Pse u tërhoq fletarresti, kur fakte për krime kishte?”/ Kelmendi: Këto masa urgjente duhet të merren ndaj Blerim Isufajt

Politika

Pse u tërhoq fletarresti, kur fakte për krime kishte?”/ Kelmendi: Këto masa urgjente duhet të merren ndaj Blerim Isufajt

Nga: A.SH Më: 4 janar 2024 Në ora: 11:57
Blerim Isufaj

Juristi Muhamet Kelmnedi, në një prononcim për “Bota sot” ka kometuar rastin e kryeprokurorit Blerim Isufajt, i cili kishte tërhequr fletarrestin për kriminelin Milan Radojçiç.

Sipas tij, për këtë punë duhet të jepet përgjegjësi sepse kur SHBA dhe Britania e kanë shpallur Milan Radojçiç person nongrata, atëherë fakte për krim kishte, por pse u tërhoq fletarresti?

“Prokurori i çështjes, Blerim Isufaj, në rastin e terroristit Milan Radojçiç, lidhur me atentatin ndaj Oliver Ivanoviçit, kishte hequr dorë nga ndjekja penale dhe fletarresti, pa dhënë fakte konkrete ndaj këtij akti. Zyrtarisht nuk u dha ndonjë fakt për këtë akt juridik papresedan dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi. Nuk dihen faktet dhe rrethanat ligjore pse ishte tërhequr fletarresti. Kryekrimkneli dhe terroristi Milan Radojçiç ishte i njohur në skenën kriminale të Ballkanit Perëndimor. Si kryekriminel ishte dhe është i shpallur person nongrata nga SHBA dhe nga Anglia. Fakte për krim kishte!

Pse u tërhoq fletarresti?”, thekson ai.

Tutje, thotë se ky akt është i rëndë dhe shumë i dëmshëm për Republikën .

Madje, ai thotë se në këtë rast as nuk mund të mbrohet se ka pavarësi juridike në punë kur liron kriminelët dhe nga akti i tillë rrjedhin pastaj krimet terroriste.

“Në media dha Blerim Isufaj këtë informim:

"Nuk mund të japi detaje për të zbuluar arsyen pse e kam dhënë vendimin lidhur me tërheqjen e fletarrestit për Radojçiçin (...).

Nuk mund të japi detaje se kush ka urdhëruar tërheqjen e fletarrestit(...)".

Akti i Blerim Isufajt është i rëndë. E rëndë është edhe përgjegjësia e vetë Prokurorisë Speciale të Kosovës. Si Kryeprokuror Isufaj tash duhet të thotë se kush e detyroj që ta bënë një gabim trashanik, shumë të rëndë dhe tepër të dëmshëm për Republikën. Blerim Isufaj ishte edhe kryetar i KPK. Nga ajo pozitë e dinte se çka është ligjore. U caktua edhe në detyrën e Kryeprokurotit, me merita apo pa to, fare s’ka rëndësi, sepse edhe qytetari i rëndomtë e dinë detyrën ligjore të prokurorit kundruall ligjit.

Tërheqja e fletarrestit është vepër e rëndë penale. Nuk mund të mbrohet se ka pavarësi juridike në punë kur liron kriminelët dhe nga akti i tillë rrjedhin pastaj krimet terroriste, sikundër ishte rasti i Banjskës, më 24 shtator të vitit 2023”, shprehet ai.

Në fund, ai thekson se me tërheqjen e fletarrestit të Radojçiçit, u oragnizua tërë sulmi në Banjskë që mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

E këtu, Kelmendi shton se kryeprokurori Isufaj, duhet të jap dorëheqje e parevokueshme, të detyrohet të tregoj se nga kush e ka marrë urdhërin për tërheqjen e fletarrestit dhe të hapen hetime ndaj tij.

“Kryekrimineli Radojçiç me tërheqjen e fletarrestit iu mundësua lëvizja e lirë. Hynte dhe dilte në dhe nga Kosova pa ndonjë përkujdesje të veçantë. Fletarresti ia kishte hequr Blerim Isufaj. Nuk ndiqej nga organet kompetente të Kosovës.

Në këtë gjendje, kryekrimineli Radojçiç përgatiti akte kriminale dhe terroristë të tjerë. Me përkrahjen e vetë kryekriminelit të luftës Vuçiç futen armë brenda Kosovës dhe i sulmuan organet e rendit dhe të sigurisë në Kosovë, me qëllim të ndarjes së veriut nga Kosova dhe aneksimin nën Serbi.

Ra heroi i Kosovës Afrim Bunjaku. Thjesht u bë agresion ushtarko-terrorist ndaj Republikës së Kosovës. Falë ndërhyrjes së shpejti të organeve të rendit në Kosovë u eliminua agresioni terrorist serbomadh. Mbeti përgjegjësia! Në këtë gjendje dalin disa detyra imediate për organet hetuese në Kosovë dhe për vetë Blerim Isufaj.

Së pari, dorëheqje e parevokueshme e Blerim Isufaj nga detyra që ka.

Së dyti, detyrohet të tregoj se nga kush e ka marrë urdhërin për tërheqjen e fletarrestit ndaj Milan Radojçiçit.

Së treti, prokuroria kërkohet të hapi hetimet ndaj këtij prokurori dhe të tjerëve që qëndrojnë pas aktit të tillë.

Prokuroria kërkohet të tregoj me aktin e tillë se nuk lejon në gjirin e vetë element që shkelin ligjin dhe nga shkelja e tillë kryhen pastaj akte terroriste. As Prokuroria e Kosovës dhe as vetë Blerim Isufaj nuk mund të arsyetohen me mos dije. E liroi një kriminel dhe erdhi terrori. Ra rreshteti i Policisë së Kosovës, heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku. Këtu ka përgjegjësi penale”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat