“Çështje delikate…!”, Biserko e ashpër me BE-në – ja çka thotë për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Politika

“Çështje delikate…!”, Biserko e ashpër me BE-në – ja çka thotë për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Nga: A.M. Më: 2 prill 2025 Në ora: 08:03
Sonja Biserko

Kanë kaluar afër dy vite pa një takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi dhe i gjithë procesi duket se ka stagnuar. Me të dyja vendet të përfshira nga sfidat e brendshme, marrëveshja përfundimtare duket e largët.

Mirëpo, në vazhdimësi bashkësisë ndërkombëtare i është kërkuar që ta shtyjë përpara njohjen reciproke mes tyre, jo thjesht normalizimin e marrëdhënieve, dhe të ketë një plan B nëse dialogu dështon.

E në lidhje me procesin e dialogut dhe njohjen reciproke, për “Bota sot” foli Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko.

Së pari, tha se njohja reciproke do ishte një gjë shumë pozitive për arritjen e një marrëveshje.

Megjithatë, sipas tij kjo gjë bëhet sfiduese marrë parasysh zhvillimet në Serbi dhe qasjen pasive të ndërkombëtarëve.

“Do të ishte e dobishme që të dyja palët të njihnin njëra-tjetrën. Por kombinimi i paqëndrueshmërisë së brendshme në Serbi dhe një komuniteti ndërkombëtar i paangazhuar ose pasiv e bën situatën sfiduese. Është e vërtetë se ndërsa qeveria, veçanërisht nën Vuçiq, mund të ketë pasur fillimisht një tregim të unifikuar për çështjet kombëtare, protestat dhe pakënaqësia e vazhdueshme sinjalizojnë një ndryshim. Mungesa e artikulimit politik të protestave do të thotë se ato mund të jenë më të përhapura tani për tani, por kjo mund të ndryshojë ndërsa mobilizimi rritet dhe fillon të marrë kërkesa politike më të përcaktuara”, nënvizoi ajo.

Po ashtu, Biserko u tregua kritike me qasjen e BE-së ndaj shtetit serb, duke thënë se po përkrah Vucciqn dhe nuk po ushtron presion për arritjen e një marrëveshje finale.

“Qasja “prit dhe shih” e bashkësisë ndërkombëtare, së bashku me mbështetjen e vazhdueshme te Vuçiq, mund të jetë duke e përjetësuar status quo-në, por ndërsa situata lokale evoluon, presioni i jashtëm gjithashtu mund të zhvendoset, veçanërisht nëse popullata serbe kërkon ndryshim real. Është një çështje delikate, me faktorë të brendshëm dhe të jashtëm në lojë”, përmbylli Sonja Biserko për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat