Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së fundi priti në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Gjatë këtij takimi, Rohde theksoi edhe përpjekjet që vendi i tij po bën për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.
“Faleminderit për takimin produktiv Kryeministër! Theksova edhe një herë përpjekjet e vazhdueshme të Gjermanisë për të hequr sa më shpejt masat kundër Kosovës”, tha Rohde.
E për këto sanksione të BE-së ndaj Kosovës, në një bashkëbisedim me “Bota sot” foli ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini.
Së pari, ai këto masa i cilësoi si të padrejta dhe në favor të Serbisë, e që këtë e ndërlidhi me zhvillimet që ndodhën në aspktin e sigurisë.
“Sanksionet ose masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës janë të padrejta dhe një favor i papërfytyrueshëm për Beogradin vetëm pak muaj pasi Beogradi kishte sulmuar ushtarakisht Kosovës në fshatin Banjskë. Veprimet e qeverisë, po ashtu, mund të kenë qenë të njëanshme, por BE-ja kishte në dispozicion 15 vite për zhbërjen e strukturave ilegale serbe. Çështja e sigurisë së vendit, nuk është e natyrës së premtimeve, por e veprimeve konkrete. BE-ja, UNMIK, KFOR-i nga qershori 1999 toleruan operimin e strukturave paralele serbe, të cilat ishin një zgajtje e Serbisë brenda Kosovës”.
Krahas kësaj, destabiliteti në rajon vjen si pasojë e qasjes së Bashkimit Evropian dhe ‘ledhatimeve’ që u janë bërë shteti serb.
“Po supozojmë se nuk ka dashur të ndërmarrë veprime të forta policore, kjo BE është që na ushtroi presion të paparë për formimin e Gjykatës Speciale me qëllim që të amnistohej Serbia për krimet, vrasjet në masë dhe spastrimn etnik të bërë me 1989-1999. Gjërat nuk janë të thjeshta, në vitin 1999 dhe 2000 Vuciq, ishi-ministër i Informimit në Qeverinë e Milosheviqit, ka qenë në listën e sanksioneve të BE-së, që është një lloje liste e zeze sipas modelit amerikan. Si do të dukej Evropa sot sikur 25 vjet pas luftës në vendt të kancelarit gjerman Uilly Brand të kishim në pushtet një ish-ministër të Hitlerit
Pra, destabiliteti i rajonit është për shkak të mungesës së Serbisë për të pranuar të kaluarën dhe për shkak të përpjekjeve të BE-së për të na e fshirë kujtesën për krimet dhe spatsrimin etnik në Kosovë të paparë që nga koha e Holokausitit”, shpjegoi ai.
Ndër të tjera, ish-ambasadori potencoi se politikat serbe nuk kanë ndryshuar që nga vitet e 90-ta.
Në këtë pikë përmendi edhe financimet e strukturave ilegale kriminale në Kosovë, e më gjerë.
“BE-ja nuk mund të bëhet peng e dëshirave hegjemoniste të Serbisë. Nëse Serbia nuk e gjenë lumturinë e saj brenda kufijve të saj, të cilët edhe ashtu janë kufij të një Serbie të madhe dhe jo kufijt e pavarësisë së saj nga vitit 1878, duhet të jetë në gjendje të paktën mos ta favorizojë ekonomikisht, pasi dihte tashmë se, fondet e BE-së po përdoren edhe për financimin e strukturave ilegale kriminale në Kosovë, Mal të Zi dhe në Bosnjë e Herecegovinë. Pra, politika e Serbisë karshi Kosovës dhe rajonit është në të njëjtat shina që ka qenë në filli të vitve 1990të, kanë ndërruar vetëm drejtuesit e lokomotivës së trenit të Serbisë së Madhe”, përmbylli Sylë Ukshini për “Bota sot”.