Nuk kalon rezoluta për shkarkimin e ministres Hajdari

Politika

Nuk kalon rezoluta për shkarkimin e ministres Hajdari

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 14:14
Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e votuan propozim-rezolutën për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Këtë propozim e kishte bërë Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Përmes kësaj rezolute, PDK kishte kërkuar shkarkimin e ministres së MINT, Rozeta Hajdari.

Ky projekt-rezolut i mori vetëm 26 vota për, dhe 60 deputetët ishin kundër saj.

Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës po shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seancat e muajit shkurt, mars, prill e maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat