Heqja e urdhërarrestit të Radojçiq-it/ Tomë Gashi përmend dy persona që mund ta zbulojnë të vërtetën!

Politika

Heqja e urdhërarrestit të Radojçiq-it/ Tomë Gashi përmend dy persona që mund ta zbulojnë të vërtetën!

Nga: A.SH Më: 1 janar 2024 Në ora: 20:11
Tomë Gashi

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj ka konfirmuar se kishte dhënë pëlqimin për heqjen e urdhërarrestit ndaj Milan Radoiçiqit, duk shtuar se nuk mund t’i bëjë publike arsyet për shkak të hetimeve.

Ai ka thënë se urdhërarresti pastaj është rikthyer dhe po vazhdojnë hetimet.

“Unë e kam dhënë pëlqimin. Arsyet nuk mund t’i bëj publike. Këto janë çështje të ndjeshme, janë çështje të hetimit”.

Lidhur me këtë avokati Tomë Gashi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se e dimë të gjithë si ka qenë puna me Radoiçiqin dhe partitë politike derisa ka ardhë në pushtet Albin Kurti.

“Radoiçiq, deri sa ka ardhë Albin Kurti në pushtet, ka qenë një lloj bossi në Kosovë i fuqisë së tillë sa që ka diktuar shumë ngjarje dhe shumë vendime në qeveritë e kaluara. Të gjithë e dimë se ka qenë nënkryetar i Listes Serbe e cila parti politike serbe në Kosovë faktikisht ka qenë dorë e zgjatur e Serbisë dhe e Vuçiqit në Kosovë. Të gjithë e dimë se ka pasur parti politike që për të formuar qeveritë e tyre e kanë pritur Radiçiqin dhe Listën Serbe që të formojnë qeverinë dhe të zgjedhin kryeministrin e Kosovës.

Radoiçiqin e forcuan vetë shqiptarët duke bashkëpunuar me të në dëm të Kosovës dhe posaçërisht parti të caktuara shqiptare kryetar të të cilave haptas në media deklaronin se bashkëpunojnë me të, pasi që ai vetet për gjithçka në veti.

Ai me tuta/ me trenerka/ e me patika hynte në zyrë të kryeministrit si në shtëpi të vet.

Dhe kështu ishte deri sa erdhi në pushtet Albin Kurti.

Dhe gjërat ndryshuan, Radoiçiq iku në Serbi dhe fletarresti kundër tij u kthye”, thotë ai.

Derisa për heqjen e urdhërarrestit, avokati Gashi thotë se “më së miri e ka thënë ish Prokurori Sylë Hoxha i cili haptas pranoj se kishte kërkesa dhe presion nga persona të rëndësishëm.

“E pse prokuroria e hoqi fletarrestin më së miri e ka thënë ish Prokurori Sylë Hoxha i cili haptas pranoi se kishte kërkesa dhe presion nga persona të rëndësishëm?

Kush kanë qenë ata persona të rëndësishëm ka mundësi të dihet nëse ish shefi i tij Blerim Isufaj hap hetim penal kundër Sylë Hoxhës për të gjetur të vërtetën se kush ishin ata të fuqishmit që ndikuan që Radoiçiq të mbetet i lirë”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat