Juristi: Nuk ia vlen që për tre fshatra veriore të prishemi me krejt botën

Politika

Juristi: Nuk ia vlen që për tre fshatra veriore të prishemi me krejt botën

Nga: N. Shaqiri Më: 27 maj 2023 Në ora: 15:02
Pamje nga veriu

Profesori dhe juristi Blerim Burjani ka reaguar pas ngjarjeve që ndodhën gjatë ditës së djeshme në veri.

Kryetarët e komunave veriore të cilët ishin penguar nga grupet kriminale që të shkojnë në komunë për të ushtruar funskionin e tyre sipas ligjit.

E kjo ka bë që Policia e Kosovës të ndërhyn në mënyrë që, të hap rrugën për të hyrë kryetarët në komuna.

Pas kësaj ngjarje ka pasur reagime të ashpra nga shtetet mike të Kosovës.

Për këtë çështje, profesori Burjani thotë se, nuk ia vlenë që Kosova të prishet me botën për tre fshatra në veri.

“Nuk ia vlen që për tre fshatra veriore Kosova të prishet me tërë botën. Politika e gabuar apo çasja joproduktive, më shumë dëm se pozitivitet”, thotë ai.

Sipas tij, askush në Kosova nuk do të udhëheq këtë çasje në veri.

“Atje mund të ketë ndërtesa komunale, por në brendi të mbetet vetëm kryetari dhe disa administratorë, por që askush nga serbët lokal nuk hyn në këto ndërtesa”.

“A ia ka vlejt me u marr me tërë dynjanë kot. Jo nuk ia vlen”, përfundon Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat