Juristi ndez alarmin: Ky është rreziku i Tirolit Jugor, Borrell e di këtë fakt që po e kërkon Lajçaku!

Politika

Juristi ndez alarmin: Ky është rreziku i Tirolit Jugor, Borrell e di këtë fakt që po e kërkon Lajçaku!

Nga: N.SH Më: 23 maj 2023 Në ora: 16:06
Miroslav Lajcak, Josep Borell dhe Albin Kurti

Profesori dhe juristi Blerim Burjani ka folur për presionin ndërkombëtar që po i bëhet Qeverisë së Kosovës për themelimin e Asociacionit.

Juristi e komenton edhe rrezikun e Tritolit Jugor, që po merret si shëmbull për Asociacionin në Kosovë.

Burjani, për gazetën “Bota sot”, pyet se çka do të ndodhë pas themelimit të Asociacionit?

“Çka nëse Serbia vazhdon politikën e saj përmes Asociacionit me nda veriun, apo me tentu me bë një Republikë me 10 komuna”, pyet ai.

Gjithë qëllimi i themelimit të Asociacionit është ndarja e Kosovës.

“Presioni që po bëhet do të thotë se kartë rezervë nuk ka perëndimi. Pra mund të jetë i kot Asociacioni, se qëllimi i Serbisë nuk është tek e drejta e serbëve, por të drejtat e Serbisë”, shton tutje ai.

Juristi pohon se, nuk mund të jetë marrëveshja përfundimtare themelimi i Asociacionit.

Image
Profesori dhe juristi Blerim Burjani

“Kjo pasi Serbia vazhdon të mbajë Kosovën në Kushtetutën e saj edhe pse asjnë të drejt nuk ushtron në kuptimin sovran. Perëndimi e mendon fundin e dialogut me Asociacionit, kjo është e sakt si çështje kryesore në raportet Kosovë Serbi”, thotë profesori.

Juristi pohon se Asociacioni nuk mund të jetë antikushtetues dhe këtë sipas tij, e kanë bë të ditur shumë herë.

“Krahasimi i disa personaliteteve në perëndim për Tritolin Jugor dhe Kosovën totalisht është i papranueshëm. Serbët jetojnë në rajone asimetrike të largëta njëri me tjetrin, pra nuk mund të jetë një territor kompakt i vetëm, pra këtu nuk mund të ketë praktikë të Tirolit. Madje dihet që territori i Kosovës është i vogël shumë për të bërë entitete juridike në enklava me kompetenca ekzekutive dhe Lajçak është për deintegrim të Kosovës, këtë e din edhe Borrell”, pohoi ai.

“Është fakt se marrja shembull e Tritolit është Republikë Serbe, e pastër, pra shtet mbi shtet. Tritoli është pothuasje shtet me atribute ekzekutive”, tregon juristi.

Sipas tij, komunat serbe nuk mund të mbledhin buxhet për të mbajtur vetën, pa marr buxhet nga Qeveria e Kosovës apo e Serbisë.

Prandaj, ai shton se ka suhmë probleme.

“Ndoshta Qeveria ka gabuar që nuk është dorëhequr me kohë, pra marrëveshjes së Ohrit, ka pranuar një marrëveshje me Serbinë. Përveç pikës kur përmendet zbatimi i marrëdhënieve të vjetra, pikat tjera janë të reja, pra nëse do të rrezikohet Kosova me Asociacionin, ma mirë, sa ma parë duhet me dhanë dorëheqje Qeveria, se shpëton Kosova, dhe jepet mesazhi te negociatorët se mund të ketë gjithmonë dorëheqje të Qeverive, por nuk do të ketë Asociacion etnik dhe Tritol Jugor”, përfundon profesori dhe juristi Blerim Burjani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat