Rasti Banjska që ndodhi më 24 shtator të vitit 2023, ishte një kërcënim i qartë nga Serbia për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj. Ky kërcënim serb ende ka mbetur pa u dënuar, ndërsa është përmendur mundësia e përsëritjes së një aksioni të njëjtë kriminal.
Ndonëse dihet se prapa këtij aksioni qëndron Milan Radoiçiq, i njëjti nuk është kapur nga institucionet e drejtësisë dhe nuk është dorëzuar nga Serbia.
Ky sulm serb është dënuar dhe kritikuar me deklarata edhe nga politika ndërkombëtare, megjithatë Serbia nuk e ka marr dënimin e duhur.
Mirëpo, është përmendur vazhdimisht që Banjska edhe mund të përsëritet.
Rasti i fundit që ndodhi gjatë së premtes, në një aksion ku rezultoi me gjetjen dhe konfiskimin e armës, municionit, një sasie të eksplozivit dhe uniformave ushtarake, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveҫla, tha se ende ka pjesëtarë të dy organizatave terroriste në Kosovë.
“Serbia vazhdon të strehojë terroristin Millan Radoiçiq, i cili është kupola e gjithë këtij organizimi, i cili po mundohet që mbetjet e grupeve terroriste të vazhdojë t'i mbajë të gjalla, qoftë në Serbi, ashtu edhe në Kosovë”, ka thënë Sveçla.
Gecaj: BE dhe SHBA nuk kanë ushtruar presion të mjaftueshëm për ekstradimin e organizatorëve
Lidhur me rrezikun e mundshëm nga organizatat serbe në veri të Kosovës, kanë folur për ‘Bota sot’ njohës dhe ekspert të sigurisë.
Kështu eksperti Hysen Gecaj, vlerëson se rasti Banjska mbetet një nga kërcënimet më serioze për sigurinë e Kosovës, sidomos për shkak se organizuesit kryesorë të sulmit ende nuk janë ndjekur penalisht dhe vazhdojnë të jenë të lirë në Serbi.
Ky fakt krijon një precedent të rrezikshëm dhe mund të inkurajojë përsëritjen e ngjarjeve të ngjashme në të ardhmen.
Ai përmend edhe arsyet se pse nuk ka presion të mjaftueshëm ndaj Serbisë?
“Interesat gjeopolitike dhe toleranca ndaj Serbisë – Serbia ka një pozicion të favorshëm në politikën ndërkombëtare, duke balancuar marrëdhëniet me Perëndimin dhe Rusinë. Shumë vende perëndimore e shohin si të rëndësishme për stabilitetin e rajonit dhe shpesh shmangin përplasjet e drejtpërdrejta me Beogradin. Dialogu Kosovë-Serbi si prioritet i BE-së – Brukseli dhe Uashingtoni shpesh e vendosin theksin te dialogu Kosovë-Serbi dhe shmangin masa të ashpra kundër Serbisë, me arsyetimin se kjo mund të pengojë procesin e negociatave. Mungesa e mekanizmave të detyrimit – Përkundër provave që lidhin Serbinë me sulmin në Banjskë, BE dhe SHBA nuk kanë ushtruar presion të mjaftueshëm për ekstradimin e organizatorëve, për shkak të mungesës së një mekanizmi të detyrueshëm për ta bërë këtë”, vlerëson Gecaj.
I pyetur nëse është Kosova në rrezik nga një përsëritje e Banjsës, Gecaj thotë se rreziku nga një skenar i njëjtë, është i lartë.
“Po, përderisa organizatorët e sulmit mbeten të lirë dhe Serbia nuk merr ndëshkime për përfshirjen e saj, rreziku i një tjetër skenari të ngjashëm mbetet i lartë. Ja disa faktorë që e shtojnë këtë rrezik: Militarizimi i veriut të Kosovës – Serbia vazhdon të mbështesë grupe të armatosura në veri dhe ka rritur praninë e saj ushtarake pranë kufirit me Kosovën. Retorika nxitëse e Vuçiqit dhe zyrtarëve serbë – Deklaratat e tyre shpesh e minojnë stabilitetin dhe krijojnë terren për veprime të dhunshme. Mungesa e ndëshkimit për sulmuesit – Kjo i jep një sinjal Serbisë dhe strukturave të saj se mund të përsërisin sulme të ngjashme pa pasoja serioze ndërkombëtare”, thotë ai.
Në këtë rast eksperti Gecaj vlerëson se ҫfarë mund të bëjë Kosova.
“Rritje të lobimit ndërkombëtar për të kërkuar ndëshkimin e përgjegjësve të Banjskës. Forcim i kapaciteteve të sigurisë në veri dhe bashkëpunim më i ngushtë me aleatët perëndimorë. Presion ndaj BE-së dhe SHBA-së për të imponuar sanksione ndaj Serbisë nëse nuk ekstradon organizatorët. Nëse nuk ka veprime konkrete ndërkombëtare kundër organizuesve të sulmit të Banjskës, mundësia që Serbia të sponsorizojë një tjetër akt destabilizues mbetet e lartë”, thotë Gecaj për ‘Bota sot’.
Berisha: Shtimi i trupave shtesë të ushtarëve tё NATO-s ështё sinjal se mund të ketë destabilizim apo sulm të ri nga Serbia
Po ashtu, për këtë çështje ka folur edhe ekspert i sigurisë, dr.sc i shkencave tё sigurisë, Fidair Berisha. Ai thotë se, nëse e analizojmë me kujdes situatën e pjesën veriore tё Mitrovicës, mund të vlerësojmë se rasti i sulmit të Banjskës, përkundër se nuk guxon tё përsëritet, prapë ekziston mundësia jo befasisht të përsëritet ndonjë situatë, ndoshta jo e njëjtë sikur me dt.24 shtator, por qё mund tё ndёrroj modus operandi i ndonjë sulmi, nga individë apo grupe terroriste qё mund te gjinden nё atё pjesё.
“Pra duhet tё jemi koshient edhe pёrkundёr faktit se me datën më 24 shtator 2023, grupet terroriste dolen humbёs, prapë duhet të kemi parasysh faktin se nuk ka pёrfundu gjithqka me ato grupe terroriste. Jemi dёshmitar se nё vazhdimёsi gjatё realizimit tё operacioneve nga organet e sigurisё të zhvilluara në fshatra tё ndryshme nё atё pjesё, rezulton me gjetjen dhe konfiskimin si: armë, municion i kalibrave tё ndryshёm, eksploziv dhe uniforma ushtarake, pёr ҫka mund supozojmë se kёto paisje do tё përdoreshin eventualisht pёr ndonjё sulm tё mundshëm nё tё ardhmen. Mendoj se asnjëherë nuk duhet tё neglizhohet fakti se s’do tё ketё përshkallëzim të situatёs nё veri, veҫanërisht tani kur shihet qartë se gjendja faktike na jep tё kuptojmë pёr njё tё ardhme jo tё qetё nё atё zonё”, vlerëson ai.
Eksperti Berisha thotë se, tashmë dihet se sulmi ishte organizuar me direktiva nga shteti serb, ndёrsa grupi paramilitar ishte trajnuar dhe pajisur me armёt mё tё reja nga Ushtria e Serbisë, ndёrsa për pёrgaditjen e kёtij sulmi nga terroristёt, kёta të fundit e kishin pёrkrahjen e plotё nga vetë Presidenti i Serbisë Vuçiq.
“Pёrveq pёrgaditjeve qё ju kishte ofruar shteti serb, ata pas disfatёs qё pёsuan nё luftime me Policinё e Kosovёs , tani janё tё lirё dhe ёshtё shumё e mundshme se ata janë duke u pёrgaditur pёr sulmin e radhёs, poashtu tё pёrkrahur eksplicit nga sheti serb”, theksoi ai.
Ndërkaq asaj se, pse nuk bёhet presion ndaj Serbisё pёr organizatoret e rastit, eksperti Berisha thotë se, tё gjithёve na habit fakti pse nga faktori ndёrkombёtar nuk i bёhet presion Serbisё pёr organizatorёt nё rastin e sulmit nё Banjskё.
“Tani kjo situatё u shkon pёr shtati dhe lënë vend për rigrupim e riorganizim tё këtyre grupeve terroriste natyrisht me pёrkrahje tё plotё nga shteti i Serbisё, pёr ndonjё sulm të mundshëm, andaj kёrkohet vigjilencë institucionale e qytetare sepse nuk përjashtohet mundësia e sulmeve derisa terroristёt janё të lirë dhe tё mbrojtur e tё pёrkrahur nga vet shteti serb. Pas humbjes qё pёsuan kёto grupe terroriste, ka informata se nё disa lokacione në Serbi, grupet terroriste po kryejnë trajnime duke u pёrkrahur edhe nga strukturat komanduese ushtarake të Serbisë”, tha ai.
Ndërsa i pyetur se sa ёshtё nё rrezik siguria nё Kosovё, derisa tё njëjtit janё tё lirё, ai thotë se, situata është ende e tensionuar në veri, kjo ndodhë pёr faktin se ende nuk ka as sanksione e as nuk është dënuar Serbia pёr rastin nё Banjskё.
“Tani kemi shtim tё trupave shtesë të ushtarëve tё NATO-s nё atё pjesё, dhe ky ështё sinjal se mund të ketë destabilizim apo sulm të ri nga Serbia. Situata e deri tanishme nё veri me kontekste të pazgjidhura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, jo vetëm pёr momentin, por edhe nё tё ardhmen pritet qё Serbia me grupet e saj terroriste qё tё mbaj nё presion sëpaku veriun e Mitrovicёs. Prandaj mundësia për ndonjë skenar sulmi është e përhershme sepse po shifet qartё se Serbia nuk do të heqë dorë deri në fund, madje do tё provojё të bëjë gjithqka nё mёnyrё qё tё krijoj pasiguri nëpërmjet akteve terroriste, jo vetëm në atё pjesё por edhe nё pjesë tjera nё Republikёn e Kosovёs. Serbia me direktiva nga Moska dhe me anё tё metodave të ndryshme po e mbajnë nё presion situatën e sigurisё nё atё pjesё, me qëllim për të krijuar disavantazhe politike në tavolinën e bisedimeve e cila ёshtё e pashmangshme ndërmjet dy shteteve”, thotë eksperti Berisha për ‘Bota sot’.