ndërkombëtare. Dhe pas këtyre veprimeve serioze që vepron Serbia, vendi i jonë e ka të vështirë të mbrohet nga kjo intrigë serbe pa ndihmën ndërkombëtare edhe pse i mungon një aktivitet më dinamik dhe më serioz i lidershipit të Kosovës, për t’u vënë në kërkim të gjurmëve mbi të cilën mbështetet kjo iniciativë e ç’lobimit të Kosovës”, deklaroi ai.

Marrë parasysh gjithë zhvillimet e fundit, përfshirë deklaratat kërcënuese, ultimatumet e dhëna nga Vucciq dhe udhëheqësit e tjerë serbë, Preqi paralajmëroi se mund të jetë ngritur një ‘kurth’ për Kosovën.

“Por, ndër të gjitha kësaj Serbie dhe udhëheqje të sotme i mungon guximi të lirohet nga krimet e saj makabre ndaj Kosovës dhe popullit shqiptarë të këtij vendi, dhe sipas udhëheqjen e së këtij vendi në krye me Vuçiqin, i cili edhe në periudhën e pasluftës është në të njëjtën brazdë millosheviqiane, duke mos e ndryshuar fare kursin politik ndaj Kosovës, shteti i jonë edhe nëse njihet nga ky vend, nuk do gjejë stabilizim real në këto kushte dhe rrethana që vepron Serbia dhe qeveria e saj, ndaj shtetit dhe Institucioneve të Kosovës, duke u përzier në çështjet e brendshme të këtij vendi, kur bëhet fjalë për veriun e Mitrovicës, që përmes një Asociacioni një etnik i komunave me shumicë serbe, është përgatitë një kurth e qëllimshme ndaj Kosovës, që në kuadër të saj të formohet një «krahinë autonome» dhe e pavarur serbe me kompetencat të gjëra, që do ta sjellin edhe një «mini» republikë serbe brenda Kosovës.

Dhe për këtë shkak rrjedha e ngjarjeve dhe e mosmarrëveshjeve ndërmjet këtyre dy vendeve po neglizhohet dhe nuk ecën në ritmin e duhur për të krijuar një stabilitet në këtë vend dhe rajon, sepse protagonistët që udhëheqin sot politikën e Serbisë, sikur do frikësohen të bëjnë një marrëveshje dhe gjënë e duhur, por duke qenë lojal edhe jo racional karshi Kosovës, ata në këtë mënyrë divergjenciale i japin kohë dhe jetë pushtetit të Vuçiqit dhe kësaj politike antipaqësore”, theksoi opinionisti.

Gjithashtu, duke parë gjithë këto dinamika, ai tha se pa angazhimin e Amerikës dhe Bashkimit Evropian, vështirë është të arrihet paqe mes dy vendev.

Një bashkë kriminel i Millosheviqit të djeshëm dhe ky Vuçiq i njëjtë i sotëm, kujt do i shkojë në mendje se këta kriminelë lufte, që deri dje i gjeneruan rrugët e krimit dhe gjenocidit në Kosovë e rajon, do të pendohen një ditë dhe do kërkojnë falje popullatës shqiptare dhe të tjerëve, për të hapur mundësinë e një dialogu të sinqertë ndër njerëzor, ashtu sikur duhet të jetë ndërgjegjja një shoqërie normale njerëzore për të zgjedhur edhe problemin historik në mes këtyre dy etnive.

Pse kjo armiqësi në mes këtyre dy popujve akoma të vazhdonte edhe më tutje në formën e tillë të urrejtjes, që nga periudhat e më hershme e deri me sot, dhe kjo plasaritje në mes këtyre dy vendeve e ka një kosto të madhe edhe për rajonin, që do të thotë se, pa prezencën dhe angazhimin e fuqive të mëdha, në veçanti të SHBA-ve, por edhe të BE-së, nuk mund të arrihet lehtë paqja, apo të garantohet marrëveshja në mes këtij rivaliteti shekullor”, nënvizoi Preqi

Në vazhdim, opinionisti tha se shteti serb duhet të disiplinohet, derisa u shpreh i befasuar me qasjen e BE-së ndaj provokimeve të saj.

Sipas tij, Serbisës i mungon guximi që të lirohet nga krimet që ka shkaktuar në Kosovë.

Secili me të drejtë do të jepte vërejtjet e veta, ose të organizuara gabim, se edhe Evropa, si ndërmjetësuese e parë, ka bërë shumë lëshime me Serbinë, dhe sjelljet e saj deri më tani kanë qenë të buta dhe përkëdhelëse, dhe nuk është e qartë se deri kur në këtë formë të përpjekjeve të tilla, duke ditur se, Serbia ka nevojë të disiplinohet dhe të çlirohet nga e kaluara, apo nga barra e krimeve historike të saj, dhe shteti serb duhet të bindet, se rruga drejt Evropës, i ka kushtet e veta specifike, por edhe strikte, e një ndër ato është edhe marrëveshja përfundimtare me Kosovën, përndryshe rrugët tjera, sikur ia ka përcaktuar vetvetes, dhe nuk e ndanë linjën e saj me Rusinë, e Putinit, Kosova, do të ishte kafshatë e vogël, nëse nuk do të pësojë edhe tërë rajoni dhe Ballkani perëndimor, duke marrë shembullin e fundit të luftës në Ukrainë.

Serbisë i mungon guximi i lidershipit të saj që të lirohet nga krimet që ka shkaktuar në Kosovë dhe në rajon, sepse gjithnjë në krye të saj vjen një garniturë e njëjtë politike, që është prodhim i shovenizmit serb të Millosheviqit, me një recetë mesjetar të Akademisë së Shkencave të Beogradit, që kjo e fundit ka punuar gjithmonë kundër shqiptarëve në çdo kohë dhe periudhë, ndër të tjera qëndron edhe një kushtëzim tjetër dhe shumë i rrezikshëm i grupacioneve çetnike serbe, me të cilët është e lidhur kjo strukturë politike dhe të cilët i kushtëzojnë për të qëndruar në pushtet, duke i kontrolluar në çdo hap, për të mos e ndryshuar kahen politike ndaj Kosovës dhe shqiptarëve të saj”, shpjegoi ai.

Po ashtu, duke parë këto veprime të Beogradit, Preqi kërkoi nga opozita dhe pozita e Kosovës një bashkëveprim organik, për të mirën e vendit.

“Për t’i kuptuar këta njerëz të kësaj politike, që janë të lidhur ngushtë me grupet e krimit, do i vërejmë kundërshtarët e tyre, të cilët, ose do u nënshtrohen politikave të tyre, ose do i largojnë nga skena, ndonjëherë dhe i likuidojnë pa gjurma, sikur që ishte rasti i kryetarit Zinxhiq, apo Oliver Ivanoviq, të cilët vet i vranë dhe vet e vajtojnë, për të mos u zbuluar krimet e boshtit të tyre politik dhe strategjik, duke i ruajtur gjurmët e këtij elementi fashizoid, që jeton me shekuj brenda mitit serb, që kanë ndaj shqiptarëve.

Ndër të tjera, në qeverinë e Kosovës, kërkohet një unitet i përbashkët dhe bashkëveprim organik në mes pozitës dhe opozitës, për të qenë më të përforcuar ndaj politikës me Serbinë, një harmoni e cila do ti afronte të gjitha partitë politike, dhe së bashku të punohet dhe veprohet për një qëllim të përbashkët, një bashkëveprim dhe organizim, që po mungon dhe hezitohet të bëhet nga arroganca e tanishme e opozitës së sotme, përndryshe drama e marrëveshjeve në mes këtyre dy popujve do të zvarritet dhe përsëritet me vite të tëra pa ndonjë rezultat konkret dhe të frytshëm”, tha ndër të tjera opinionisti.

Më tej, ai tha se vendi ynë duhet t’i vendosë disa kushte për Serbinë në Bruksel, ku një nga ato është heqja e Kosovës nga Kushtetuta serbe.

“Dhe për të rrumbullakuar një marrëveshje përfundimtare politike dhe historike me Serbinë, sikur është e pa mundur pa u ndëshkuar në rend të parë regjimi serb i Millosheviqit, dhe e cila duhet të kushtëzohet me disa kushte të domosdoshme që do t’ia parashtronte Kosova, në Bruksel, apo kudo tjetër, për të drejtat e veta sublime që i takojnë, sikur çdo shoqërie njerëzore, që është e dëmtuar dhe shkatërruar nga luftërat dhe dhuna e regjimit të tyre, sikur që është Serbia fashiste ndaj Kosovës.

Serbia duhet ti kthejë të gjitha kufomat e pagjetura deri më tani, të cilat i rrëmbeu gjatë luftës në Kosovë. Serbia duhet ti kthejë të gjitha dokumentet kadastrale dhe trashëgimitë tjera kulturore të Kosovës, të cilat i vodhi në kohën e luftës. Serbia duhet kthyer të drejtat e nëpërkëmbura dhe të tjetërsuara të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës. Serbia, duhet të heqë dorë nga Kosova dhe të heqë këtë vend nga Kushtetuta e saj”, parashtroi Preqi.

Në fund, opinionisti potencoi se një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë, mund të arrihet atëherë kur shteti serb heq dorë nga logjika e sundimit dhe konfrontimit të përhershëm të nacionaliteteve tjera.

“Serbia duhet të heq dorë nga politikat e saj luftënxitëse, të cilat po i servon përmes Listës serbe në Veriun e Kosovës, për të formuar Asociacionin një etnik serb. Serbia duhet të heq dorë nga organizimi i saj që lobon kundër Pavarësisë së Kosovës. Dhe Serbia, që të arrijnë një marrëveshje ndër fqinjësore me Kosovën, duhet të heq dorë nga logjika e sundimit dhe konfrontimit të përhershëm të nacionaliteteve tjera, që dëshmohet me hendekun e saj gjithnjë e më të thellë ndërnacional në tërë rajonin dhe më gjerë.

Popullin serb, sikur e mundon masovikisht miti mbi madhështinë e vet historike, dhe se gjatë procesit historik mbi tragjizmin e popujve nuk ka mësuar asgjë dhe sikur nuk kanë mësuar asgjë as në Luftën e Dytë Botërore, apo ndoshta Hitleri, në të vërtetë pasa qenë i çmendur, që nga të bëmat e tij ndaj edhe popujve të pafajshëm, mirëpo shteti i Gjermanisë, përveç se ka kërkuar falje, por edhe ka paguar shumë shtrenjtë dëmet e luftës dhe të krimeve, prandaj edhe NAT-o, që intervenojë në Kosovë, ndaj Serbisë, duhet të ishte mësimi më i mirë për secilin vend që luftën dhe pushtimin e konsiderojnë si prioritet të tyre”, përfundoi Dedë Preqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat