Demo Berisha ministër pa përkrahje shqiptare – refuzohet si “zë” i Luginës së Preshevës

Politika

Demo Berisha ministër pa përkrahje shqiptare – refuzohet si “zë” i Luginës së Preshevës

Nga: A.SH Më: 22 prill 2025 Në ora: 16:40
Demo Berisha

Serbia ditë më parë ka zgjedhur Qeverinë e re të vendit, e cila do të udhëhiqet nga kryeministri i ri Gjuro Macut dhe do t’i ketë 30 ministra, prej të cilëve 10 janë emra të rinj.

Ndërkohë, në mesin e merave për minsitra do të jetë edhe një shqiptar.

Demo Berisha - kryetari i Shoqatës së Shqiptarëve në Serbi – u emërua ministër për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave.

Profesori nga Preshva, Refik Hasani ka thënë se Demo Berisha si ministër për të Drejtat e Njeriut nga Qeveria serbe është kundërshtuar fuqishëm.

Sipas tij, Berisha asnjëherë s’ka përkrahur kauzën shqiptare, madje ka mohuar publikisht përkatësinë shqiptare dhe shtetin e Kosovës.

“Qeveria serbe për ministër për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogun Shoqëror, ka propozuar, Demo Berisha.

I vetmi përfaqësues i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, deklaroi më 14 prill se propozimi që Demo Berisha të jetë ministër për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në qeverinë e re të Serbisë është “një goditje e rëndë për çdo shqiptar që ka vuajtur, ka rezistuar dhe është sakrifikuar për të drejtat e tij në Serbi”.

Demo Berisha, i propozuar nga Qeveria serbe për Ministër për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogun Shoqëror, fillimisht nuk i përfaqëson shqiptarët nga Presheva, Medvegja e Bujanoci , e as nga Krahina e Sanxhakut, nuk e kan zgjedhur e nuk e kan propozuar, nuk i ka përfaqësuar dhe asnjëherë nuk ishte dhe JO nuk do të jetë zëri i krahinës shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë.

Nuk ka marrë pjesë, nuk ishte, një nga ata që është angazhuar e as nuk ka kontribuar në Referendumin e 1 e 2 marsit 1992,JO nuk ishte në luftën e UÇPMBB-ës, e aqë më largë, jo që i ka përkahur këto zhvillimve e kauza të kësaj krahine, por përtej kësaj Demo Berisha, e ka mohuar pranimin e Republikës së Kosovës dhe mbi të gjitha, ai ka mohuar edhe publikisht se është shqiptarë, dhe si rrjedhoj Demo Berisha, jo nuk përfaqëson shqiptarët nga Presheva, Medvegja e Bujanoci, nga Krahina e Sanxhakut, nuk i përfaqëson shqiptarët në Serbi e Vojvodinë”, thotë ai.

Tutje, ai thotë se Demo Berisha, si ministër i Qeverisë serbe, nuk përfaqëson shqiptarët e Luginës.

Hasani thotë se, ai nuk është zgjedhur nga asnjë subjekt shqiptar dhe është kundërshtuar edhe nga deputeti Shaip Kamberi.

Profesori thekson se emërimi i tij shihet si fyerje dhe vazhdim i politikave diskriminuese ndaj pakicave në Serbi.

“Emërtimi i tij në pozita, të tilla si ministër është vazhdim e një politike, është më shumë një fyerje, ofendim dhe lëndim i të gjithë pakicave në Serbi. Kjo fletë se do të vazhdon e trashet diskriminimi për gëzimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, do të vazhdojn të mohohen, shkilen cenohen të drejtat e pakicave, edhe sipas akteve e konventave të BE-ës dhe atyre ndërkombëtare.

Demo Berisha, nuk përfaqëson shqiptarët nga Presheva, Medvegja e Bujanoci,pasi jo nuk është propozuar nga ky Rajon nga asnjë subjeket politik shqiptarë të kësaj Krahine e cila ka mbajtur edhe Referendumin e datës 1 e 2 marsit 1992, ka ditur të organizoj luftën përmesë Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc,(UÇPMB) ishte një kryengritje e armatosur kundër pushtetit diskriminues të Serbisë dhe është arritur Marrëveshja e Konçulit, nën prezencën, monitorimin dhe garancit e faktorit politik dhe ushtarak të botës.

Demo Berisha, JO nuk është propozuar, JO nuk është miratuar propozimi as nga Deputeti i vetëm Shqiptarë në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, dhe kjo fletë që Demo Berisha, nga askush nuk ka përkrahje, dhe nuk përfaqëson askend”, përfundon ai për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat