‘Mik’ me Vuçiqin, analisti ‘shpërthen’ keq ndaj ambasadorit Hill – hedh disa dyshime të forta!

Politika

‘Mik’ me Vuçiqin, analisti ‘shpërthen’ keq ndaj ambasadorit Hill – hedh disa dyshime të forta!

Nga: A.M. Më: 12 qershor 2023 Në ora: 11:46
Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill dhe Aleksandar Vuçiq

Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, shpeshherë na befason me deklaratat e tij, të cilat kohëve të fundit janë shumë mbështetëse ndaj Serbisë dhe kritikuese ndaj Kosovës.

E ngjashme është bërë një së fundi, ku Hill ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtit, dhe e përkrahu hapur Vuçiqin dhe politikën e tij.

“Ne e konsiderojmë ai si një partner të mirë, ai dhe qeveria e tij janë partnerë të mirë në këtë proces. Dhe shpresojmë që kështu të vazhdojë. Ne do të donim që ai të bënte ç'është e mundur për të shtensionuar situatën dhe shohim që tashmë po shohim shenja se zbatohet. Kjo është shumë pozitive. Isha i pranishëm në bisedimet (me Escobarin, Vuçiçin dhe Lajçakun,) natën tjetër dhe mund t'ju them se ato shkuan përtej krizës aktuale në Kosovë. Mendoj se ka një mirëkuptim me autoritetet në Serbi se si të ecim përpara, t'i bëjmë gjërat së bashku. Shpresoj që edhe populli i Serbisë do ta kuptojë se ne duam të bashkëpunojmë shumë më tepër politikisht, ekonomikisht, në fushën e sigurisë, që është një nga arsyet e vizitës së gjeneralit Haëkinson (i Gardës Kombëtare të SHBA-së). Ne jemi shumë të interesuar për përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë - të paktën aq sa janë të interesuar njerëzit dhe qeveria në Serbi për të. Ne e ndjejmë se Serbia po bëhet një partner gjithnjë e më i mirë për ne.” – shtoi ai.

Analisti politik, Gani Qarri në një bashkëbisedim me gazetën “Bota sot” ‘shpërtheu’ me kritika ndaj ambasadorit amerikan Hill, pasi ky i fundit mbështeti hapu Vuçiqin dhe kundërshtoi Kurtin.

Fillimisht, ai tha se Hill është shndërruar në ‘avokatin’ më besnik të Vuçiqit, derisa përmendi të kaluarën e errët të presidentit serb.

Image
Analisti politik, Gani Qarri

“Kthimi i ish diplomatit amerikan Christopher Hill në Serbi, rezultoi me afrimin e marrëdhënieve të rënduara të Serbisë me SHBA-të, madje vet ambasadori Hill është shndërruar në mburojë të hekurt dhe «avokatin» më besnik të Aleksandër Vuçiqit, përkundër faktit se as pas presionit të vazhdueshëm nga BE dhe SHBA, Vuçiqi nuk pranon të distancohet nga Moska, përkundër agresionit ushtarak rus, për okupimin e Ukrainës.

Për aq më tepër Vuçiq ishte ministër i informatave dhe “gebelsi” i kasapit Millosheviq, mu në kohën kur ndodhi okupimi klasik i Kosovës nga Serbia, kohë kur u shkaktuan gjakderdhjet më të mëdha në ish republikat e federatës jugosllave, mbetën qindra mijëra të vdekur dhe shkaktuan krime e gjenocid i paparë ndaj popujve tjerë, për çka disa udhëheqës të shtetit serb dhe gjeneral të ushtrisë agresore të Serbisë, u dënuan me shumë vite burg, për gjenocid, spastrim etnik dhe krime të ndryshme lufte, që nga Bosnja e Kroacia, deri në Kosovë”, deklaroi analisti.

Përkundër kësaj, Qarri tha se Vuçiq po përkëdhelet dhe mbështetet padrejtësisht nga disa diplomatë të huaj, si Grenell, Palmer, Escobar e Hill

“Pra përkundër të gjithave sa ndodhën, megjithëse Vuçiqi ishte pjesë e kastës së vjetër të politikës hegjemoniste të Serbisë, ai mbeti jo vetëm i padënuar, por edhe i përkëdhelur, i mbështetur e madje edhe i adhuruar, si nga Richard Grenell që merr dhjetëra mijëra Dollar për propagandë në dobi të Serbisë, e Mattheë Palmer i cili është dhëndër i Serbisë, ashtu edhe nga ambasadori Christopher Hill dhe emisari Gabriel Escobar”, theksoi ai.

Gjithashtu, analisti komentoi përfshirjen e Escobarit në dialog dhe kërkesën për largimin e njohjes reciproke nga marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në fakt Ministria e Jashtme e Serbisë, jo fort moti, promovoi në mënyrë zyrtare edhe një ekspozitë të zonjës Elisabeth Escobar, pra pikërisht ekspozitën e bashkëshortes së emisarit amerikan, Gabriel Escobarit, sikur qifti Escobar të kishin pësuar falimentim total financiar dhe të mos u kishte ngelur asnjë lek në xhep.

Akt që na bënë të mendojmë thellë, se mos ishte pikërisht ky, fillimi i animit edhe të emisarit Escobar ndaj Serbisë, pasi që pas kësaj ngjarje u bë largimi i njohjes reciproke nga bisedimet Kosovë-Serbi dhe futja e asociacionit kundër kushtetues një etnik serb, në vend të heqjes së Republikës së Kosovës nga preambula e kushtetutës së Serbisë hegjemoniste”, nënvizoi Qarri.

Ndër të tjera, ai hedhi disa dyshime të forta mbi Hill dhe Escobar, duke aluduar se mund të jenë të paguar nga Serbia.

E për këtë supozim, ai u mbështet në disa argumente.

“Nga ajo kohë, kanë nisur të zhvillohen edhe bisedime që rrezikojnë hapur, të tashmen, të ardhmen dhe vet ekzistencën e shtetit të Kosovës, gjë që na bënë të dyshojmë se edhe ambasadori Hill dhe emisari Escobar, mund të na dalin si Charles McGonigal të paguar nga Serbia.

Kjo edhe për faktin se përkundër marrëveshjes së nënshkruar nga Vuçiqi, qysh në prill të vitit 2013, për shuarjen e strukturave paralele, ato nuk janë ndaluar asnjëherë, për të cilat Serbia ndanë dhjetëra-miliona euro, çdo vit, por që ambasadorët dhe emisarët amerikanë heshtin dhe nuk reagojnë kurrë, për të cilët Vuçiqi duket se ka gjetur rrugën dhe mënyrat se si t’i përvetësoj, qoftë edhe me infiltrime monetare, ndaj në shumë qytete të Kosovës, ku jetojnë pjesëtarë e pakicës serbe edhe sot funksionojnë kundërligjshëm Komuna, kompani e ndërmarrje paralele, çerdhe, shkolla fillore, të mesme, si dhe universitete publike, që financohen drejtpërdrejt nga Serbia”, përfundoi Gani Qarri për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat