“Zoti e di çfarë “krismash” do të dëgjoheshin...”, profesori komenton ‘përplasjet’ brenda LDK-së, kush është fajtori?

Politika

“Zoti e di çfarë “krismash” do të dëgjoheshin...”, profesori komenton ‘përplasjet’ brenda LDK-së, kush është fajtori?

Nga: A.SH Më: 22 mars 2025 Në ora: 09:58
LDK

Zgjedhjet e fundit, bënë që në LDK të shfaqen pakënaqësitë, madje edhe akuzat kundrejt njëri-tjetrit.

Së fundi, ishte Avdullah Hoti i cili kërkoi ndryshime në udhëheqjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës, por jo vetëm ai, sepse edhe tashmë ish-deputeti Agim Veliu, ka kërkuar të njejtën gjë.

Derisa, pakënaqësi në lidhje me numërimin e votave brenda partisë dhe favorizim të disa figurave të reja kanë shprehur edhe ish-zëvendëskryeministri Driton Selamanaj, ish-shefi i grupit parlamentar Arben Gashi dhe deputetja Rrezarta Krasniqi.

Analisti Binak Maxharraj, duke komentuar krijset brenda LDK-së për "Bota sot", thotë se çkado që të ndodhë, LDK përsëri do të jetë në vendin e tretë, duke ironizuar thotë se këtë e kanë amanet nha Isa Mustafa, sepse po të ngjiten më lartë, do të rrëzohen.

“Si me Isën, si pa Isën. Si me Lumirin, si pa Hazirin. Si me Isën, si pa Kicën. Si me fushatë, si pa fushatë:

LDK-ja përsëri do ta zërë vendin e tretë, sepse nuk ka as forcë, as nam që të ngjitet më lart.

Vendin e tretë e kanë amanet nga Isa Mustafa, i cili i këshillonte që të mos ngjiteshin më lart, sepse mund të rrëzoheshin.

Kjo është fytyra e vërtetë e LDK-së, dhe këtë e vërtetuan edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Pas këtyre zgjedhjeve, si Isa, si Haziri, si Lumiri dhe Kica janë të lumtur që përsëri e zunë vendin e tretë. Sepse, po të kishin shkuar më lart, vetëm Zoti e di çfarë “krismash” do të dëgjoheshin brenda LDK-së!”, thotë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat