“Ballkani rrezikohet nga protagonistët serbë të krimeve më të mëdha?!”

Politika

“Ballkani rrezikohet nga protagonistët serbë të krimeve më të mëdha?!”

Nga: H.O. Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 20:37
Aleksander Vuciq, Vojislav Sheshel

Njohësi i ҫështjeve politike, Skender Mulliqi në një prononcim për ‘Bota sot’, thotë se ideja për Serbi të Madhe ka lindur në kokat e nxehta të verbuara të elitës serbe për pushtimin e tokave të huaja.

“Kjo ide nuk është mbrojtur brenda në Serbi, por jashtë saj, në territoret e Kroacisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe të Kosovës, ku edhe fashistët serbë hapën varre masive, bënë spastrime etnike, dhe deportime nga trojet e tyre të popujve jo serb. Atdheu siҫ manipulojnë serbët nuk mbrohet duke okupuar shtetet fqinje, nuk mbrohet me agresion mbi territoret e huaja, për t’ia bashkëngjituar me dhunë Serbisë. Ky mentalitet ultranacionalist e agresiv, janë bërë mbrojtësit e Serbisë. Ky është turpi më i madh i Serbisë së djeshme dhe të Serbisë së sotme, mbrojtësve të Serbisë të Madhe”, thekson ai.

Image
Skender Mulliqi

Mulliqi thotë më tutje se, poenta e kriminelëve serbë janë luftërat agresive veҫmas ndaj shqiptarëve në rajon. Kroatët me rastin e shpërbërjes të ish Jugosllavisë, mbrojten territorin e tyre në Slloveni.

“Myslimanët mbrojten tokat dhe qenien e tyre në BH. Shqiptarët luftuan për t’u ҫliruar nga zgjedha shumë shekullore serbe në territorin e tyre etnik. Autorët e vrasjeve ishin ushtria dhe paramilitarët serbë, të cilët vranë civilë në Kroaci, Bosnjë dhe në Kosovë. Terrorristët serbomëdhenjë, madje pa fije turpi, kur e gjithë bota e dinë, po i mohojnë masakratë në Bosnjë dhe masakarat në Kosovë, duke thënë se serbët janë viktima, në shtetet e huaja. Për ideologët shovenist serbë, ekzistojnë vetëm viktimat serbe e që është gënjeshtër e madhe siҫ janë mësuar serbët me gënjeshtra historikisht, duke i apstrahuar viktimat e luftës, të myslimanëve në Bosnjë dhe të shqiptarëve në Kosovë”, tha ai.

Tutje, analisti thotë se, ndryshe edhe nuk mund të jetë politika serbe, kur edhe sot e gjithë ditën në krye të shtetit janë protagonistët e krimeve më të mëdha të pas Luftës së Dytë Botërore.

“Dhe, për të qenë qudia edhe më e madhe këtë politikë pushtuese nuk po e dënon në masë të duhur bota demokratike, kur po rrezikohemi nga imperializmi ruso serbomadh, për pushtime të reja, në mbrojtje të gjoja të popullit serb në Ballkan dhe në mbrojtje të popullit rus në ish Bashkimin Sovjetik”, thekson ai.

Ndëkohë ai pyet se si përfaqësuesit e ushtrisë serbe po e mbrojnë Serbinë në shtetet fqinje?

“Apo kjo do të thotë se ende po mbrohet logjika e Millosheviqit, se Serbia mbrohet jashtë kufijve të saj? Nga kur agresioni në shtetet fqinje siҫ po pretendon edhe Vuҫiqi, quhet luftë mbrojtëse? Nuk kanë shkuar shqiptarët për të luftuar në territorin e Serbisë, kështu as popujt e tjerë jo sllavë. Ne këtë fillim shekull duhet dhënë një përgjgje të mirë dhe të fortë të gjithë ultranacionalistëve serbë, se kanë përfunduar lojërat e tyre të ndyta për pushtimin e tokave shqiptare”, vlerëson analisti Mulliqi për ‘Bota sot’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat