Kërkesat e Escobar-it ndaj Kurtit/ Analisti vjen me një paralajmërim për situatën e krijuar - jep një parashikim jo të mirë!

Politika

Kërkesat e Escobar-it ndaj Kurtit/ Analisti vjen me një paralajmërim për situatën e krijuar - jep një parashikim jo të mirë!

Nga: M.Haziri Më: 7 qershor 2023 Në ora: 17:53
Gabriel Escobar dhe Albin Kurti

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se shteti i tij qëndron me popullin e Kosovës, por tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “nuk ka instikt bashkëpunimi”.

“Ne po e shohim që po merren vendime, pavarësisht partneritetit tonë, dhe ky është sinjal për ne, ne nuk mund të pranojmë këtë gjë. Prandaj, në një pikë, kur të duam të rikthejmë koordinimin dhe partneritetin me këtë Qeveri, ne jemi të gatshëm, sepse ne gjithmonë do të jemi me popullin e Kosovës. Kjo nuk nënkupton që duhet ta mbështesim një individ që nuk ka atë instinkt të bashkëpunimit dhe koordinimit”, tha ai gjatë një takimi me gazetarë në Ambasadën amerikane në Prishtinë.

Escobar shtoi se “ne jemi plotësisht konfuzë” me atë që është duke ndodhur.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Nexhat Haziri.

Ai u shpreh se kemi një situatë komplekse dhe se SHBA nuk po bënë shaka në lidhje me deklaratat që po i lëshon në raport më Kosovën dhe Serbinë.

Image
Nexhat Haziri

Si duket kryeministri Kurti po dëshiron që të hyjë në histori si i pari kryeministër dhe vetmi i Kosovës që do të sanksionohet nga SHBA-ja, në rast se ai nuk reflekton në raport me kërkesat e SHBA-së dhe komunitetit ndërkombëtar për kthimin e normalitetit të veri të Kosovës. Për ata që i njohin zhvillimet politike jo vetëm këto aktuale dhe se si funksionon administrata shtetërore amerikane dhe politikbërja e saj, e dinë mirë se SHBA nuk bënë taktika. Sidomos me vendet që janë partner të saj, pra edhe Kosova që për shkak të kapriceve të një kryeministri “adoleshent” që ka filluar ta sheh vetën si një nga më të rëndësishmit në gjeo-politikën ndërkombëtare. Kemi një situatë komplekse sa i përket raporteve tonë me partnerin strategjik dhe mbështetësin e pavarësisë dhe integritetit territorial të vendit, SHBA-në”, u shpreh ai.

Ndër të tjera, analisti thekson që deklarata e Escobarit vjen si shkas i një bashkëpunimi të mirëfilltë të Kosovës dhe SHBA-ve, mirëpo qëndrimet e Kurtit nuk janë të befasishme.

“Deklarata e emisarit Gabriell se shteti i tij qëndron me popullin e Kosovës, por tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, "nuk ka instikt bashkëpunimi", është një deklaratë që mbështetet në traditën e këtij shtetit që bazohet në histori dhe trashëgiminë e marrëdhënieve në mes popullit amerikan dhe atij të Kosovës, marrëdhënie këto që nuk kalkulohen me qëndrime e veprime të një kryeministri siç është z. Kurti. Qëndrimet dhe sjelljet e z. Kurti në raport me SHBA-në, për mua nuk janë diçka të befasishme, pasi ato janë derivat i ideologjisë së majtë ekstremi të vet z. Kurti dhe organizatës politike të cilën ai e përfaqëson, një ideologji e cila po tregohet se është e dëmshme si koncept politik për vendin dhe të ardhmen e tij”, përfundoi Haziri për “Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat