Shqetësuese, profesori nga Amerika reagon ashpër: Si mund të ndodh kjo para ‘syve’ të KFOR-it e NATO-s?

Politika

Shqetësuese, profesori nga Amerika reagon ashpër: Si mund të ndodh kjo para ‘syve’ të KFOR-it e NATO-s?

Nga: A.M. Më: 26 maj 2023 Në ora: 16:49
Pamje nga veriu

Tentimi i kryetarëve të rinj të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit për t`u hyrë në objektet e komunave ka nxitur reagim të ashpër të serbëve lokalë.

Me këtë rast janë lëshuar alarmet në këtë pjesë të vendit dhe ka filluar grumbullimi i qytetarëve për t`i bllokuar hyrjet e objekteve të komunave.

Kjo ka nxitur tensionimin e situatës, me që rast ka interventuar Policisa e Kosovës.

E situatën e krijuar në veri të vendit e ka komentuar profesori nga Amerika, Binak Maxharraj.

Ai në një shkrim dërguar gazetës “Bota sot”, u shpreh se ky reagim i serbëve ishte i pritshëm, pas valimit të falmurit të Kosovës në veri.

“Kjo se çfarë po ndodh sot në veri nuk është aspak e çuditshme, por as e papritshme. Pas valimit të flamurit të Kosovës edhe në veri, kryekrimineli dhe kryçetniku-shovenist, presidenti Aleksandër Vuçiq i futi ne përdorim veglat e tij kriminale për të krijuar trazira siç e ka zakon kur e ka punën ‘piskë’.

Kjo është një strategji e Serbisë 100 vjeçare me qëllim të gllabërimit të trojeve shqiptare, tani në shënjestër e ka veriun. Pra, çështja e veriut nuk është çështje e vetë serbëve por është diçka përtej kësaj është çështje nacionale dhe madhore e Serbisë për ta ndarë veriun.

Dhe pas zgjedhje lokale në veri, te cilat qëllimshëm i bojkotuan serbët për të cilat menduan se do të dështojnë por u dëshpruan, flamuri i Kosovës po valit edhe në veri, ka nis kthimi i së vërtetës, reales për ata që kuptojnë”, deklaroi profesori.

Image
Profesori nga Amerika, Binak Maxharraj.

E ajo çka më së shumti po e shqetëson Maxharrajn, është vendosja e barrikadave në këtë pjesë të vendit.

Ai mbeti i befasuar që kjo gjë ndodhi para ‘syve’ të KFOR-it e NATO-s.

“Kështu, flamuri i Kosovës i tërboi serbët, këto bisha anti-njerëzore të ardhur nga Karpatet. Me dirigjimin e vetë kryetarit Vuçiq u lëshuan sirenat e mjerimit serb, dolën në protesta jo sa ka pritur Vuçiq, por dolën disa ndoshta edhe të paguar që të dalin.

Ajo se çfarë është shqetesuese është vendosja e barrikadave atje në veri.

Por, si është e mundshme të ndodh kjo para syve të KFOR-it dhe NATO-s, për çka janë ata aty, a mos kanë hyrë edhe këta në lojën e djallit serb, apo mos i ka “blerë” edhe këta Vuçiqi, siç po bënë me opozitën tonë mjerane dhe të turpshme. Kurse, polcia jonë si gjithëhërë ishte edhe sot në nivel të detyrës”, theksoi ai.

Ndër të tjera, profesori kishte edhe disa fjalë për mos reagimin e bashkësisë ndërkombëtare, ndaj këtyre veprimeve të nxitura nga Beogradi.

“Akoma më shqetësuese është edhe mos reagimi i BE/SHBA. Ku janë sot Borelli, Lajçaku, Escobari dhe Hilli, që nuk e qelin gojën, që nuk reagojnë, mos vallë këto protesta janë bërë edhe me pëlqimin e heshtur të tyre.

Ku është Amerika, por ku është edhe kuislingu shqiptar i Vuçiqit që i ka ‘fut veshtë në lesh’ e nuk guxon të thotë asnjë fjalë për ngjarjet në veriun e Kosovës, në vend se ajo të alarmoj gjithë botën duke i dërguar mesazhe se ja kjo është Serbia që ju po e mbroni”, përfundoi Binak Maxharraj për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat