Analisti politik përmend interesin serb e rus në Kosovën paszgjedhore

Politika

Analisti politik përmend interesin serb e rus në Kosovën paszgjedhore

Nga: H.O. Më: 9 prill 2025 Në ora: 21:28
Agron Hoti

Duke analizuar ҫështjen aktuale në vend, njohësi i politikës në vend, Agron Hoti në një prononcim përmend se cili është interesi i Serbisë dhe Rusisë me ca aleatë të tyre evropianë për Kosovën paszgjedhore.  

“Që Kosova me çdo kusht të futet në kaos politik duke shkuar vendi pafund në zgjedhje, derisa të shpërthejë këtu një luftë qytetare, e cila përfundimisht do ta fundoste shtetin e Kosovës”, thotë ai.

Apo sipas tij, ky interesin serb dhe rus ka të bëjë me atë që Kosova me çdo kusht ta përzgjedhë një qeveri të re që do ta thellonte edhe më tej konfrontimin me SHBA.

“Sepse vetëm kështu do të rritej rëndësia dhe pesha e samoupravnicës (autonomisë) për serbët e veriut për ta bërë, kështu, Kosovën jofunksionale nga brenda dhe të pakonsoliduar nga jashtë”, vlerëson ai.

Sipas tij, nëse s’ndodh as e para dhe as e dyta, Kosova ka gjasa të mëdha që të rikthehet kah SHBA,  Perëndimi dhe perspektiva transatlantike, përndryshe teposhtëzja pashmangshëm që na pret.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat