Ish – zv. ministri alarmon Qeverinë, zbërthen planin e opozitës kundër Albin Kurtit, paralajmëron ‘skamnorët’ që u bënë ‘milionerë’

Politika

Ish – zv. ministri alarmon Qeverinë, zbërthen planin e opozitës kundër Albin Kurtit, paralajmëron ‘skamnorët’ që u bënë ‘milionerë’

Nga: N. Shaqiri Më: 4 janar 2024 Në ora: 22:39
Ramush Haradinaj, Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku

Ish - zëvendës ministri i MPB-së dhe eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava thotë se ndërkombëtarët po kërkojnë formimin e asociacionit të komunave serbe.

E kjo kërkesë sipas tyre është që t’i ruajnë marrëdhëniet me shtetin serb për të ralizuar pastaj marrëveshjen e Ohrit.

Tërnava flet edhe për kërkesën e opozitës për zgjedhje, duke shpresuar për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Ai thotë se këtë po shpresojnë ta bëjnë me disa deputetë për të krijuar shumicën e votave në Parlament.

“Opozita po shpreson për një marrëveshje tinëzare me ndërkombëtarët për t’u ndihmuar edhe nga diplomatët evropian e amerikanë”, thotë ai.

Tërnava pohon se, kërkesa më e nxehtë dhe serioze në të cilën po reziston Qeveria Kurti është ajo për Asociacionin, marrëveshje kjo e trashëguar nga opozitarët e tashëm që ishin në qeverisje në dy mandatet e kaluar, 2013 dhe 2015.

“Emisari amerikan, Gabriel Escobar, duke parë që kjo Qeveri po reziston dhe heziton që të ndërmerr veprime të shpejta për jetësimin e Asociacionit, ka deklaruar se ky obligim që e kanë marrë institucionet e Kosovës para 10 vitesh, me patjetër do të realizohet, por çështje e hapur mbetet se nga cili mandat qeverisës do të realizohet kjo kërkesë. Escobar ka përsëritur se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është “kërkesë ligjore” për Qeverinë e Kosovës dhe do të bëhet por se pyetja është nëse e bën me qeverinë aktuale apo atë të ardhshme, sepse kjo kërkesë është edhe kusht për të ecur përpara drejtë BE-së”, shprehet Tërnava.

Eksperti shton se, sipas tij, Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen në planin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve dhe të ecin përpara me Asociacionin.

“Duke parë presion e madh ndërkombëtar mbi Qeverinë Kurti për kompromis me Serbinë rreth Asociacionit, dhe mundësinë e zgjidhjes alternative duke shkuar në zgjedhje të reja, opozita ka filluar të mobilizohet për rrëzimin e qeverisë Kurti, për ta marr timonin e dialogut dhe zbatuar marrëveshjet dhe kërkesat e fundit me të cilat Qeveria Kurti është kushtëzuar”, shton ai.

Sipas tij, është një moment kritik që kërkohet nga qeveria për të reflektuar në kërkesat e aleatëve dhe shpëtimin e kësaj Qeveria të shpresës nga projektet kriminale për ta rrëzuar dhe kapur përsëri shtetin e pushtetin, nga nëntoka e krimit të organizuar.

“Opozita si kurrë më parë tani është unike që ta rrëzoj këtë qeveri, sepse Qeveria Kurti deri më tani ka dhënë sinjale se do ta luftojë krimin në përpikëri me ligjet e Kosovës, dhe në disa raste veç ka ndërmarr masa të tilla”, pohon ai.

Eksperti pohon se pritet që muajve të ardhshëm Qeveria t’i përndjekë të gjithë ata që i kanë keqpërdorur ligjet dhe kushtetutën e Kosovës.

“Pra të gjitha ata që në ato pozita të larta kanë qenë gjatë qeverisjeve të tyre, që nga skamnorët tani janë bërë multimilionerë dhe miliarderë, prandaj për t’i shpëtuar kësaj përndjekje ligjore, ata po bëjnë çmos për me kundërshtua në çdo aspekt Qeverinë Kurti, dhe me shkua në zgjedhje të reja me një shpresë se LVV nuk do t’i fitojë më zgjedhjet, se mund të ndodhë që e tërë opozita ta formojë koalicionin parazgjedhor dhe t’i fitojnë zgjedhjet për ta qeverisur Kosovën duke i përkrahur edhe ndërkombëtarët, dhe me këtë fitore nëse ndodhë, do të ndërpritesheshin ato përndjekjet kriminale nga qeveria Kurti, që po ia kanë frikën opozita e tanishme”, përfundon eksperti Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat