Ish-agjenti kërkon hapjen e urës së Ibrit, si ‘kundërpërgjigje’ ndaj masave të BE-së

Politika

Ish-agjenti kërkon hapjen e urës së Ibrit, si ‘kundërpërgjigje’ ndaj masave të BE-së

Nga: N.Sh Më: 4 shtator 2024 Në ora: 00:06
Ura e Ibrit

Tema e hapjes së urës së Ibrit, si duket ka acaruar ndërkombëtarët, të cilët janë kundër hapjes, por për këtë gjë po kërkohet që të dialogohet në Bruksel.

Mirëpo, me këto deklarata të ndërkombëtarëve nuk po pajtohet Qeveria e Kosovës, e cila si duket është e vendosur që së shpejti të hap për qarkullim urën e Ibrit.

Se duhet të hapet ura e Ibrit thotë edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai thotë se, nëse Bashkimi Evropian nuk i heqë masat ndaj Kosovës, shteti jonë duhet ta hapë menjëherë urën mbi Ibër nëse ka nevojë edhe me forcë.

Por, sipas tij, nëse BE i largon masat atëherë Qeveria duhet të pres për konsultime dhe koordinim, dhe prapë ta hap urën.

“Kur është interesi i shtetit të Kosovës Qeveria duhet të sillet në vendimmarrje pasi jemi shtet i pa varur dhe sovran”, thotë ai.

Sipas tij, kurrë s’ka qenë me rëndësi për luftëtarët se a është para tyre ndonjë kundërshtar, individ, apo edhe një mafi, apo një shtet, një president, një ministër, një gjeneral, një vrasës apo një multi milioner i korrupsionit dhe i krimit të organizuar.

“Nuk e dinin të ngratit se mua sa më shumë të më behet padrejtësi dhe presion i çfarëdo llojit qoftë, mua vetëm më forcon dhe më bënë shumë ma të vendosur dhe ma hakmarrës! Pra Konsistenca për shtetin duhet të jetë model i rezistencës së fuqishme edhe në luftë edhe në paqe”.

“Nga qershori i vitit 1999 deri sot, 2024 kurrë në veriun e Mitrovicës nuk kanë qenë pengesa kryesore për sundimin e ligjit qytetarët serbë të manipuluar dhe monitoruar nga Beogradi, por pengesë kryesore kanë qenë forcat franceze të sigurisë dhe vet bashkësia ndërkombëtare që Kosovën e kanë llogaritur si një leckë amerikane në Evropë dhe si një shtet të dështuar ku politikanët vendas s’munden të bëjnë shtet ligjor kurrë, pasi janë edhe vetë të zhytur në krim të organizuar dhe janë të korruptuar deri në kocka”, thotë ai teksa shton se, këtu është nyja e të gjitha problemeve me Kosovën dhe rreth Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat