Britania e Madhe amortizoi qëndrimet e dëmshme ndaj Kosovës

Politika

Britania e Madhe amortizoi qëndrimet e dëmshme ndaj Kosovës

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 6 qershor 2023 Në ora: 19:11
Deputetja Alicia Kearns

Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar. Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, po i vinë në të gjitha anët kritika dhe presione nga ndërkombëtarët për shtensionimin e situatës, sepse sipas Bashkësisë Ndërkombëtare Kosova është ajo e cila ka provokuar situatën në veri.

Por, jo të gjithë po mendojnë si SHBA, BE e Franca. Britania e Madhe është ajo e cila ka kundërshtuar zëshëm kritikat që iu bënë Kosovës në këtë raport.

Deputetja Alicia Kearns, dje (e hënë) foli para deputetëve të parlamentit britanik, për situatën e krijuar së fundmi në veri të Kosovës. Ajo tha se ShBA-ja dhe BE-ja kanë bërë gabim që e kanë kritikuar Kosovën.

“Është e gabuar që ShBA-ja dhe BE-ja zgjodhën të sulmojnë Kosovën pa kritika ndaj milicëve të armatosur që krijuan situatën dhe në mënyrë demokratike mbajtën peshën kryesore të shkopit të tyre. Së dyti, çfarë kundërmasash po vendosim ndaj Beogradit? Sepse për momentin duket të jetë një dështim i diplomacisë parandaluese. Si ndryshon politika jonë nga ShBA-ja dhe BE-ja? Sepse ne jemi shumë të heshtur për atë që po ndodh tani”, ka thënë Kearns.

Kelmendi: Qëndrimet e Britanisë së Madhe bënë amortizimin e qëndrimeve shumë të dëmshme ndaj Kosovës

Image
Muhamet Kelmendi

Profesori Muhamet Kelmendi në një përgjigje për gazetën “Bota sot” ka thënë se Britania e Madhe është ajo e cila me qëndrimet e saj zbuti edhe qëndrimet më negative të BE-së dhe SHBA-ve.

"Në kuadër të qëndrimeve kundruall Kosovës është Britania e Madhe një faktor shumë i rëndësishëm në rrugën e ndërtimit të shtetit, të mbrojtjes territoriale dhe të sovranitetit te shtetit të Kosovës. Britania e Madhe bëri që pas intervenimit të njësive speciale në veri, nëpër komuna, që të relaksohen qëndrimet e UE-dhe të SHBA-ve kundruall Republikës. Qëndrimet britanike dolën dhe u ndeshën me shumë qëndrime jo afër shtetit të Kosovës.

Britania e Madhe bëri amortzimin e qëndrimeve të UE-së dhe të SHBA-ve që ishin shumë negative për Kosovën, të relaksohen dhe të jenë më afër realitetit ekzistues. Kështu u amortizua qëndrimi i Francës, ai i z.Borell edhe i administratës së SHBA-ve”, thotë ai.

Sipas tij, Kosova kritikohej ashpër thua se ajo provokoi gjendjen në veri, e që ishte krejt e kundërta.

Tutje, Kelmendi Borrell asnjëherë të vetme nuk i quajti grupet kriminale në veri, duke shtuar se çelësi i zgjidhjes së kësaj çështje është në Serbi.

“Tash flitet me një gjuhë shumë më pozitive dhe më të lehtë... Ishte thjeshtë një gjuhë tepër kritikuese ndaj Kosovës.

Republika kritikohej si vend që provokoi gjendjen dhe kriminelët terroristë serbë ishin palë protestuese. Ata nuk ishin kriminel. Z.Borell kurrë njëherë nuk i quajti grupet kriminale në veri me gjuhën e tillë.

Britania e detyroi UE në qëndrime që të jenë më reale. Kështu u amortizua gradualisht kjo gjendje dhe tash po kritikohet edhe shteti serb, me gjuhë të njëjtë, si Kosova. Ndërsa, grupet kriminale në veri, po marrin kualifikimin e duhur. Në këtë gjendje ishte dhe është shumë domethënëse ndihma e Britanisë së Madhe. Zaten mjafton të analizohet drejtë gjendja dhe del krimi terrorist te shteti serb, si dhe grupet e organizuara, të financuara dhe të armatosura nga Serbia. Në Serbi është çelësi i zgjidhjes së çështjes”, nënvizon ai.

Haziri: Kosova, të jetë sa më afër aleatëve tanë, që në fund të dalë e fituar

Analisti Nexhat Haziri ka thënë se ajo çfarë po bënë Britania e Madhe për Kosovën është për t’u vlerësuar.

Image
Nexhat Haziri

Janë për t’u vlerësuar angazhimet për t’u vlerësuar angazhimet e disa deputetëve nga parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar si kryetares së komisionit për politikë të jashtme Alicia Kerans, baroneshes Armika Helic, e të tjerëve, për mbështetjen që i japin Kosovës, sidomos në atë që është bërë e ditur, jo vetëm nga britanikët, por edhe nga aleatët tanë si amerikanët, gjermanët e të tjerët se nuk përkrahin asnjë format të AKS-së që do t’i ngjante "Srpska republikës " në BH.

Dhe natyrisht se kjo është një mbështetje e madhe që i jepet vendit në raport me synimet e Serbisë që në veri të vendit arificialisht të krijojë një etnitet të tillë politik e territorial. Por siç e tha mbrëmë edhe i dërguar i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriell Escobar se ka një unitet transatlantik SHBA, BE dhe NATO për kërkesat që tashmë i janë parashtruar qeverisë së Kosovës për shtensionim të situatës në veri, dhe pjesë e këtij uniteti të partnerëve të Kosovës, është edhe Mbretëria e Bashkuar.

Në fund, shton se ne duhet të jemi sa më afër aleatëve tanë, që në fund Kosova të dalë e fituar.

“Dhe kjo duhet të lexohet drejtë nga qeveria e Kosovës në mënyrë që të jetë më bashkëpunuese me aleatët tanë në drejtim të formimit të AKS-së por edhe në përgjithësi në procesin e dialogut me Serbinë dhe përmbylljen e tij. Sa më afër aleatëve tanë, për të qenë në partneritet të ngushtë dhe koordinim në çdo hap, Kosova do të dalë e fituar. Andaj, çdo përkrahje në këtë drejtim që vije për Kosovën, duhet të jetë reflektim për qeverinë dhe kryeministrin Kurti në mënyrë që të nxirret më e mira në këtë proces”, përfundon Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat