Profesori vjen me reagimin e ashpër pas dështimit të seancës së gjashtë – zbulon planet e opozitës!

Politika

Profesori vjen me reagimin e ashpër pas dështimit të seancës së gjashtë – zbulon planet e opozitës!

Nga: M.Haziri Më: 26 prill 2025 Në ora: 12:04
Kuvendi i Kosovës

Deputetët dështuan për herë të gjashtë radhazi në përpjekje për ta konstituuar Kuvendin.

Albulena Haxhiu, për herë të katërt, i mori vetëm 57 vota, nga të paktën 61 vota të nevojshme për t'u zgjidhur.

E në lidhje me dështimin e seancës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës, ka folur profesori Eshref Ymeri për “Bota sot”.

Ai fillon me një krahasim nga e kaluara dhe tradhtitë që shqiptarët janë përballur ndër vite.

Opozita në Dardani është rreshtuar tradhtisht në krah të Serbisë fashiste. Jam shumë i dëshpëruar dhe i zhgënjyer, por megjithatë jam i detyruar ta them diçka që më bluan përbrenda:

Image
Eshref Ymeri

“Shqiptarit, para se të lindte në këtë botë, siç ia kam thënë edhe një mikut tim dardan, naconalis i njohur në Diasporë, i ka lindur në fillim tradhtia”.

Ne mburremi me Legjendën e Rozafës, sipas së cilës vëllai i vogël tradhtohet nga dy vëllezërit e tij. Kjo legjendë na turpëron në mbarë botën. Mbretëresha Teuta e Ilirisë, që luftonte kundër legjioneve romake, tradhtohet nga princa të tjerë ilirë që bashkëpunonin me romakët.

Skënderbeun e tradhtoi i nipi, Hamza Kastrioti, Moisi Golemi, Ballaban Pasha”, shpjegoi profesori.

Më tej, ai thotë që shqiptarët nuk duhet të jenë të pabesë, sidomos ndaj popullit të tyre dhe se kjo përçarje e krijuar duhet të largohet në mënyrë që të largohet rreziku për shuarje të kombit të plotë.

Unë kam pak kohë që rri në vendin tuaj. Në fillim më bëri përshtypje që çdo gjë që thonin ambasadorët, ju e merrnit për flori safi. Nuk kisha parë njerëz më të verbër në besimin ndaj të huajve. Por pastaj, kur pashë se ata që ju drejtojnë apo merren me politikë tek ju, janë më të pashpirtë se çdo i huaj dashakeq, ndaj jush, e kuptova pse na shikoni në dritë të syrit. Kisha lexuar për ju që jeni popull i besës. Mbase kjo ka ndodhur në historinë e largët. Apo e kanë shqiptarë që unë ende nuk i kam njohur. Pasi politikanët tuaj nuk ka si bëhen më të pabesë…”.

Pikërisht tradhtia ka qenë ajo, e cila ka pasë shërbyer si farë përçarjeje në radhët e etnisë shqiptare. Ajo tradhti-përçarje e mallkuar solli si pasojë që, megjithëse kemi qenë etnia më e madhe e Gadishullit të Ilirisë, për pazotësinë tonë, ujqit evropianë, me në krye kryeujkun rus, si askund në mbarë botën, na i bënë kashtë e koqe trojet tona etnike, duke na i hallakatur në gjashtë shtete. Prandaj edhe jemi duke u shpërbërë si komb, me rrezik shuarjen e plotë”, thotë profesori.

Ndërsa sa i përket çështjes së krijuar në Kuvendin e Kosovës, ai i thotë se opozita nuk do ta votojë asnjë deputetët tjetër të propozuar nga LVV sepse qëllimi i tyre është sabotimi i Kuvendit.

Deputetët opozitarë në Prishtinë janë duke luajtur rolin tradicional të tradhtarëve.

Në kushtet e kësaj krize politike, të imponuar nga krahu opozitar, siç e kam përmendur edhe herë tjetër, treshja e nderuar udhëheqëse - Kryeministri, Presidentja dhe Kryetari i Kuvendit - para se të marrë vendimin për zgjedhje të parakohshme, duhet t’i drejtohen popullit dardan me Thirrjen-Pyetje: Me kë janë shumica e votuesve në Republikën e Dardanisë, me opozitën tradhtare apo me qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti?

Partitë opozitare pretenduakan se kandidatura e Zonjës Albulena Haxhiu qenka e papërshtatshme. Atëherë Kryeministri Albin Kurti le t’i vërë para provës: le të propozojë një kandidaturë tjetër për kreun e Kuvendit dhe të shikojmë nëse opozitarët do ta votojnë ose jo. Me siguri që opozitarët e paturpshëm do të nxjerrin ndonjë yçkël tjetër për të sabotuar konstituimin e Kuvendit”, përfundoi profesori Eshref Ymeri për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat