Çfarë fshihet pas projektit “djallëzor” Rama për asociacionin serb?/ Profesori hedh dyshime për disa nga ngjarjet e ditës së djeshme

Politika

Çfarë fshihet pas projektit “djallëzor” Rama për asociacionin serb?/ Profesori hedh dyshime për disa nga ngjarjet e ditës së djeshme

M.Lakna Nga M.Lakna Më 9 qershor 2023 Në ora: 11:55
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dje (e enjte) në një konferencë për medie bëri të ditur se i ka dorëzuar presidentit francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Për këtë, ai tha se ka vënë në dijeni edhe presidentin e Këshillit Evropian si dhe amerikanët. Por për të njëjtin nuk është konsultuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Sipas Ramës, dokumenti mund të çojë dialogun Kosovë-Serbi në një tjetër nivel.

Mirëpo, kjo iniciativë e Ramës ka thelluar edhe më tej ndarjen në dysh të mendimeve rreth formimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në lidhje me këtë temë, ka folur për gazetën “Bota sot”, njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare dr. Enver Bytyçi.

Image
Dr. Enver Bytyçi

Sipas Bytyçit, dje Edi Rama paraqiti një projekt të panjohur për publikun për Asosacionin serb në Kosovë.

“Dy gëzime në një ditë për Serbinë, e cila rri në heshtje dhe numëron sukseset e saj që ia jep lideri i serbëve të Bosnjës dhe lideri i ekzekutivit të Shqipërisë. Simbolika vazhdon më tej: - Jam kundër lidershipit të Kosovës. Pra, kryeministri i Shqipërisë së shqiptarëve është kundër presidentes dhe kryeministrit të Kosovës së shqiptarëve dhe bashkëpunon me presidentin e Serbisë së serbëve, armikut të shpallur të Kosovës”, shprehet profesori.

Ndërkohë, ai shtoi se krahas planit Rama të asociacionit, po dje zoti Bislimi i qeverisë së Kosovës publikoi një projekt të Akademisë së Shkencave të Serbisë për Asociacionin serb në Kosovë.

“Në fakt ai ishte projekt i “Botës serbe”, në modelin e projektit të Putinit për “Botës ruse”! Por ne nuk e dimë përmbajtjen e projektit të Ramës, sa i ngjan ai projektit të Akademisë serbe. A i ngjan? Nëse kemi parasysh faktin që përmenda më lart, se Rama bashkëpunon me Serbinë kundër Kosovës, në besimin tim, projekti i tij është prodhim serb. Dhe si i tillë është i ngjajshëm ose i përafërt me projektin e Akademisë së Shkencave të Serbisë. Kur ta njohim, do ta shohim! Por iluzioni i disave se Rama po e bën këtë për të mirën e Kosovës, është futur me djallëzi te në shqiptarët!”, nënvizon Bytyçi.

Sipas tij, Projekti Rama i Asociacionit serb në Kosovë është shkruar në një pjesë të tij me frymën pro-Kosovës, ndërkohë që kjo frymë në disa pjesë të tij shërben për të kamufluar djallin serb Brenda atij projekti!

“Është e vetmja punë që di ta bëjë shumë mirë kryeministri i Shqipërisë!”, shprehet ai.

Gjithashtu, profesor Bytyçi rikujtoi se dje Milorad Dodik shpalli kërkesën e tij ndaj botës së qytetëruar që të zhbëhet njohja e Kosovës.

“Republika Serpska e Bosnje-Hercegovinës ka miratuar një rezolutë me të cilën u kërkon vendeve anëtare të OKB-së të tërheqin njohjen e Republikës së Kosovës. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, organizoi për ditë me radhë një dhunë të orkestruar kundër sovranitetit të Kosovës në veri të vendit. Dhunë, përdorim i armëve të zjarrit, kërcënime, shantazhe, gjithçka pamë gjatë atyre ditëve”, u shpreh ai.

Ndërkaq, ai e konsideron ironik faktin që kryeministri i Shqipërisë e sheh si "kërcënim" kryeministrin e Kosovës dhe institucionet e saj.

“Shkoi në Bratislavë gjatë atyre ditëve dhe takoi Aleksandër Vuçiç, por nuk e takoi, as për t’ia mbyllur sytë nga pas, Albin Kurtin. Mesa duket kur i mbyllte sytë Albinit ishte në tentativë që ta korruptojë për llogari të Serbisë atë! Shkoi në Moldavi dhe u bashkëshoqërua me Aleksandër Vuçiç gjatë gjithë kohës, por “nuk gjeti mundësinë” të bënte një foto me Vjosa Osmanin.

Simbolika ishte dhe mbetet e qartë: - Jam me Serbinë kundër Kosovës”, përefundoi profesori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat