Presion për themelimin e Asociacionit/ Rol teknik apo politik, profesori pyet ambasadorin Hovenier

Politika

Presion për themelimin e Asociacionit/ Rol teknik apo politik, profesori pyet ambasadorin Hovenier

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 22 maj 2023 Në ora: 20:12
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier

Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe kërkesat e vazhdueshme nga ndërkombëtarët për formimin e tij kanë krijuar reagim edhe ndaj ndërkombëtarëve.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të dielën ka thënë se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një “arritje e madhe” dhe se ajo paraqet një “hap historik përpara” në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Në një intervistë për agjencinë malazeze të lajmeve, Mina, Escobar tha se “nuk sheh arsye” pse marrëveshja për çështjet e mbetura të mos mund të zbatohen deri në fund të verës.

Siç tha ai, në Serbi ka disa elemente që duhet të plotësohen sa i përket njohjes së targave të veturave, letërnjoftimeve dhe disa gjërave të tjera.

“Edhe nga Kosova pritet të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Më falni, kjo nuk është pritje. Është obligim”, u shpreh Escobar.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara duan që këto procese të zhvillohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Në anën tjetër, pak ditë më parë, ambsadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka përmendur përsëri se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet formuar.

Hovenier e ka thënë këtë pas takimit që ka pasur kryeministrin Kurti dhe administratorët e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power.

“Përsëritëm rëndësinë e veçantë të plotë të të gjitha të dhënave nga dialogu, që kërkon atë për formimin e Asociacionit”, është definuar Hovenier.

“Të nxituar për të parë Kosovën teksa vazhdon luftën përpara, në veprim kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit”, ka shkruar Hovenier.

Një reagim ndaj ambsadorit, ka dhënë profesori nga Amerika, Binak Maxharraj.

Maxharraj ka pyetur ambasadorin rreth rolit të tij, gjersa thotë se ai e njeh mirë situatën në Kosovë që nga pas lufta.

“Skandal diplomatik: Zoti Hovenier, roli yt si ambasador a është teknik apo politik?! Z. Ambasador jeni njeri ndër ambasadorët më të mirë nga ata që i kam njohur deri më tani. Gjithashtu e njihni mirë situatën në Kosovë që nga lufta në Kosovë kur kasapi i Ballkani Millosheviq vriste e priste njerëz të pafajshëm, të moshuar e deri në fëmijë e foshnje të cilët ua nxirrni nga barku nënave të tyre pasi i përdhunonin. Populli i Kosovës falë UÇK-së, por edhe Amerikës sot e gëzon lirin për ky populli fisnik këtë nuk ua harron përjetësisht që jeni dhe do të mbeteni në miqësi të përjetshme. Por, kam dilema se nuk e njihni edhe aq mirë situatën në veriun e Kosovës, apo e njihni ashtu siç e thotë krimineli Vuçiq. Situata në veriun e Kosovës nuk është ajo siç thotë Vuçiq. Gjeni një vend në Evropë, që pakica tjera në Kosovë. Z. Ambasador Hovenier serbët në veri janë të manipuluar, të instrumentralizuar nga vetë qeveria dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që i përdor ata si vegla për qëllimet e tij meskine përmes kriminelëve dhe bandave kriminale të Vuçiqit si Veselenoviq, Rakiq, Radojçiq etj, që janë edhe në listën e zezë të Amerikës. Situata e serbëve fare nuk ka fare të bëj me pozitën e tyre sociale, as me të drejtat tjera ligjore, e kanë edhe shkollimin në gjuhën e tyre që nga çerdhet e deri në Universitet, u paguhet falas uji, rryma etj, çfarë nuk i kanë të drejtat e njëjtat shqiptarët në Serbi, ata atje dhunohen, nuk kanë arsim të lartë, madje së fundmi edhe adresat ju tjetërsohen me qëllim që t’i largojnë nga atje”, shprehet Maxharraj.

Ai thotë se qëllimi i Vuçiqit është ndarja e Kosovës dhe jo pozita më e mirë e serbëve, duke shtuar se ai synon veriun me kartën e fundit të asociacionit.

“Z. Ambasador kjo është e vërteta se pse situata në veri është ashtu siç është, jo siç duan serbët e veriut, por siç ju thotë presidenti Vuçiq, që gjatë dialogut me Kosovën në emër të të drejtave të tyre kërkon diçka më shumë se të drejtat që u takojnë me kushtetutë, thjeshtë nëse nuk e dini apo nuk mund ta dini, Vuçiq në dialog kërkon atë që kanë marrë për 100 vjet të fundit me luftë, vrasje, krime dhe gjenocid ndaj shqiptarëve, duke i shpërngulur në Turqi ku ka ekzistuar edhe marrëveshje e posaçme për dëbimin e shqiptarëve (lexo: marrëveshjen e Çubriloviqit, Andriqit, etj., për ndjekjen e shqiptarëve nga trojet e tyre). Të njëjtën gjë po e kërkon edhe tani në veriun e Kosovës. Vuçiq e do ndarjen e veriut të Kosovës, e jo ndonjë pozitë sociale më të mirë për serbët, e synon veriun që ka pasur tri herë më shumë sesa Serbia. Këtë dhe vetëm këtë ai sot tenton ta realizojë me kartën e fundit me Asociacionin një etnik serb, duke kërkuar të drejtat shtesë që janë në kundërshtim me kushtetutë. Pra, me fjalë tjera ai po kërkon diçka si serbët e Bosnjës me etnitet të posaçëm dhe ju z. Ambasador nuk keni nevojë të krijoni edhe një Bosnjë të dytë në Ballkan. Bosnjën të ndarë në baza etnike e bëtë ju në Konferencën e Dejtonit dhe tash ju doli dardhë me bisht siç thotë populli. Richard Hoolbruke pas të gjithë këtyre viteve e pranoi gabimin e bërë në Bosnjë, ku serbët e Dodikut me ndihmën e Rusisë e Putinit dhe Serbisë e Vuçiqit faktikisht veç është ndarë apo kërcënohet haptas të ndahet. Nuk duhet të bëhet edhe një gabim i tillë me Kosovën, ku serbët në asnjë mënyrë nuk janë të kërcënuar nga shqiptarët, por janë të kërcënuar nga kriminelët dhe bandat kriminele të Vuçiqit e posaçërisht nga vetë Vuçiqi”, pohon profesori.

Duke folur rreth zgjedhjeve në katër komuna në veri të Kosovës, Maxharraj, shprehet se ata janë mbajtur në pajtim me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës dhe në pajtimin e ndërkombëtarëve.

Por, sipas tij, Lista Serbe ka bojkotuar ato për shkak të urdhrave nga Beogradi dhe Vuçiq.

“Së fundi, z Ambasador zgjedhjet e fundit, pas një shtyrje, u mbajtën me 23 maj 2023 plotësisht sipas ligjit dhe Kushtetutës. Për mbajtjen e tyre është dakorduar edhe BE/SHBA dhe ambasadorët e QUINT-it në Kosovë, pra e keni dhanë edhe ju pëlqimin për mbajtjen e tyre. Diçka tjetër është pjesëmarrja e ulët e tyre në zgjedhje z. Ambasador serbët nga Lista Srpska i bojkotuan zgjedhjet, ata ishin të manipuluar dhe urdhëruar nga Beogradi dhe Vuçiq që të bëjnë këtë, ashtu siç i urdhëroi që të tërhiqen nga të gjitha institucionet shtetërore në veri të Kosovës, duke mbajtur shpresë se Asociacioni do të ju sjellë diçka më shumë, pra të ju sjellë ndarjen e Kosovës për të pasur hise në veri si vend më i pasur në rajon. Këtu është qëllimi i Serbisë dhe Vuçiqit. Krejt tjerat janë mashtrim, manipuIim i tij. Z.Ambasador zgjedhjet në veri janë mbajtur në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës dhe me pajtimin e ndërkombëtarëve. U zgjodhën asamblistët dhe kryetarët e komunave të cilët janë të ligjshëm. Por, nxjerrja së fundi i spicave nga ana jote nuk u bënë mire dy vendeve mike. U bë edhe inagurimi i kryetarit të Mitrovicës së Veriut. Por, ju me këtë rast pa të drejtë deklaruat se roli i këtyre kryetarëve dhe asamblistëve duhet të jetë “teknik dhe jo politik”. Një deklaratë e tillë është fyese për Kosovën. z.Ambasador kryetarët e zgjedhur do të jenë kryetar të zgjedhur dhe do t’i kenë ato kompetenca të cilat janë të parapara me ligj dhe Kushtetutën e Kosovës. z.Amabsador të deklarosh diçka të tillë kjo do t’i binte se ju si Ambasador i zgjedhur nga DASH dhe i verifikuar në Senatin Amerikan a do të thotë kjo se ju në Ambasadë “merreni vetëm me punë teknike të ambasadës, e jo edhe me ato politike”, kur është e kundërta. Së këndejmi edhe kryetarët e zgjedhur në Veri do i kryejnë detyrat sipas ligjit dhe kushtetutës, e jo të merren vetëm me punët teknike siç thoni ju”, shton Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat