Zeqiraj paralajmëron disa rreziqe për Kosovën, ‘shpërthen’ ndaj ndërkombëtarëve dhe opozitës – mbështet hapur Kurtin

Politika

Zeqiraj paralajmëron disa rreziqe për Kosovën, ‘shpërthen’ ndaj ndërkombëtarëve dhe opozitës – mbështet hapur Kurtin

Nga: A.M. Më: 30 mars 2024 Në ora: 12:05
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Raportet e Kosovës dhe Serbisë, vazhdojnë të jenë tejet të tenisonuara, derisa ndërkombëtarët po “bëjnë përpjekje” për t’i normalizuar ato.

Megjithatë, nuk ka ende diçka konkrete, derisa Perëndimi po tregohet i ashpër vetëm me Kosovën, njëjtë nuk po vepron me Serbinë.

Publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj ka kritikuar ashpër ndërkombëtarët për lëshimet që po ia bëjnë shtetit serb.

Ai në një bashkëbisedim me “Bota sot” tha se emisarët ndërkombëtarë me qasjen e tyre po e rrezikojnë tkurrjen e territorialitetit të Kosovës.

“Lëshimet dhe ledhatimet, të bëra Serbisë, nga SHBA dhe BE-ja, përmes emisarëve politikë të tyre, po rrezikojnë tkurrjen territoriale, deri në asfiksimin e shtetit të Kosovës, sidomos me të ashtuquajturin Asociacion njëetnik. Ndërkohë që janë po këta ndërkombëtarë, të cilët shkelën Kushtetutën e Kosovës, papërfillur institucoinet e saj, për ta shpallur, gjithësesi, multietnike!” – deklaroi publisiti.

Image
Publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj 

Zeqiraj shtroi një pytje duke thënë se çfarë ka ndikuar që Kosova të jetë më larg hyrjes në NATO, se sa Serbia.

Ai përmbledhi edhe kritikat që po i bëhen qeverisë Kurti, duke nisur nga opozita, e që sipas tij akuzat e tyre nuk qëndrojnë aspak, ku për këtë dha edhe argumentet e tij.

“Kur shtrohet pyetja se çfarë ka ndikuar që Kosova të jetë më larg se sa Serbia, kur është fjala për hyrjen në NATO, opozita e inkriminuar e Kosovës, respektivisht partitë-banda: PDK-AAK-NISMA, të koalicionuara në PAN, japin një përgjigje sempliste, të thjeshtë: "Fajtor është kryeministri Albin Kurti, me kryeneqësinë dhe padëgjueshmërinë karshi ndërkombëtarëve". Realisht, kjo nuk qëndron. Opozita majtiste, e zhytur në krimet e luftës dhe të pasluftës, ka frikë vendosjen e rendit dhe të ligjit. Dhe, kjo manifestohet me rezistencën e hapur, që opozita e inkriminuar bënë kundër Vettingut, kundër funksionimit të sistemit të drejtësisë”, theksoi ai.

Në vazhdim, publicisti nga Gjermania ai kujtoi se Biden në të kaluarën e kishte bërë të qartë se marrëveshja mes dy palëve do ta ketë edhe njohjen reciproke, por që më vonë SHBA nga njohje reciproke, e zbriti pazarin me Serbinë.

E sipas tij, Kosova në atë pikë do duhej ta ndërpriste dialogun.

“Presidenti Biden, një njohës i mirë i Kosovës dhe vullnetmirë, për ta përfunduar drejt e paanshëm pavarësinë e Kosovës. Konturët e marrëveshjes ishin të qarta: Njohja reciproke në mes të dy shteteve fqinjë. Për çudi, në stafin e Trump dhe Biden, rastisen miq e dhëndurë të Serbisë, ashtu siç është dhëndër i Beogradit, agjenti freng, Arnaud Danjean, shef i Hashimit. Krejt papritur, Shtëpia e Bardhë, nga njohje reciproke, e zbriti pazarin me Serbinë, në normalizim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve në konflikt! Mendoj se këtu duhej Kosova ta ndërpriste dialogun, duke u kthyer tek njohja reciproke”, potencoi Zeqiraj.

Ndër të tjera, publicisti mbështeti vendimet e qeverisë Kurti dhe nismat që mori për mbrojtjen e territorit dhe sovranitetit të Kosovës, ku disa prej tyre edhe i përmendi specifikisht.

“Të gjitha nismat për ushtrim të sovranitetit, të cilat i ndërmori Qeveria Kurti, ishin të ligjshme dhe Kushtetuese. Ndalimi i qendrave të votimit të serbëve të Kosovës, për zgjedhjet në Serbi; ndalimi i targave të paligjshme; ndalimi i kripto-valutave; ndalimi i bixhozit në veriun e Kosovës, Kamenicë dhe gjetkë; forcimi i kontrollit doganor; mbyllja e 16 rrugëve ilegale të kontrabandës; ndërtimi i pikave të kontrollit policor; arrestimi i disa kriminelëve, përfshirë huliganët e porositur të barrikadave; organizimi i zgjedhjeve dhe vendosja e kryetarëve edhe në zyrat rrethanore, që, padyshim, ishte lëshimi dhe turpi i madh i ndërkombëtarëve; fillimi i ndërtimit të shtëpive të djegura nga bandat serbe; ngritja e flamurit shtetëror të Kosovës; heqja e billbordëve të turpit, me surratët e Putinit, Vuçiqit, Gjuriqit ..., që ishin poshtërim e provokim, jo vetëm për popullin e Kosovës, por edhe për ndërkombëtarët; fillimi i pagesës së rrymës; reciprociteti në dokumentet doganore dhe të udhëtimit...”, përmbylli Idriz Zeqiraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat