Sot deputetët do të mblidhen për herë të gjashtë në përpjekje për konstituimin e legjislaturës së re.
Sikurse edhe në seancat e kaluara palët, partia fituese e zgjedhjeve dhe të tjerat që vijnë pas saj nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre.
Si pasojë, pritet që edhe seanca që do të nis nga ora 10:00 të rezultojë e dështuar.
PDK, LDK, AAK janë të vendosura që të votojnë kundër propozimit të VV-së që Albulena Haxhiu të jetë kryetare e Kuvendit.
Ndërsa, VV që e ka të drejtën ekskluzive kushtetuese për ta propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit, nuk po heq dorë nga propozimi i saj, ani pse janë përmendur edhe emra të tjerë që do të ishin të pranueshëm për partitë në mënyrë që të dilet nga kriza.
Publicisti Enver Bytyçi e konsideron si të “pamoralshëm” qëndrimin e deputetëve të opozitës kundër Albulena Haxhiut.
Në një prononcim për gazetën “Bota sot” ai ka thënë se për shkak të interesave politike e të karrierës këta deputetë janë shprehur kundër Haxhiut.

“Deputetët e Kosovës të sapozgjedhur dhe të sapo çertifikuar nuk duan të japin votat e tyre për ygjedhjen e kryeparlamentarit. Tri herë shkuan në votim dhe të tri herët shumica e deputetëve ose e refuzoi ose nuk e votoi kandidaturën e Albulena Haxhiut. Për mua mosvotimi I zonjës Haxhiu nuk ka lidhje me figurën e saj, me ndonjë aferë korrupsioni apo me ndonjë qëndrim politik të pamoralshëm. Ka lidhje me faktin se ajo ishte më e përkushtuara në qeverinë Kurti për t’I shkuar deri në fund hetimit të aferave të PRONTO-s dhe të ndonjë politikani tjetër të opozitës jashtë formatit të tij. Prandaj dhe e konsideroj të pamoralshme qëndrimin kundër të të gjithë deputetaëve opozitarë. Opozitarët e pakorruptuar dhe që kanë respektuar ligjin duhej ta votonin Albulena Haxhiun, sepse interesi I tyre është të mos njollosen si kolegët e tyre. Por nuk e bëjnë këtë, sepse kanë interea të caktuara politike e të karrierës. Penalizohen nga kryetarët e partive opozitare”, ka thënë Bytyçi.
Në këtë situatë, po diskutohet edhe mundësia e propozimit të një figure konsensuale për postin e të parit të Kuvendit derisa emri që është përmendur më së shumti këto ditë ka qenë ai i kryetarit të Nisma-s, Fatmir Limaj.
Por, sipas profesorit Limaj nuk mund të jetë aq konsensual duke i pasur parasysh raportet e tij me opozitën.
“Tani të vijmë te një figurë konsensuale. Kjo është e mundshme, besoj unë. Por a është Fatmir Limaj një prej tyre? Këtë nuk e besoj. As Limaj, i cili abstenoi të tri herat për zgjedhjen e zonjës Haxhiu, me qëllim që t’i hapet rruga propozimit të tij, nuk mund të jetë figurë konsensuale. Së paku për opozitën nuk mund të jetë I tillë, sepse ai konsiderohet prej saj si “tradhtar”, pasiqë u largua nga Haradinaj dhe deklaroi votën për qeverinë e re të zotit Kurti dhe Vetëvendosjes. Një person I tillë shihet si I pabesueshëm. Mendoj se nëse Limaj do të shihet si “I besueshëm” për opozitën, atëherë ai do të ketë një marrëveshje me të, që në një kohë të vështirë për Kurtin të bëjë të njëjtën lojë, “tradhtinë e radhës” ndaj mazhorancës dhe ta çojë vendon në zgjedhje të parakohshme në çfarëdo kohe që I iniereson opozitës. Koha do ta provojë”, është shprehur profesori.
Kush mund të jetë figurë konsensuale te mazhoranca?
Sipas Bytyçit, nëse e analizojmë përshembull veprimtarinë e ish-kryeparlamentarit, Glauck Konjufca, atëherë gjithkush e di dhe e kupton se nuk ka figurë tjetër si e tillë, veç atij.
