Situata tensionuese në veri, Kelmendi “shpërthen” ndaj kuvendit e opozitës: Kosova po vepron drejt

Politika

Situata tensionuese në veri, Kelmendi “shpërthen” ndaj kuvendit e opozitës: Kosova po vepron drejt

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 17 qershor 2023 Në ora: 14:08
KFOR-i

Situata në veri të Kosovës tash e disa javë vazhdon të jetë tensionuese, madje edhe e dhunshme.

Arrestimi i njërit prej organizatorëve të sulmeve në veri, Milun Milenkovic kishte nxitur rrëmbimin e tre policëve nga Kosova, me pretendimin serb se ata nuk kanë qenë në territor të Kosovës.

Arrestimi i ka ri ndezur protestat, madje dita e premte ka shënuar të huliganëve ndaj gazetarëve të Kosovës që raportonin në atë pjesë.

Sipas policës së Kosovës, nëntë gazetarë e kameraman janë sulmuar të premten nga ga një grup i protestuesve derisa ishin duke kryer detyrën gjatë vizitës së Ministrit Elbert Krasniqi në Komunën e Leposaviqit.

Sipas Policisë, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor në stacionin policor në Leposaviq.

“Njëri nga viktimat dyshohet të ketë lëndime të rënda (frakturë në dorë) është udhëzuar për trajtim të mëtutjeshëm”, ka njoftuar Policia.

Përveç sulmit, të dyshuarit kanë marrë edhe një telefon celular nga një gazetare dhe një kamerë të RTK’së.

Rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor /asgjësim apo dëmtim i pasurisë /sulm ndaj personit zyrtar”.

Dita e sotme shënon ditën e 20 të protestave, ndërsa situate atje është e qetë.

Analistët politikë gjendjen në veri e konsiderojnë të rëndë, gjersa kërkojnë nga kuvendi i Kosovës që të marrë qëndrim, të nxjerrin të dhëna analitike dhe të dënohet agresori jo ekzekutivi.

Muhamet Kelmendi, analist politik thotë se pozita e Kosovës është dobësuar dhe kritikat e qëndrimet negative ndaj saj janë thelluar.

Sipas tij, Kosovës iu rrëmbyen tre policë në mes të kufirit dhe Serbia nuk u dënua.

“De-jure po vepron drejt Kosova, por politikisht e pakapshme nga UE dhe SHBA. Kuvendi i Kosovës ka kohë që nuk është vendi që i kryen detyrat e parapara me kushtetutë. De-jure është detyrë e Kuvendit kryerja e tri pushteteve. Por, në realitet, është bërë Kuvendi, vendi i interesave politike dhe ekonomike, i luftës për pushtet. Kosova gjendet në një gjendje të rëndë përball UE-së dhe të administratës së SHBA-ve. Pozita e saj është dobësuar. Kritikat dhe qëndrimet negative ndaj Kosovës, si nga UE,-a, ashtu edhe nga SHBA-të janë thelluar. Po kërkohen gjëra politike të njëanshme dhe që Qeveria e Kosovës i mendon se janë në dëme të sovranitetit të vendit, të Republikës. Pas vendosjes se pushtetit lokal në katër komunat e veriut të Kosovës, me anën e njësive speciale, duke u futur ne ndërtesat e komunave, janë thelluar konfliktet me bandat kriminale serbe. Këto banda nuk po e pranojnë pushtetin e dalë nga vota. Bandat vepruan dhe po kryejnë aksione të ndryshme kriminale dhe terroriste në vende të ndryshme të Kosovës. Nga bandat kriminale serbe u sulmuan dhe po atakohen ushtarët e KFOR-të, policët e Kosovës, gazetarët e po shkatërrohen objekte të ndryshme. Dënimi u bë vetëm ndaj Kosovës. Kosovës i kërkohet të i lëshojë objektet e komunave. Ndërsa, fare nuk dënohen grupet kriminale dhe shteti serb për organizimin, financimin dhe udhëheqjen në aksione terroriste. Kosovës iu rrëmbyen edhe tre police në afërsi të kufirit nga Serbia dhe përsëri nuk dënohet shteti serb. Këtë nuk e bëri as Peter Stano. Me pa ndërgjegjësi politike bëhet thirrje për "qetësi dhe mos ndërmarrje të aksioneve" të njëanshme". Nuk bëri dënim në emër të UE-se as Josef Borel. SHBA-të e dënuan veprimin e njësisë speciale, ndërsa SHBA-të dhe Anglia kërkuan," lirimin e e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës të ndaluar më 14 qershor", pohon Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur të enjten seancë pas arrestimit të policëve, ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me anë të fotografive ka treguar se ku ndodheshin policët e rrëmbyer.

Sipas Kelmendit, u diskutua por nuk u dënua agresori, u akuzua ekzekutivi ndërsa ai akuzonte opozitën.

Ai kërkon që kuvend të marrë masa analitike për të nxjerr qëndrim politik, duhet të diskutohet si të veprohet, pasi siguria e Kosovës është më e rëndësishme.

“E tërë kjo gjendje kaloi në Seancën e Kuvendit të Kosovës me diskutime të kundërta me gjendjen dhe nuk u arrite të nxirret as edhe një rezolute për gjendjen në veri dhe një raport me shtetin kriminal serb. Kjo gjendie dhe, sidomos heshtja e faktorit ndërkombëtar ndaj aksioneve terroriste të Serbisë i ka trimëruar grupet kriminale serbe të udhëhequr nga krimineli i luftës, Vuçiq, në aksione të rrezikshme kundër Republikës së Kosovës. Subjektet verio antlantike nuk i dënuan këto grupe kriminale në veri. Po lejojnë çdo lloj organizimi. Këtë po e shfrytëzon Serbia dhe ka rritur aksionet terroriste dhe presionin politik. Pikërisht kjo është dashur të jetë temë në Kuvend. Uniteti dhe bashkërendimi i qëndrimeve është detyrë që duhet të Kuvendi të bëj. Po dihen raportet me SHBA-të dhe me UE-në. De-jure ka të drejtë Kosova në mjetet e ndërmarra. Por, kjo e drejtë, nuk është pranuar nga politikë bërësit ndërkombëtar. Aty duket se faktori-de-jure e ka humbur rëndësinë. Çka ka këtu? Për këtë është Kuvendi. Aty diskutohet gjendja dhe nxirren masat adekuate për gjendjen. Në Kuvend merren qëndrimet dhe detyrohet ekzekutivi në veprimet e veta. Këtë e kaloi Kuvendi pa marrë asnjë masë. U diskutua dhe nuk u dënua agresori. U akuzua ekzekutivi e ekzekutivi akuzonte opozitën. Po masa nuk nxorën. Mbeti Kuvendi pa një qëndrim. Këtu kërkohen masa analitike për të nxjerr qëndrim politike! Cila është gjendja në veri? Çka të veprohet me bandat çetnike serbe? Çka të veprohet me kërkesën e SHBA-ve për lëshimin e komunave? Si të bëhen zgjedhjet? Këto janë çështjet e diskutimit në Kuvend! Kuvendi i iku këtyre çështjeve. Gjendja në Kosovë vazhdon siç ishte, madje edhe më e keqe, e Kuvendi i Kosovës heshte ndaj çështjes kryesore, sigurisë së Republikës së Kosovës”, thekson Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat