‘Shpërthen’ Naim Miftari ndaj ish-pushtetarëve: Moti populli është dashur me i ‘qëru’ hesapet me ju, si me Serbinë!

Politika

‘Shpërthen’ Naim Miftari ndaj ish-pushtetarëve: Moti populli është dashur me i ‘qëru’ hesapet me ju, si me Serbinë!

Nga: N. Shaqiri Më: 13 tetor 2023 Në ora: 18:22
Naim Miftari

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Mifari ka reaguar ashpër pas deklaratave të opozitës të bëra në drejtim të Qeverisë.

Reagimi i Miftari vjen pasi opozita po kërkon Rezolutë për Policinë e Kosovës, mirëpo pozita nuk mori pjesë në Kuvend.

Miftari thekson se deri tash Policia dhe Dogana në veriun e Kosovës është përdorur për me ia siguruar ish-pushtetarëve naftën që hynë pa doganë në Kosovë.

Miftari përmend me emra Hashim Thaçin, Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Kadri Veselin, Bekim Haxhiun e Sami Lushtakun.

Sipas tij, në veri të Kosovës është zhvilluar edhe kontrabanad me cigare, armë, drogë, barna dhe gjëra ushqimore.

“Më parë, Policia, RSU dhe Dogana në veriun e Kosovës, është përdorur vetëm për me siguru cicternat e naftës serbo-ruse që hynë si kontrabandë dhe pa doganë në Kosovë. Pra në Kosovë hynin kamionët e cicternat e Hashim Thaçit, Ramush e Daut Haradinajt, Kamishit, Sami Lushtakut... edhe cigarët, barnat, armët, droga e tregtia me emigrantë, vaji, mielli dhe gjërat ushqimore”, thotë Miftari.

Ish-agjenti tutje shprehet se, po të kishte prokurori atëherë do të duhej të ishin burgosur për tradhti nga Kosovës, sidomos Hashim Thaçi pas marrëveshjes me Vuçiqin e Daçiqin.

“Sot ish-pushtetarët nuk kishin jetuar në liri, as nuk do të kishin pasur më asnjë ditë në politikë, si deputetë apo si zyrtarë policorë, por do të ishin vetëm si të burgosur për tradhti ndaj Kosovës dhe popullit tonë. Kosova nuk ka as popull, as qeveri, e as pushtet dhe drejtësi, se tradhtinë e Hashim Thaçit në vitin 2013 për marrëveshjen me Vuçiqin e Daçiqin, kur hequ dorë vullnetarisht nga veriu i Kosovës, dhe e luti NATO-n që mos me lejua kurrë më FSK-në të jetë prezente në veriun e vendit tonë”, thekson tutje Miftari.

Miftari thekson se përveç kësaj do duhej të burgoseshin edhe për zajednicën, Gjykatën Speciale, për korrupsion e shkatërrim të ekonomisë, arsimit e shëndetësisë.

“Pra ka shumë vepra që kanë kryer, por ndër to do duhej burg edhe për zajednicën, Gjykatën Speciale, krimin ekorurpsion, shkatërrim të arsimit, shëndetësisë..., moti do duhej që populli i Kosovës me i ‘qëru’ hesapet me soin e tyre të renegatëve, njëjtë sikurse me Serbinë në vitin 1997-98-99”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat