Skandali i Edi Ramës në Moldavi – Ja pse e injoroi Vjosa Osmanin

Politika

Skandali i Edi Ramës në Moldavi – Ja pse e injoroi Vjosa Osmanin

Nga: P.Rudi Më: 2 qershor 2023 Në ora: 20:52
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq në Moldavi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin moldav, Kishinau.

Pothuajse temë kryesorë në Moladi ishte situata në Kosovë, me theks tensionet e krijuara në komunat veriore dhe protestat dhe sulmet e bandave kriminale serbe, ku mbeten të lënduar më shumë se 20 pjesëtarë të KFOR-it.

Po ashtu, në samitin e Komunitetit Politik Evropian mori pjesë edhe kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Ashtu si në takimet tjera, edhe këtë herë doli në pah marrëdhënia jo e mirë që Rama ka me presidenten Osmani, si dhe miqësia Rama-Vuçiq.

Nga fotot që Edi Rama ka postuar në faqen e tij në facebook zbulohet edhe një skandal i radhës nga Rama. Në kulmin e tensioneve në Veri, Rama nuk shihet asnjë foto bashkë me Vjosa Osmanin.

E këtë qasje të Edi Ramës ndaj Vjosa Osmanit po e kritikon ashpër analisti politik, Faton Mehmeti.

“Nuk më befason aspak qëndrimi i Edi Ramës ndaj liderëve të Kosovës presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit, Albin Kurti. Afërsia e Ramës me Vuciqin nuk është më sekret, gjithmonë është kritiku Kosova dhe është lartësuar Vuçiqi”, shprehet Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti.

Siç thotë Mehmeti, Edi Rama po e injoron Republikën e Kosovës.

“Rama duhet të ndryshojë kursin përndryshe do të ngelet një pro serb i përjetshëm. Injorimi ndaj presidentes Osmani në fakt është injorim ndaj Kosovës dhe popullit të saj”, nënvizon Mehmeti.

“Rama ka afërsi të madhe me Vuçiqin me të cilin synojnë të krijojnë një lloj unioni Shqipëri-Serbi. Derisa Rama është në pushtet, raportet mes Shqipërisë me Kosovën s’do të jenë të mira”, shton Mehmeti.

Për fund, ai thotë se Vjosa Osmani po mbron interesat e Kosovës, ndërsa Edi Rama ato të Serbisë.

“Sepse Vjosa mbron interesin e Kosovës dhe jo të Vuçiqit, për të qenë mirë me Ramën duhet të jesh mik me Vuçiqin”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik, Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat