Analisti jep “parashikimin e frikshëm”, kjo është treshja që ‘e kërcënon’ Ballkanin

Politika

Analisti jep “parashikimin e frikshëm”, kjo është treshja që ‘e kërcënon’ Ballkanin

Nga: Naile Ejupi Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 09:57
NATO

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi të cilat do të mbahen më 17 dhjetor, nuk po shihen si “shpresë-dhënëse”.

Koalicioni i Aleksandër Vuçiqit, aktualisht president i Serbisë me të dënuarin për krime lufte, Vojislav Sheshel, është kritikuar “ashpër”, madje paralajmërohen edhe luftëra.

Bojan Pajtiqit, profesor universitar i së drejtës në Serbi, kishte deklaruar se ky nuk është vetëm koalicion, por një ribashkim i politikanëve radikal në Serbi.

Pajtiq e përmendi edhe Tomislav Nikoliqin, ish-president i Serbisë, dikur bashkëpunëtor i afërt i Vuçiqit.

“Ky është vetëm një koalicion teknik, në thelb, ky është një ribashkim i radikalëve. Vuçiq dhe Nikoliç u larguan nga Partia Radikale Serbe vetëm sepse ishin të bindur se Shesheli nuk do të kthehej nga Haga në këmbë” , deklaroi Pajtiq.

Ish-kryeministri i Vojvodinës, pra Pajtiq, vlerësoi se sa herë që këta tre politikanë (Vuçiq, Sheshel dhe Nikoliq), kanë qenë së bashku, Serbia ka hyrë në luftë.

“Një njeri nuk i ndryshon aq lehtë bindjet e tij themelore pas moshës dyzet e pesëdhjetë vjeçare dhe më shpesh nuk i ndryshon ato fare. Problemi më i vogël është se radikalët e bashkuar do të garojnë së bashku për votat. Është një problem shumë më i madh nëse ata fillojnë t’i ndjekin përsëri kroatët, hungarezët, boshnjakët, shqiptarët dhe anëtarët e komuniteteve të tjera kombëtare. Sa herë që këta tre kalorës të apokalipsit (i katërti, Millosheviqi, justifikueshëm mungon) ishin bashkë, ky vend hynte në luftëra dhe humbi luftëra, duke jetuar disa nga vitet më të vështira të historisë së tij” , shtoi Pajtiq.

Për treshen e politikanëve ka folur edhe analisti politik, Skënder Mulliqi, i cili thotë se rrethanat kanë ndryshuar, por nuk kanë ndryshuar radikalët në Serbi.

Sipas tij, ata janë njerëz pa fije morali, shovenist serbo-mëdhenj të orientuar kundër shqiptarëve.

“Tre njerëz më të poshtër po bëhen bashkë në Serbi. Treshja e famshme është serish bashkë, si në kohët e vjetra kur organizonin formacione paramilitare, të cilët bënë etnocid dhe urbicid mbi popujt jo sllavë në ish-Jugosllavi. Edhe pse kanë ndryshuar rrethanat, nuk kanë ndryshuar radikalet në Serbi në krye me Vuçiqin, Sheshelin dhe Nikoliqin. Këta janë njerëz pa fije morali, shovenist serbo-mëdhenj, të orientuar kundër shqiptarëve. Janë bërë bashkë në skenën politike turma më e frikshme në Ballkan. Këto mbeturina të së kaluarës ngjallin kujtime të periudhës më të errët të fundshekullit të kaluar. Asnjë kthesë pozitive nuk pamë në Serbi historikisht, të orientuar kundër çdo gjëje shqiptare. Këta po ringjallen në vend që të ishin në plehun e historisë”, shprehet Mulliqi.

Image
Skënder Mulliqi

Sipas tij, Vuçiq, Sheshel dhe Nikoliq në shtet tjetër nuk do të kishin mundësi ta ndajnë pushtetin.

Motivimet e tyre, sipas Mulliqit, janë për luftë.

“ Në cilin shtet tjetër Vuçiq, Sheshel dhe Nikoliq nuk do të kishin mundësi të ndajnë pushtetin, veç grilave të burgut. Ultranacionalistët nuk po fshehin se duan të vazhdojnë aty ku punët ekspansoiniste i ka lënë përgjysmë Millosheviqi, për të bërë edhe një herë luftëra kundër fqinjëve të tyre, për rizgjerimin e territoret për Serbi të Madhe. Të gjitha motivimet e tyre për luftë ndaj shqiptarëve vijnë nga elaboratet e Garashaninit, Qubriloviqit , të SANU etj. Kanë filluar edhe të thurin këngë të reja motivuese në ngjarjet e ndryshme sportive , për pushtimin e Kosovës. Ekstaza serboçetnike antishqiptare, e cila ekziston vetëm në kokat e njerëzve maskarenjë, po hapet gjithnjë më shumë në Serbi. Serbët po rreshtohen karshi atyre të cilët sollën vdekje dhe shkatërrim në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar. Në interesin e tyre janë veprimtaritë terroriste në rajon, e posaçërisht për ndarje apo pushtim të Kosovës. Është bërë tashmë e qartë pse Vuçiqi vendosi të angazhojnë të gjitha forcat në dispozicion, përfshirë Nikoliqin dhe me babin e tij politik, kriminelin e luftës dhe shefin, Voisllav Sheshel, që të mbesin në pushtet edhe për një mandat. Bashkimi i tre ultranacionalistëve serbë, është sinjal edhe për bashkësinë ndërkombëtare, që t’u ndalohet synimi i tyre të realizimit të idesë megalomane të botës serbe, i cili koncept politik fashist, është luftë e re në Ballkan”, shton Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat