Paralajmërimi i Tomë Gashit për takimin e Kurtit me Escobar-in dhe Lajçak-un, ja çfarë pritet të ndodhë/ Kjo kërkesë duhet t’i bëhet dy emisarëve!

Politika

Paralajmërimi i Tomë Gashit për takimin e Kurtit me Escobar-in dhe Lajçak-un, ja çfarë pritet të ndodhë/ Kjo kërkesë duhet t’i bëhet dy emisarëve!

Nga: M.Haziri Më: 5 qershor 2023 Në ora: 15:09
Tomë Gashi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Sipas njoftimit të Qeverisë, takimi nis në orën 20:00.

Në lidhje me pritshmëritë të takimit në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.

Ai u shpreh se nga ky takim nuk mund të ketë vendim përfundimtar për veriun e Kosovës.

Gjithashtu Gashi thotë që Kosova është shtet i pavarur dhe këtë realitet duhet ta pranoj edhe Serbia.

Takimi i sotëm i Escobar - Lajçak dhe kryeministrin Kurti nuk do të sjellë asnjë vendim përfundimtar për veriun e Kosovës, sepse ne nuk mund të bëjmë më me Serbinë vetëm për veriun e vendit. Ne duhet të kërkojmë që Serbisë t’i bëhet presion nga SHBA dhe BE që Serbia ta pranoj realitetin e krijuar më 11.06.1999 që Kosova është e lirë dhe e çliruar nga Serbia. Dhe realitetin tjetër që Kosova është shtet i pavarur që 15 vite dhe shtet i pranuar nga mbi 120 shtete në botë dhe këtë realitet duhet ta pranoj edhe Serbia e ta heqë territorin e Kosovës nga kushtetuta e saj (Serbisë)”, u shpreh ai.

Ndër të tjera, avokati thotë që nuk do të ketë zgjidhje të shpejta të situatës në veri.

Emisarëve amerikan dhe europian do të ju përseritet që Kosova nuk mundet dhe nuk duhet t’i tërheq Njësitë Speciale nga veriu i vendit dhe nuk mundet që t’i tërheq as nga ruajtja e 3 komunave verore pa u larguar protestuesit e urdhëruar nga Vuçiqi, dhe nëse bien dakord që të ketë zgjedhje të reja në 4 komuna veriore kjo edhe mund të jetë e pranueshme por vetëm me ligje të Kosovës dhe të mbahen nga kqz. Për këtë arsye nuk do të ketë zgjidhje të shpejta të situatës në veri sepse ajo është pjesë e Kosovës dhe pa këtë pjesë nuk mund të funksionoj Kosova si shtet”, përfundoi Gashi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat