Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë votuar raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.
Komisioni i përkohshëm para deputetëve paraqiti raportin dhe kërkoi që ai të votohej, me qëllim që të verifikoheshin mandatet 120 deputetëve të zgjedhur më 9 shkurt, në bazë të listës së certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
E pas dy orë punime seanca konstituive për legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës u ndërpre.
Deputetët s’arritën të kalonin pikën e parë të rendit të ditës, atë të miratimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.
E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur Naim Jakaj nga IKD.
Ai thotë se arsyetimi i opozitës nuk është I qëndrueshëm sepse dorëheqja e kryeministrit dhe ministrave nuk ka qenë e nevojshme.
Sipas tij, kryeministri dhe ministrat duhet të japin dorëheqje pas betimit të deputetëve.
“IKD edhe para caktimit të kësaj seance konstituive, po edhe para certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve kemi thënë se nuk është e nevojshme të dhënë dorëheqje nga pozita e ministrave dhe kryeministrit përpara certifikimit të datës së zgjedhjeve, ashtu si janë prononcu PDK, LDK dhe AAK, sepse kemi konsiderua që një dispozitë e tillë e ligjit është apliku në mënyrë të gabuar dhe është bërë dhe është marrë copy i past nga Kushtetuta e Kosovës dhe është bartur në Ligjin për Qeverinë. Pra kjo ka dëshmuar më shumë gabim në interpretim dhe në shkruar të ligjit sesa ndonjë qëllim tjetër.
Për këtë arsye edhe sot, siç e kemi thënë paradite, para mbajtjes së seancës konstruktive, që nuk është e nevojshme të japin dorëheqje ministrat ose kryeministri, sepse ata duhet të japin dorëheqje pas betimit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, atëherë Kryeministri dhe ministrat duhet të japin dorëheqje sepse në atë moment bie konflikti i interesit, në fakt, mos pajtueshmëria me funksionin”, u shpreh ai.
A mund të ketë të bllokadë institucionale
Ndërsa i pyetur nëse mund të kemi bllokadë institucionale, ai thotë se mund të ketë mirëpo nuk është në shërbim të mirëqeverisjes.
Gjithashtu ai përmend që seanca e radhës do të mbahet pas 48 orëve dhe aty do të shihet se do të veprojnë partitë politike.
“Po, mund të ketë bllokadë institucionale, po kjo nuk është në shërbim të mirëqeverisjes, funksionimit dhe themelimit të institucioneve. shtetërore siç i që është Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria.
Mirë është që me Rregulloren e re të Kuvendit është përcaktu që çdo 48 orë nuk mund të ketë më shumë pauzë sesa 48 orë ndërmjet seancës së parë dhe seancave të tjera, por kjo mbetet të shihet se si do të veprojë kryesuesi Dehari, por edhe në mungesë të veprimeve të tij, Kuvendit detyrimisht mblidhet në ora dhjetë e tetë të enjten.
Deri të enjten pritet të shihet, por kemi parë një kërkesë nga ana e zoti Deharii drejtuar e presidentes për interpretim të kësaj situate, gjë që për të cilën ne kemi konsiderua që nuk është e nevojshme dhe për më tepër krijon më shumë huti dhe bllokim të konstituimit sesa lehtësim të procedurave për me konstitu Kuvendin”, përfundoi Naim Jakaj për “Bota sot”.