Deputetët do të mblidhen sot për ta vazhduar pasdite përpjekjen e katërt për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që t’i hapin rrugë edhe formimit të Qeverisë së re, më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Konstituimi i Kuvendit mbeti në gjysmë të shtunën kur kandidatja e partisë fituese, Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, dështoi t’i fitojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit.
Në seancën e sotme, deputetët duhet t’i zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarët në mënyrë që ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës përfundimisht.
E në lidhje me këtë temë, në një prononcim për “Bota sot” foli juristi nga Belgjika, Skënder Musliu për “Bota sot”.
Së pari, ai komentoi dy seancat e para që u bllokuan nga opozita, me arsyetimin se kryeministri me ministrat e tij, nuk kishin dhënë dorëheqje.
“Rezultatet e zgjedhje të rregullta parlamentare të 9 shkurtit 2025, edhe pas disa pengeave teknike dhe rinumrimit të votave, më në fund u çertifikuan nga KQZ-ja. Si rrjedhojë, presidentja Vjosa Osmani, caktoi datën e mbledhjes konstituive të Kuvendit për 15 mars, që në realitet konsiderohet si mbledhje solemne, formale, teknike dhe krejtësisht procedurale, në të cilën verifikohen mandatet e legjislaturës së nëntë, bëhet betimi dhe votohet për kryeparlamentarin dhe pesë nënkryetarët e Kuvendit.
Mirëpo, me 15 mars, sikurse edhe me 17 mars, mbledhja konstituive, që në pikën e parë të rendit të ditës, hasi në probleme, sepse nuk u miratua raporti i komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve nga opozita, përveç Nisma që abstenoi, me pretekstin se kryeministri dhe zv.ministrat e çertifikuar nga KQZ-ja për mandatin e deputetit, është dashur të japin dorëheqje para kësaj mbledhje, edhe pse përfaqësuesi i LVV-ës në komision kishte vërtetuar të kundërtën”.

Krahas kësaj, Musliu kjo ishte vetëm një lojë politike e opozitës, pasi edhe në të kaluarën qeveritë ishin formuar në mënyrë të ngjashme.
Sipas tij, bllokimi i Kuvendit për shkak që deputetët nuk votonin pro mandateve të tyre, ishte një gjë që nuk kishte ndodhur më parë.
Këtë e tha për disa arsyje.
“Madje mendësia infantile, lojrat politike, manipulimet dhe demagogjia e opozitës shkon edhe më larg, sa që sipas tyre, pas dorëheqjeve, kryeministri dhe ministrat nuk mund të shkojnë më në zyrat e tyre, duke e lëne shtetin pa Qeveri! Në këtë kontekst vlenë të përmendi se, në vitin 2014 kur H. Thaqi ishte kryeministër në detyrë, sikurse tani kryeministri Kurti, kishte dhënë betimin, ishte zgjedhur si deputet dhe kishte vazhduar t’a ushtrojë detyrën e kryeministrit në detyrë deri sa u formua Qeveria tjetër, që ka zgjatur disa muaj. Për mos ti hy detajeve, ngjashëm kishte ndodhur edhe me R. Haradinaj, si dhe A. Hotin, sepse Kushtetuta nuk njeh situatë pa Qeveri, të cilat madje mund të zgjasin.
Me mosvotimin e raportit të këtij komisioni, për herë të parë në Kosovë, por besoj edhe në shtetet me demokraci parlamentare, nuk ka ndodhur, që deputetët e çertifikuar nga KQZ-ja, të votojnë kundër marrjes së mandatit të tyre, duke krijuar një situatë që nuk është paraparë me ligj, e që «hapë derën» për keq - interpretime të ndryshme politike. Me këtë rast, unë vetëm shtroj pyetjen se, me refuzimin e marrjes së mandatit, kjo çështje është konsumuar dhe a nuk është dashur çështja të kthehet në KQZ-ë për t’i zëvendësuar deputetët që refuzuan mandatin, me të tjerët të ranguar sipas rradhës në bazë të numrit më të madh të votave?! Mbase në sallë ka patur 119 deputet, dmth kishte kuorum, ky votim është valid dhe i ligjëm, prandaj refuzimi i mandatit nuk duhet të kthehet në pikën zero!” – nënvizoi ai.
Në vazhdim, juristi tregoi se pse dorëheqja e ryeministrit dhe ministrave të çertifikuar nga KQZ-ja si deputet, nuk ka rëndësi.
“Gjykoj se, ajo çka është me rëndësi të kuptohet dhe që është e pranueshme, pa i komplikuar gjërat, është fakti se Qeveria Kurti 2, për herë të parë, e ka konsumuar mandatin 4 vjeçar deri në fund, prandaj dorëheqja e kryeministrit dhe ministrave të çertifikuar nga KQZ-ja si deputet, nuk ka kurfar sensi, mbase kjo është e rregulluar me Ligjin mbi Qeverinë, neni 30, pika 1, ku thuhet se qeveria edhe pas mandatit duhet të jet në detyrë deri sa të formohet një qeveri tjetër në Kuvendin e Kosovës. Kjo do të thot se, kur qeverisë i përfundon mandati 4 vjeçar, me automatizëm në vazhdim kemi qeverinë në detyrë, e cila pikërisht ka kompetenca të kufizuara dhe i kryen vetëm detyrat dhe obligimet kurente që janë të domosdoshme për mirëfunksionimin e shtetit, deri në qeverinë e re, ashtu siç ka ndoshur me Thaqin, Haradinaj dhe Hotin”.
Tutje, ai tha se të gjitha debatet janë vetëm për konsum të brendshëm dhe ku opozita për qëlllim ka që ta pengojë LVV që të vijë në pushtet.
Kësisoj, foli edhe për kandidaturën e Haxhiut, të cilën e konsideroj të duhur dhe se ministrja në detyrë ka mjaftë përvojë politike.
“Të gjitha polemikat, dilemat dhe keqinterpretimet e qëllimshme janë për konsum të brendshëm puro partiak dhe janë në vazhdën e çdo cikli zgjedhor kur PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja manipulojnë me votat e sovranit për të bërë pazare dhe kalkulime të ulëta, që në rastin konkret kanë për qëllim t’a pengojnë fituesin e zgjedhjeve të vije prap në pushtet. Pikërisht duke keqpërdorë vakumin ligjor ose kolizionin mes disa dispozitave ligjore, opozita iu kthye inateve primitive dhe me dashje po e bllokon formimin e institucioneve më vitale, pat ë cilat nuk mund të funksionojë shteti.
Pasi që dy mbledhjet e para dështuan, me 19 mars u mbajt mbledhja e tretë, në të cilën, kësaj rradhe, raporti i komisionit verifikues të mandateve unanimisht u aprovua, kurse në pikën e dytë, deputetët dhanë betimin. Mirëpo në pikën e tretë prap u paraqit problemi, kur LVV-ja, si parti fituese, propozoi Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, mbase në dy tentativa nuk i morri votat e mjafshtueshme, kryesuesi i mbledhjes Avni Dehari, ndërpreu mbledhjen duke caktuar mbledhjen e rradhes me 21 mars. Sa i përket zonjës Haxhiu, konsideroj se ajo ka një përvojë të gjatë politike, ka qenë deputete në disa legjislatura, është njohëse e mirë e sistemit institucional dhe e meriton një post të tillë. Mirëpo për opozitën nuk vlerësohen këto karakteristika, por vlerësohen inatet, pazaret me të keqen, frika nga drejtësia dhe manifestojnë se vërtetë vuajnë nga « syndromi Kurti » prandaj edhe nuk e votuan, që ëdhtë shenjë për bllokimin e këtij procesi”, shpjegoi Musliu.
Gjithashtu, juristi foli edhe për pretendimet se LVV qëllimshëm e ka vendosur Haxhiun si candidate për kryeparlamentare, me qëllim që të blejë kohë.
Megjithatë, ai nuk e përkrah mundësinë që Limaj të kandidojë apo zgjedhet kryekuvendar, e kjo për shkak të kaluarës së tij politike.
“Në opinion flitet se kanditatura e Zonjës Haxhiu është e qëllimshme, për « të blerë » kohë LVV-ja, sepse ata konsiderojnë se LVV-ja ende nuk i ka « numrat », kjo ngelë për t’u pa, mbase sipas të gjitha gjasave, ate prap do t’a kandidojnë për kryeparlamentare në mbledhjen e 21 marsit. Personalisht mendoj se, Zonja Haxhiu do të ishte më mirë të kthehet në Ministrinë e Drejtësisë, ku do të jepte një kontribut të konsiderueshëm në finalizimin e infrastrukturës juridike për reformat në drejtësi, se sa si kryeparlamentare.
Janë edhe disa emra tjerë për kryeparlamentar, ndër të cilët përmendet edhe Fatmir Limaj, me votat e të cilit mund të konstituohet Kuvendi dhe formohet Qeveria Kurti 3. Mendoj se Fatmir Limaj nuk është kandidat i përshtatshëm, madje edhe ai vet nuk do të duhet të pranonte, nga shkaku se ai është në listën e zezë të SHBA-së, që do të ndikonte negativisht në imazhin e Kosovës”.
Në fund, Musliu kishte disa kritika për opozitës, derisa bëri thirrje që sa më shpejt të konstituohet Kuvendi i Kosovës.
“Opozita, e cila gjatë 4 viteve më arrogancë kritikonte Albin Kurtin se po i prishë marrëdhëniet me SHBA-të dhe ndërkombëtarët, tani kur Gjermania, Britania e Madhe, Finlanda, dhe jo vetëm, për disa ditë me rradhë kërkojnë formimin sa më të shpejtë të institucioneve, opozita haptazi refuzon këto kërkesa, duke bllokuar formimin e institucioneve. Këtu shihet demagogjia dhe manipulimit i opozitës që merret me kauza të rrejshme duke manifestuar nivelin joracional dhe të ulët të vetdijes personale dhe politike si opozitë e dështuar.
Konsideroj se, edhe pas konstituimit të Kuvendit dhe Qeverisë, në bazë të punës së deritanishme të Kuvendir lidhur me konstituimin e institucioneve, ka mjaft hapsirë që disa gjëra të adresohen në Gjykatën Kushtetuese, që do të mund të ndikonte në rrjedhën e mandatit të ardhshëm”, përmbylli Skënder Musliu për “Bota sot”.