“Konjufca ka dëshmuar maturi, uetësi dhe frymë bashkëpunimi të admirushme gjatë drejtimit të seancave dhe të punës në Kucendin e Kosovës në këto katër vitet e fundit. Opozita mund të kërkonte që ai të qëndronte sërishmi në detyrë”, ka nënvizuar profesori.
Por, a duhej që subjektet politike të mbanin një takim më të gjatë për të arritur në një konsensus? Dhe a mos ndoshta kjo gjë duhet imponuar nga ndërkombëtarët?
“Nuk ka rëndësi sa kohë qëndrojnë në takime të tilla partitë politike. Rëndësi ka që grupet e dialogut ndërpartiak të përgatitin sa më mirë atë që do të vendoset në takime të tilla. Kjo nuk ka ndodhur në diskutimet e kaluara. Përkundrazi, zoti Kurti nuk ka heq dorë nga propozimi I fillimit dhe partitë e tjera nuk kanë heqë dorë nga refuzimi I kësaj candidature. Që do të thotë se grupet e negocimit në prapaskenë ose janë kot e nuk i pyet njeri, ose nuk kanë në dorë një product të gatshëm për marrëveshje. Mendoj se loja qëndron te krerët e politikës. Këta bëjnë duel. Kurti u thotë: “Pranoni kandidaturën time, ose shkojmë në zgjedhje të reja”! Kundërshtarët e tij nuk e pranojnë, por as nuk duan që të shkojnë në zgjedhje të reja. Kjo lojë sipas kushtetutës mund të zgjasë pambarim, derisa dikush t’I drejtohet gjykatës kushtetuese. Që do të thotë se për zgjedhjet e reja kësaj radhe duhet të vendosë kushtetuesja, pasiqë ligji ka vakum”, shton ai.
Për profesor Bytyçin, nëse nuk ndërmjetësojnë ndërkombëtarët, atëheërë kjo betejë politike do të zgjasë
“Si do të shkojë? A do të heqë dorë Kurti nga e vetja apo opozita do ta pranojë kandidaturën imponuese të zotit Kurti? Duhet të shohim. Ka mundësi që kjo dilemë që duket si betejë politike të zgjasë, nëse ndërkombëtarët nuk ndërmjetësojnë. Kosova është mësuar që ngërçet politike t’I zgjidhë me ndërmjetësimin e ambasadorëve, kryesisht të ambasadorit amerikan. Kësaj radhe ambasada amerikane nuk e ka marrë këtë rol për shkak të orientimeve të reja për diplomacinë amerikane. Por kam përshtypjen se amerikanët në këtë rast arrijnë edhe ndonjë objektiv tjetër: - Së pari testojnë europianët, sidomos gjermanët dhe britanikët. Dhe së dyti, testojnë politikën e Kosovës, se sa e aftë është ajo të vetëmenaxhojë proceset e shtetndërtimit dhe funksionimit të institucioneve”, potencon ai.
Në fund, profesori foli edhe për pasojat e rënda që mund t’i ketë Kosova në të ardhmën për shkak të këtij ngërçi politik.
“Nëse marrim parasysh këtë të dytën, atëherë politika në Kosovë, pra si opozita ashtu edhe mazhoranca, duhet të kuptojnë se po nuk e kaluan testin e krijimit të institucioneve, atëherë dëmtojnë rëndë të sotmen dhe të ardhmen e shtetit të Kosovës. Në qarqe të caktuara politike dhe diplomatike, por edhe në opinionin publik mund të përhapat narrative, sipas së cilës “shqiptarët nuk janë të aftë të vetëqeverisen”! A e kanë idenë këta që tallen me institucionet e shtetit dhe krijimin e tyre se çfarë pasoje ka, nëse krijohet e përhapet kjo narrativë?! Fjala nuk bën mort, por unë I druhem më të keqes! Dhe pastaj nuk duhet të ankohemi se të këqijat na vijnë nga jashtë! Nuk duhet të ankohemi madje as ndaj Serbisë. Në fund të fundit edhe Lista Srpska, ashtu si Limaj po abstenojnë për të votuar parlamentarin. Sigurisht për arsye dhe synime të ndryshme nga njëri-tjetri. Por po krijojnë të njëjtin efekt”, përfundoi ai.