Kosova në CEFTA, Azemi jep parashikimin e mirë: Kjo mund të jetë arsyeja që lidershipi i ri i BE-së ta sheh…!

Politika

Kosova në CEFTA, Azemi jep parashikimin e mirë: Kjo mund të jetë arsyeja që lidershipi i ri i BE-së ta sheh…!

Nga: A.M. Më: 10 tetor 2024 Në ora: 19:50
CEFTA ka për qëllim lehtësimin e shkëmbimeve tregtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kosova do të përfaqësohet tani nga institucionet dhe zyrtarët e saj në Marrëveshjen për Tregtinë e Lirë të vendeve të Evropës Qendrore (CEFTA), pas një vendimi të Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s për ta pranuar kërkesën e saj për heqjen e UNMIK-ut nga roli i përfaqësuesit.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës, Rozeta Hajdari, tha të mërkurën në një konferencë për media se “në takimet e komiteteve të përbashkëta, Kosova do të përfaqësohet nga institucionet e saj dhe pa prezencën e UNMIK-ut”.

Mirëpo, a është kjo shenjë se tani është koha që BE t’i largojë edhe sanksionet e vendosura ndaj Kosovës?

E për këtë çështje, në një bashkëbisedim me “Bota sot” foli publicisti Emin Azemi.

Së pari, ai vlerësoi si pozitive rikthimin e Kosvës në CEFTA, derisa tha se kjo tregon që politika e vendit tonë nuk është e ngurt në vendimarrje.

Image
Emin Azemi.

“Kosova ka bërë mirë që iu ka riktheyr CEFT-ës, si një gjest që tregon se megjithatë politika kosovare nuk është aq e ngurt në vendimarrje, sidomos në raport me temat që kanë të bëjnë me Serbinë, siç është perceptuar herë pas here”.

Krahas kësaj, publisti shtoi se Zhbllokimi i CEFT-ës dukshëm ia lehtëson pozicionin Kosovës në arenën ndërkombëtare, kurse tani BE ka shkak që mund ta ndihmojë në heqjen e sanksioneve.

“Besoj që ky hap i Kosovës do të mirëpritet në Bruksel dhe kjo mund të jetë arsyeja që lidershipi i ri i BE-së ta sheh më me dashamirësi Kosovën. Zhbllokimi i CEFT-ës dukshëm ia lehtëson pozicionin Kosovës në arenën ndërkombëtare, kurse për Brukselin kjo mund të jetë një alibi e fortë për t'ia hequr sanksionet Kosovës”, përfundoi Emin Azemi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat