Afati kushtetues për themelimin e Kuvendit po afrohet – pason rreziku për zgjedhje të jashtëzakonshme!

Politika

Afati kushtetues për themelimin e Kuvendit po afrohet – pason rreziku për zgjedhje të jashtëzakonshme!

Nga: A.SH Më: 11 prill 2025 Në ora: 09:17
Kuvendi i Kosovës 

Sipas Kushtetutës së Kosovës, Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga dita e certifikimit të zgjedhjeve. Nëse kjo nuk ndodh, presidentja e vendit ka të drejtë të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme, thotë juristi Blerim Burjani.

Jursiti thekson se Presidentja tashmë e ka thirrur seancën konstituive më 15 prill, dhe Rregullorja e Punës së Kuvendit kërkon që seanca të përfundojë brenda 48 orëve.

Ai kritikon edhe debatet televizive, në të cilat thotë se po bëhen interpretime të pasakta mbi Kushtetutën dhe rolin e presidentes, ndaj është e rëndësishme të sqarohet qartë procesi kushtetues që përcakton themelimin e institucioneve pas zgjedhjeve.

“Afati kushtetues: Kuvendi duhet të themelohet brenda 30 ditëve nga dita e certifikimit të zgjedhjeve, nëse jo, nëse partitë nuk dëshirojnë ta bëjnë, presidentja shpall zgjedhje të jashtëzakonshme.

Në debate në TV gabimisht po interpretojnë Kushtetutën dhe aktet tjera ligjore, dhe rolin e presidentes. Sqarim: Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultatit zgjedhor, presidentja e ka thirrur Kuvendin më 15 prill, Rregullorja e Punës së Kuvendit e thotë qartë se brenda 48 orëve seanca parlamentare duhet të përfundojë. Nëse kjo nuk ndodh, presidentja i thërret partitë politike për të gjetur zgjidhje. Nëse kjo nuk ndodh, brenda 40 ditëve shteti shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme”, thotë juristi Burjani për "Bota sot".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat