Aktivistja shqiptare nga Sanxhaku i përgjigjet ashpër Duda Baljes: Republika e Kosovës nuk është një tortë

Politika

Aktivistja shqiptare nga Sanxhaku i përgjigjet ashpër Duda Baljes: Republika e Kosovës nuk është një tortë

Nga: A.M. Më: 22 mars 2025 Në ora: 23:02
Amina Nuraj

Kryetarja e Këshillit Nacional Kombëtar për Sanxhakun, Amina Nuraj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së deputetës Duda Balje, e cila kishte shprehur gatishmërinë për të dhënë votën për krijimin e një komune për boshnjakët në Kosovë.

Në një intervistë për gazetën “Bota sot”, Nuraj është shprehur se duhet ta harrojë këtë ide për të marrë pjesë nga toka e Kosovës.

“Nuk ka komuna serbe në Kosovë, nuk ka komuna boshnjake në Kosovë. Harroje idenë tënde për ta marrë për vete pjesët nga toka e Kosovës! Dhe nëse nuk ju pëlqen, shkoni diku ku ka më mirë.

Republika e Kosovës nuk është një tortë, kështu që ju mund të merrni pjesë nga ajo si të doni ju. Kosova është tokë shqiptare! Luftoni për të drejtat e kombit tuaj ashtu siç duhet në territorin e Republikës së Kosovës, por jo sipas idesë serbe”, ka thënë Nuraj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat