Juristi: Trupin e Faton Hajrizit mund ta kthej EULEX-I dhe Kryqi i Kuq ndërkombëtar

Politika

Juristi: Trupin e Faton Hajrizit mund ta kthej EULEX-I dhe Kryqi i Kuq ndërkombëtar

Nga: H.O. Më: 7 gusht 2024 Në ora: 19:26
Faton Hajrizi

Trupi i Faton Hajrizit ende nuk është kthyer nga Serbia. Nuk ka ende ndonjë përgjigje nga shteti serb pse nuk po e kthen trupin e të ndjerin Hajrizi, që u vra disa javë më parë në Serbi.

Por se a mund të mbyllet kjo ҫështje dhe të mbetet trupi i tij në varrezat sociale në Serbi, për këtë ka folur juristi Blerim Burjani.

Ai thekson se ka gjasa që Serbia të shkel ligjin dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare.

Image
Blerim Burjani

“Gjasat janë nëse Serbia shkel të drejtën e domicilit, apo vendbanimin që i përket i ndjeri, pra gjasat janë me shkel ligjet madje edhe të Serbisë dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare, pra konsideroj që EULEX  mund të luaj rol të rëndësishëm në ndërmjetësim”, thekson ai.

Sipas tij, për këtë problem duhet njoftuar EULEX-in dhe Kryqin e Kuq ndërkombëtarë.

“Këto probleme serbe të krijuara janë të pritura dhe janë të qarta pra është ardh puna që EULEX dhe të njoftohet Kryqi i Kuq ndërkombëtar të merret me këtë temë”, thotë Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat