Publicisti dhe veprimtari nga Amerika, Binak Maxharraj në një prononcim të tij, ka komentuar debatin e djeshëm në Kuvendin e Kosovës.
Ai e ka quajtur atë si ‘fantazma Radojҫiq në Parlamentin e Kosovës’.
Maxharraj në këtë rast ka ndërlidhur një thënie të shkrimtarit të madh, Gjergj Fishta në Parlamentin e Shqiperisë ne vitin 1923.
”Deputetët duhet të jenë burra e gra të ndershëm njerëz më virtyte të larta njerëzore, njerëz të besës e të fjalës. Për deputetë duhet zgjedhur me të diturit, më të shkolluarit, të menҫurit, më të kulturuarit dhe më te edukuarit. Në Parlament nuk zënë vend njërezit e pamoralshëm, njerëzit pisa, rrugaçë, sallahana, intrigash, spiunë, njerëz të sigurimeve të fshehta, pra, nuk duhet të zënë vend njerëz antikombëtar”, thotë Maxharraj.
Sipas tij, populli, votuesi për deputet duhet zgjedhë më të mirët, më të diturit, më të shkolluarit më të edukuarit. Kjo është bukuria e së mirës më qenë deputet, me qenë i besëë, i respektueshëm i cili e qon amanetin e popullit në vend.
“Por si, cili është deputeti i Kosovës?!Në Parlamentin e Kosovës në të gjitha legjislaturat ka pas dhe ka njerëz të ditur, të urtë por një pjesë e madhe janë militant të partive që as emrin e tyre s’din mirë me e shkru janë njerëz të pashkolluar dhe shumë të paedukuar, grindaveca, hajna, ku më shumë dëgjohen sharje, fyerje të njëri-tjetrit, sespe secili mundohet me qenë më azgan, më bajraktar se sa tjetri që në të vërtëtë nuk janë askushi, ata me shumë piskasin se sa flasin, janë rebelues të vërtetë nuk njohin etikë as rregullore, hyjnë dhe dalin në sallë kur të ju don qejfi, i zbatojnë vetëm urdhërat e liderëve të tyre partiak. Në Parlamentin e Kosovës ka shumë inate dhe aspak mirësi, shtyrje brrylash për interesa partiak e më pak asosh për interesa shtetërore dhe kombëtare, thotë Maxharraj.
Ai thotë se, në Paralementin e Kosovës nuk janë raste të rralla kur deputeti edhe kontrabandohet, bëhet mall i cili shitet dhe blehet në tregun e partive politike e jo pse ky ose ai deputet paska cilësi më të mira, por thjeshtë e konsiderojnë deputetin si një një mall, si një numër.
“Deputetët e Parlamentit të Kosovës shumë herë nuk janë në funksion te mbrojtjës së shtetit e as te kombit, nuk janë në mbrojtje të kufijve, të sovranitetit dhe integritetit të vendit por shkojnë kolektivisht në tradhti kombëtare. Këtë me së miri e tregon kur ata e votuan humbjen e Çakorit në vitin 2017 duke ia falë Malit të Zi mbi 8000 hektar tokë Kosove, me ç’rast e bën tradhtin më te turpshëm në historinë parlamentare të Kosovës, ata lejuan diskutime të fshehta me armiqët tanë për ndarjen e Kosovës, etj. dhe vetëm falë Amerikës, zonjës Merkel e Zoti, Kosova shpëtoi pa u ndarë, anipse hartave të Kosovës veç iu ishin ngul thikat. Ky është deputeti i jonë më shumë mjeran, halabak, grindavec, i pa dinjitetshëm, njerëzë që se respektojnë as votën e popullit”, thekson ai.
Ai thotë ndër të tjera, se ‘këta janë deputetët që dje e shumë herë tjera që i bënë vërdallë krimineli, profashisti Miland Radojçiq, i qesh e i përqesh, luan me ta si macja me miun, sepse vetë deputetët e padinjitetshëm ia prune punën kësisisoj që në vend që të merren me ndjekjen e tij penale për rastin Banjskë ata e lejojnë që t’i përqesh. Deputetët në Parlamentin e Kosovës në vend që të merren me punët e tyre parlamentare që i kanë llugë ata zunë të merren me shpifjet dhe intrigat e kriminelit profashist Milorad Radojqiq’.
“Kjo do të thotë se Radojçiqi e vuri vërdallë Parlamentin e Kosovës, i futi në shpifje e përqeshje, në sharje e denigrim. Po janë këta tanët që për tri dekada e lejuan bash kriminelin Radojqit të sillet vërdallë në veri sikur të ishte i veti, sillej atje vallja e krimit të organizuar, korrupsionit i lidhur edhe me shqiptarë. Për tri dekada sikur “veriu ishte serbi sepse Serbia jetonte aty se bashkë edhe me Car Lazarin në sheshin kryesor të Mitrovicës së veriut. Në veri pra, para tri dekadave u përzi çdo gjë dhe gjithëçka serbe e asgjë shqiptare, bile shqiptaret as që guxonin të ktheheshin në shtëpitë e tyre në veri, me këngë e valle serbe, me mbishkrime serbe dhe asgjë që i vinte era shqiptare, bile shqiptarët as që guxonin të ktheheshin në shtëpitë e tyre në veri. Ky ishte veriu në të cilin kalëronin kalorësit e Vuçiqit pa u penguar fare nga askush”, thotë Maxharraj.
“Por, pra pse është aq e çuditshme kur sot veriun e çliroi të tërin Qeveria e Kosovës kur nga atje u zhduken strukturat paralele serbe, postat serbe, dinari serb, për çka u idhnuan pak edhe ndërkombetarët por edhe opozita nuk ishte e kënaqur, ishte ziliqare kur qeveria e Kosovës me Albin Kurtin ia arriti ta çliroi veriu nga okupimi serb i pasluftës. Sa për ndërkombëtarët e opozitën tonë të mjerë sot do t’i kishim kriminelët dhe bandat e tyre këmbëkryq në veriun e Kosovës, por sot veriu është i joni, anipse dejure ishte, por jo edhe de facto”.
Megjithate, ai thotë se si është e mundur që fantazma Radojçiq sot te sillet pa u dukur dhe të jetë i pranishëm edhe në Kosovë sidomos është fuqishëm kjo fantazmë ne Parlamentin e Kosovës.
“Dje si gjithë herë ishin quar peshë shpirtrat e deputetëve mjeranë nga të gjitha partitë, veç se nuk u kapën fyt për fyt mes veti për intrigat e Radojçiqit duke bërtitë me njëri tjetrin se ti ke folë me të, se ti je takuar me të sepse ai është në listën e zezë te SHBA, është terrorist që e bëri sulmin në Banjskë, është i korruptuar dhe kontrabandist sui generis. U bqnë cop e grim deputetet tanë tq shkretë për kriminelin Radojçiq se paska biseduar me tq Mimoza Kusari Lila, në cilësinë e kryetares së grupit parlamentar të LVV. Bisedat e tilla derisa nuk vqrtetohen por spekulohen, bile edhe montohen nuk janë të vlerëshme pa ndonjë vlerësim të organeve përkatëse me një analizë se a janë ato spekulime, montime etj. Unë nuk e mbrojë e as e përkrahi Kusari-Lilen, anipse bisedat mund të jenë të lira e të domosdoshme midis shefave te grupeve parlamentare, e çdo gjë tjetër përtej duhet të vërtetohet, vlerësohet e me pastaj të diskutohet. Unë nuk besoj se në bisedën e saj me Radojçiqin ajo ka shti ”mish dhije” në dëm të Kosovës”, vlerëson Maxharraj.