‘Zbulohet’ skenari i Serbisë për veriun e Kosovës, publicisti zbardh prapaskenat: Mund të kishte përgjakje e vdekje – ja kush e ndaloi këtë gjë!

Politika

‘Zbulohet’ skenari i Serbisë për veriun e Kosovës, publicisti zbardh prapaskenat: Mund të kishte përgjakje e vdekje – ja kush e ndaloi këtë gjë!

Nga: A.M. Më: 18 qershor 2023 Në ora: 13:32
Pamje nga Zveçani

Kosova po kalon në një periudhë të vështirë, me zhvillime të shumta politike, ku vëmendja kryesore është përqëndruar te ngjarjet në veri të vendit dhe në tensionet me Serbinë.

Javëve të fundit, ka pasur një rritje të dukshme të tensioneve në komunat veriore të Kosovës, ku bandat kriminale serbe po bëjnë çmos të eskalojnë situatën, shkaku i kryetarëve të rinj shqiptarë që i fituan mandatet në zgjedhjet e fundit lokale.

E këto veprime kanë nxitur edhe reagime të shumta nga ndërkombëtarët, ku fatkeqësisht shpesh ‘gishti’ po drejtohet ndaj kryeministrit tonë, Albin Kurti.

E qëndrimet e bashkësisë ndërkombëtare në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të vendit, gjatë një prononcimi për “Bota sot” i komentoi publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj.

Së pari, tha se pikërisht kriminelët në veri të vendit që u shpallën ‘non-grata’ nga ndërkombëtarët, po i mbështesin deklaratat e këtyre të fundit, vetëm për ta dënuar dhe linçuar Kurtin.

“Funksionimi i shtetit ligjor filloi ndalimin e kontrabandës ndërmjet kriminelëve të "Listës Serbe", me disa komandantë kriminelë të Kosovës. Ndërkombëtarët përshëndetën aksionet kundra-kontrabandë në veriun e Kosovës, duke shpallur "non grata" disa kriminelë faktikë në veri. Por, DASH-i amerikan veproi njëanshëm, sepse kontrabandistët kriminelë në pjesën tjetër të Kosovës, jo vetëm që nuk i ndëshkoi, por as nuk i denoncoi!? Tani këta janë më të zëshmit, kinse, në mbrojtje të ndërkombëtarëve dhe kërkojnë dënimin, deri në linçim të kryeministrit Albin Kurti!

Marrëveshja për ndërrimin e targave ishte arritur më parë, por kurrë nuk ishte zbatuar. Kur filloi zbatimi, pasoi kundërshtimi. "Keni të drejtë",- i thanë Kurtit ndërkombëtarët, sepse askund në botë nuk lejohen targa të huaja, ilegale për makina, në një shtet legal! Serbët reaguan me mospërfillje të urdhërit qeveritar, për pajisje me targa legale të shtetit të Kosovës. Ndërkombëtarët befasuan, duke thënë "targat janë teneqe!" Serbët u trimëruan, u barrikaduan. KFOR-i dhe EULEX-i thonin se "jemi këtu për të garantuar të drejtat e njeriut, për lëvizjen e lirë të qytetarëve". Ndodhi bllokimi një mujor, rast unik në botë, bandat bënin ligjin”, deklaroi publicist.

Zeqiraj përmendi edhe Matoshin dhe deklaratat e tij për heqjen e targave, derisa tregoi tri shkallëzime që duhen bërë në këtë rast.

“Tellalli i Ramushit, këshilltari Halil Matoshi, me lukuninë e tij, thotë se "nuk hiqen targat me dhunë!?" Realisht, vet ligji është dhunë demomkratike. Mbajtja e targave të një shteti tjetër, është dhunim i shtetit të Kosovës. Përndryshe, targat e huaja hiqen nga përdorimi me dhunën e ligjit, me tri shkallëzime:

Së pari, vërejtje me shkrim, me heqje të afatizuar të targave;

Së dyti, gjoba që përcakton ministria përkatëse;

Së treti, sekuestrimi i makinës, e cila lëviz me targa ilegale në territorin e shtetit të Kosovës”, theksoi ai.

Po ashtu, publicist tregoi edhe rrjedhën si erdhi deri te bojkotimi i zgjedhjeve në komunat veriore të Kosovës, nga ana e serbëve, dhe miratimin që ndërkombëtarët e dhanë për zgjedhje të reja.

Image
Publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj.

Krahas kësaj, ai vlerëson se ndërkombëtarët i kanë kërkuar falje shtetit serb për aprovimin e këtyre zgjedhjeve. Për këtë, tha se kjo sjellje e ndërkombëtarëve është e papranueshme dhe nxiti dhunën e serbëve në veri të Kosovës.

“Një bandit serb kishte shtenë me armë, kundër policisë në detyrë. Policia e Kosovës e arrestoi. Në shenjë proteste në 4 (katër) komunat e veriut serbët bojkotuan punën zyrtare; policia zhveshi, me ceremoni, uniformat, deputetët dorëzuan mandatet! Të gjitha këto u bënë me udhër zyrtar nga Beogradi, personalisht nga presidenti Vuçiq, me qëllimin e qartë, për ta "rritur pazarin" në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

Në ujdi me ndërkombëtarët, Kosova organizoi zgjedhjet në 4 (katër) komunat e veriut. Zgjedhjet, edhe pse u bojkotuan nga shumica serbe, ndërkombëtarët i pranuan dhe i përshëndetën. "Pavarësisht nga bojkoti i "Listës Serbe", zgjedhjet janë të ligjshme",- deklaroi ambasadori amerikan Hovenier dhe të tjerët. Kur kryetarët donin të fillonin punën, Beogradi reagoi me mosnjohje të zgjedhjeve.

Për çudi, ndërkombëtarët kishin kërkuar falje, fshehurazi, Serbisë, pse kanë aprovuar zgjedhjet në veri. Denoncimin për këtë -kërkim-falje- e bëri personalisht presidenti Vuçiq! Pabesi dhe hipokrizi e radhës! Kjo sjellje e ndërkombëtarëve nxiti reagimin, me protestimin e dhunshëm të serbëve, duke lënduar 30 ushtarakë të KFOR-it, djegie e dëmtim të makinave të policisë dhe të medieve, kur Qeveria Kurti tentoi t`i vendoste kryetarët në objektet komunale. Sepse godinat dhe zyrat janë pronë e Kosovës dhe jo të "milicisë fashiste të Beogradit", justifikonte, zëshëm e botërisht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti”, nënvizoi Zeqiraj.

Në vazhdim, ai shprehu falënderim për ushtarët e KFOR-it dhe mirënjohje për durimin e tyre ndaj dhunës së serbëvë, pasi në rast se në vend të tyre do ishte Njësia Speciale e Kosovës, situate mund të eskalonte në përgjakje dhe humbje jetësh.

“Dhuna enorme, stupca e plumba, u përdorën kundër ushtarëve të KFOR-it. Mirënjohje dhe falenderim për djemtë e NATO-paktit, të cilët duruan shumë dhe kursyen Specialën e Kosovës, që situata mund të eskalonte në përgjakje, me humbje jetësh. Sepse, për këtë skenar ishte përgaditur Beogradi dhe Moska.

Bëra këtë kronologji faktike, për rebelimin e porositur të bandave serbe, në veriun e Kosovës, nga Beogradi zyrtar, me qëllim të aneksimit, në tavolinë, të një territori të caktuar të Kosovës. Nga kërkesa për Asociacion me kompetenca ekzekutive, për komunitetin serb në Kosovë, kalohet në kërkesën për autonomi e deri ke referendumi për shkëputje të veriut të Kosovës”, shpjegoi publicist nga Gjermania.

Krahas kësaj, Zeqiraj u tregua i ashpër me Ramën dhe qëndrimet e tij kundër Kurtit, ku shtroi pyetje se cili është mëkati i kryeministrit tonë.

"Është i pakuptueshëm qëndrimi i Kosovës! BE dhe SHBA ka të drejtë, ndërsa Kurti nuk ka të drejtë", - shkreton Rama, duke u bërë palë në akuzë me ndërkombëtarët dhe Serbinë! Cili është mëkati i Kurtit dhe i qeverisë së tij? Pse mbronë sovranitetin e Kosovës, në kufijtë e saj klasik?! Të mësuar me lëshimet fatale e tradhtare, të komandantëve sundimtarë të shantazhuar, me dosjet e krimeve vrastare e korruptive, të cilët nënshkruan marrëveshje fatale për Kosovën, ndërkombëtarët kërkojnë zbatimin e tyre verbërisht, pa llogaritur pasojat e dështimit të shtetit të Kosovës, të cilin vetë e krijuan me mirësi e përkushtim”, tha ai.

Më tej, publicist nuk i anashkaloi edhe akuzat dhe kritikat e opzitës, duke thënë se këto parti shkaku i qeverisjeve të tyre në të kaluarën duhe të shpalleshin të kundër-ligjshëm.

“Opozita, sidomos PAN-i kriminal, është i zëshëm në kritika. Partitë-banda e kanë përgjakur Kosovën, duke ia shtuar jetimët atdheut. Dhe, kurrë nuk janë ndëshkuar për krimet e tyre. Në një shtet-ligjor, ato duhet të shpalleshin të kundër-ligjshme, qoftë për krimet numerike vrastare, qoftë për pazaret e bëra me territorin e Kosovës.

Në mënyrën më të turpshme e kriminale, vazhdojnë të mashtrojnë dhe të gënjejnë se gjoja "ne kishim shtrirë sovranitetin në veriun e Kosovës!" Në vend të sovranitetit, pushtetarët e djeshëm, kishin rënë në ujdi me bandat e "Listës Serbe", duke ushtruar kontrabandën shpengueshëm, nga veriu në jug dhe anekënd Kosovës. Këtë e ka dëshmuar DASH-i amerikan, me shpalljet "non grata" të kriminelëve në veri, por vazhdon të heshtë për ata në jug e gjetkë në Kosovë. Sepse pa treg, nuk ka as kontrabandë”, konsideroi Zeqiraj.

Ndër të tjera, ai shtoi se pavarësisht kritikave, kundërshtimeve që po i bëhen Kurtit, ai e ka mbështetjen absolute të shqiptarëve të përbotshëm dhe të njerëzimit liridashës e përparimtarë botërorë.

"Albin Kurtin e fajëson bota e tërë demokratike! Kurtin e dënon e tërë bota demokratike", - shfrynë gjithë mëllef e vrerë, kryeministri shqiptar, Edvin Rama! Një urrejtje patologjike, pse kryeministri Kurti po lëndon miqësinë e Ramës me Vuçiqin, pavarësisht se Vuçiq është një armik i egër i Kosovës, flet e vepron për ngulfatjen e saj, deri në tkurrjen e mundshme. E vëteta është se kryeministri Kurti ka mbështetjen absolute të shqiptarëve të përbotshëm dhe të njerëzimit liridashës e përparimtarë botërorë.

"Shtëpia ma miq nuk mbahet",- një porosi e artë e urtakut Rugovë. Shqiptarët e përjetuan këtë urtësi hyjnore. Përjetësisht mirënjohje miqve tanë botërorë, për lirinë që gëzojmë! Urojmë për mirëkuptimin e tyre, edhe në momentumin aktual, për ekzistencën tonë jetike, qoftë edhe në këto troje, skajshëm, të tkurrura”, përmbylli Idriz Zeqiraj për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat