A mund të kenë ndikim paralajmërimet e Trumpit për tarifat në Kosovë – Flet Tali

Politika

A mund të kenë ndikim paralajmërimet e Trumpit për tarifat në Kosovë – Flet Tali

Nga: A.SH Më: 3 shkurt 2025 Në ora: 20:03
Donald Trump

Pas Kanadasë dhe Meksikës, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shprehur i qartë për të vendosur tarifa edhe për Bashkimin Evropian, pasi vendet europiane sipas tij, po përfitojnë nga SHBA

“Ne blejmë gjithçka prej tyre dhe ata asgjë prej nesh”,- tha Trump.

Anasliti Driton Tali, ka kometuar paralajmërimni e presidentit amerikan, Donald Trump.

Ai ka thënë se edhe me Kanadën dhe Meksikën, Trump do të nisë tarifat nga nesër, duke shtuar se “sjellja e presidentit Trump me Kanadanë është bizare”.

“Deri tashti njerëzit e PR'it të presidentit Trump, të gjitha ato deklarime që i bënte, si bie fjala për bashkimin e Kanadasë si shteti 51'të i ShBA've, apo lidhur me aneksimin e Grenlandës ose përfundimin e Luftës në Ukrainë brenda ditës, i arsyetonin me frazën "z Trump nuk duhet kuptuar literalisht (tekstualisht) se çka thotë por duhet marrë seriozisht ate që e thotë".

Tani me këto hapat në lidhje me tarifat në import me Kanadanë dhe Meksikon, që do fillojnë nga nesër, siç u paralajmëruan, më këtë frazën arsyetuese të ekipit për marrëdhënie me publikun, të presidentit Trump, e varrosën.

Sidomos sjellja e presidentit Trump me Kanadanë është bizare. Me fqinjen, marrëdhëniet me të cilën ish presidenti Kenedi i pati shpjeguar me: "Gjeografia na ka bërë fqinjë; historia na ka bërë miq; ekonomia na ka bërë partnerë; dhe domosdoshmëria na ka bërë aleatë".

Kryeministri kanadez, z Justin Tardeau, u deklarua dje se do t'i kundërpëgjigjet z Trump me monedhën e njejtë”, shpjegon analisti.

Tutje, për mundësinë e vendosjes së tarifave edhe për BE-në, Tali këtë e quan avetnruarë dhe të pa nevojshme.

Kurse, sa i përket Kosovës në këtë mes, ai thotë se as vendi jonë nuk do të jetë imun në këtë çështje sepse inflacion të bartet edhe tek ne, e po ashtu do të ketë edhe efekte politike.

“Kurse sot tërë ditën në Bruksel ka patur takime ndërmjet udhëheqësve europian, dhe jo vetëm të BE. Edhe kryeministri britanik, Kier Steamer u takua me liderët e BE'së për t'u koordinuar në hapat e më tutjeshëm lidhur me këtë "luftën ekonomike'" që presidenti Trump ju shpalli aleatëve.

Të ju them të drejtën unë nuk po shoh se si z Trump do ta vazhdojë këtë avanturë të pa nevojshme për të gjithë sepse ka patur mënyra tjera që të zgjidhen mospajtime mes aleatëve, ashtu siç është bërë deri tani

Unë pres që, nëse jo këshilltarët dhe anëtarët e Kabinetit të presidentit Trump, të reagojnë institucionet e ndryshme shtetërore të ShBA'së, sepse siç u deklarua dhe kryeministri kanadez, z Tardaeu se "këto hapa të ndërmarra nga z Trump janë në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare të firmosura nga Presidenti i ShBA'së dhe Kryeministri i Kanadasë.

Sa i përket Kosovës, nuk mund të thuhet diçka për këtë proces, për shkak të rëndësisë dhe madhësisë së papërfillshme që e ka Kosova, por sigurisht në mënyrë indirekte Kosova nuk do të jetë imune për faktin se këto tarifa do të ndikojnë që inflacioni global të rritet edhe më shumë, dhe për shkak të strukturës ekonomike të Kosovës, ky inflacion të bartet në Kosovë. Por patjetër se do të ketë edhe efekte politike", përfundon ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat