“Mëkatin” e pagoi 2 mijë euro - Naim Miftari: Sami Lushtaku qëndron pas tentim vrasjes së Gazmend Halilajt, ja pse nuk merret drejtësia

Politika

“Mëkatin” e pagoi 2 mijë euro - Naim Miftari: Sami Lushtaku qëndron pas tentim vrasjes së Gazmend Halilajt, ja pse nuk merret drejtësia

Nga: N. Shaqiri Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 21:45
Sami Lushtaku dhe Naim Miftari

Tashmë për tentim vrasjen e avokatit Gazmend Halilaj, kemi dy persona të burgosur të cilët po përballen me drejtësinë.

Për këtë atentat, ishte dënuar ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku me 2 mijë euro, i cili kishte pranuar fajësinë, por për çudi edhe pse pranoi që urdhëroi atentatin ai nuk u burgos, me 2 mijë euro e pagoi ‘mëkatin’ e tij.

Së fundmi Ibrahim Lushtaku dhe Xhelal Zeqiri, të cilët po akuzohen për tentim vrasjen e avokatit Gazmend Halilaj, janë mbrojtur në heshtje dhe kanë qëndruar pranë deklaratave të dhëna në prokurori dhe gjykatë.

Për këtë, ka raguar eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Miftari thotë se tashmë dihet se prapa atentatit ndaj avokatit Halilaj qëndron Sami Lushtaku, por sipas tij, nuk kanë guxim prokurorët dhe gjyqtarët të merren me këtë.

“Edhe zogjtë e malit në Kosovë e dinë se prapa këtij tentimit për vrasje qëndron vet Sami Lushtaku e Pronto-Mafia, por prokurorët dhe gjyqtarët e Pronto-Mafias që shumica vijnë nga akademia e Adem Grabovcit, edhe me dashtë këta prokurorë e gjyqtarë me sjellë drejtësinë në vend nuk kan k*** m’u marr me urdhërusin e organizatorin e këtij tentimi për vrasje pasi janë vet pjesë e korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thotë Miftari.

Miftari tutje tregon se raste të ngjashme i kishin ndodhur edhe atij, kur i dërgonin vrasës për ta vrarë te shtëpia e tij në Kodrën e Trimave.

“Njëjtë më kishte ndodhur edhe mua, më dërgonin vrasës të na vrisnin herë në rrugë e disa herë të shtëpia jonë në (ish-Vranjevc të Prishtinës) Kodrën e Trimave, dhe pasi iu dështuan disa herë atentatet më dërgonin pastaj sekserat kryeprekurorë e prokurorë specialë të shtetit të Kosovës (dërgonin besa edhe kusheri të mi, më ofronin edhe nga disa miliona euro kesh) vetëm që të ndërpresim armiqësinë dhe të ishim prapë miq mes veti si më parë që të bënim paqe ceromanialisht na organizonin një darkë pajtuse me Hashim Thaçin e Kadri Veselin”, shprehet ai.

Ish-agjenti tutje shton se, sot është më nder të vritesh nga Pronto-Mafia, se dikur nga Serbia, pasi shton se në të dy rastet do të mbetesh dëshmor.

“E kam thënë edhe para shumë vitesh se ma nder është të vritesh sot nga Pronto-Mafia sesa dikur të vriteshe nga Serbia pasi në tē dy rastet je një dëshmor i atdheut, dëshmor i popullit dhe dëshmor i së vërtetës”, përfundon Naim Miftari.

Ndryshe, për tentim vrasjen e avokatit Halilaj, ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, pasi ka pranuar fajësinë, është shpallur fajtor për kanosjen e avokatit Gazmend Halilaj.

Më 28 tetor 2020, Lushtaku si dhe i akuzuari Zeqiri e kishin pranuar fajësinë vetëm për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, derisa ishin deklaruar të pafajshëm për veprën penale të vrasjes së rëndë në tentativë.

Ibrahim Lushtaku nuk e kishte e pranuar fajësinë as për veprën penale të asgjësimit apo dëmtimit të pasurisë.

Sipas aktakuzës, pasi që avokati Gazmend Halilaj kishte bërë një shkrim në rrjetin social “Facebook”, më 11 prill 2020, kundër Sami Lushtakut, kushëriri i këtij të fundit, Ibrahim Lushtaku, me qëllim të hakmarrjes dhe në bashkëkryerje edhe me të akuzuarin Zeqiri, më 14 prill 2020, ia kishin zënë pritën Halilajt.

Në aktakuzë thuhet se, me të parë Halilajn, i akuzuari Ibrahim Lushtaku me dashje që ta privojë nga jeta, e ka goditur fuqishëm veturën e të dëmtuarit Halilaj, ashtu që në këtë moment ky i fundit kishte dalë nga vetura dhe kishte filluar të ikë.

Sipas aktakuzës, edhe të akuzuarit Lushtaku dhe Zeqiri kishin dalë pastaj nga vetura dhe kishin shtënë me armë në drejtim të Halilajt por nuk kishin arritur ta godasin.

Me këto veprime, prokuroria i akuzon Ibrahim Lushtakun dhe Xhelal Zeqirin se kanë kryer veprën penale të vrasjes së rëndë të mbetur në tentativë.

Për shkak se i kishte shkaktuar dëme në lartësi prej 2 mijë e 700 euro veturës së të dëmtuarit Halilaj, Ibrahim Lushtaku akuzohet nga prokuroria edhe për veprën penale të “asgjësimit apo dëmtimit të pasurisë”.

Po ashtu, Ibrahim Lushtaku dhe Xhelal Zeqiri akuzohen edhe se në kundërshtim me ligjin për armët kanë mbajtur armë pa leje. Lushtaku akuzohet se ka mbajtur pa leje një revole të tipit “Ekol”, kurse Zeqiri një armë të tipit “Crvena Zastava”.

Me këtë, të dy këta akuzohen për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat