“Bandat në aksion”/ Prapaskenat e rezultatit të PS-së në Shqipëri - Profesori tregon çfarë fshihet pas tyre!

Politika

“Bandat në aksion”/ Prapaskenat e rezultatit të PS-së në Shqipëri - Profesori tregon çfarë fshihet pas tyre!

Nga: M.Haziri Më: 13 maj 2025 Në ora: 12:08
Edi Rama dhe Sali Berisha

Këto zgjedhje parlamentare janë të parat pas hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian në korrik të vitit 2022, dhe konsiderohen një test i rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

Deri në orën 10:00 numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 4949 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë.

Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori universitar Enver Bytyçi.

Ai thotë se pas rezultatit të këtyre zgjedhjeve që po nxjerrin fituese PS fshihen disa banda, të cilat medoemos kanë kërkuar votën.

Image
Enver Bytyçi

Sipas profesorit, bandat më të mëdha ishin ato të krimit të organizuar dhe të mafies të cilat u aktivizuan të gjithë këta me presione për të çuar votën te Rilindja.

Zgjedhjet që u zhvilluan të dielën në Shqipëri ishin vazhdim i zgjedhjeve të këtyre 10 viteve të fundit. Partia Socialiste duket se është fituese e këtyre zgjedhjeve. Por ky në fakt është rezultat i disa bandave që veprojnë te Rilindja. Duket se kanë fituar këto banda. Cilat janë këto banda? Ajo e patronazhistëve, të cilët kanë shfrytëzuar të dhënat e qytetarëve që u ka dhënë shteti dhe gjithashtu gjatë ditës së zgjedhjeve bënin presion përmes telefonit për të shkuar e për të votuar. Biseda të tilla i kam dëgjuar vetë. Skema ishte e qartë. Të dhënat e qytetarëve Rilindja i pasuroi me të dhëna të tjera si p.sh punësimin e anëtarëve të familjes dhe patronazhistët bënin presion me largimin nga puna, nëse nuk votonte PS-në.

Banda tjetër ishte ajo e shoqërive anonime, ose shtetërore. Si psh KESH, (elektriku), ku janë të punësuar dhjetëra mijë qytetarë. Drejtuesit e kësaj bande aktivizuan presionin ndaj punonjësve. “Ose votoni Rilindjen, ose do ikni nga puna”! Në qeveri ishin shumë banda. Por më e dukshme ishte ajo e zv.kryeministres Belina Balluku në Fier. Ajo aktivizoi në bandën e vet edhe kriminelë të nkohur, aq sa ambasadori i BE-së shkoi atje dhe deklaroi publikisht se “Jam këtu, sepse jam i informuar se kriminelët po ndërhyjnë në zgjedhje”! Po kështu në Durrës, Elbasan, Shkodër, Tiranë etj. Por bandat më të mëdha ishin ato të krimit të organizuar dhe të mafies. U aktivizuan të gjithë këta me presione për të çuar votën te Rilindja. Dhe kryebanditi i të gjitha bandave ishte dhe mbetet Edi Rama. Në fund iu bashkëngjit këtyre bandave edhe ajo e SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme”, u shpreh ai.

Zgjedhjet u manipuluan

Tutje shpjegimin profesori e vazhdon duke thënë që këto zgjedhje janë manipuluar pasi nëse shikojmë statistikat atëherë vërejmë që banda e Ramës ka investuar për 12 vite paratë e korrupsionit për të asgjësuar opozitën e vendit.

Pse arrij në këtë përfundim? Sepse nuk ndodh në asnjë palë zgjedhje që p.sh që 90 përqind e të burgosurve të votonin Rilindjen. Nuk ndodh që një parti politike si Partia Socialiste të shtojë votat pas 12 vitesh në pushtet, kur ka një bilanc tragjik për vendin. Sipas logjikës, nuk mundet që një subjekt politik të shtojë vota, kur dy qeveri dhe gjysma e kryebashkiakëve të këtij subjekti në këto katër vite kanë shkuar në burg. Asnjë nuk beson se një qeveri që shpërngul, dëbon qytetarët e vendit të vet mund të shtojë vota, siç ndodh me Rilindjen e Edi Ramës. Sipas statistikave kanë ikur mbi një milion shqiptarë nga vendi.

Në fakt banda e Edi Ramës prej 12 vitesh ka investuar paratë e korrupsionit dhe të krimit për ta asgjësuar opozitën e vendit dhe për të sunduar i vetëm. Aq shumë është shkatërruar opozita, sa nuk shoh ndonjë mundësi që ajo të ringrihet. Liderët e opozitës janë burgosur ose në arrest shtëpie. Opozita u linçua si një armik i vendit. U bë fushatë linçuese dhe është e çuditshme se si shteti i mafies, pra shteti i narkos, luftoi kundër opozitës. Të gjitha faktet çojnë në faktin se zgjedhjet u manipuluan, u blenë dhe u vodhën, ndërkohë që SPAK-u i certifikoi ato vjedhje, duke ngritur nj task-forcë, për të thënë se rastet nuk e ndryshojnë rezultatin zgjedhor”, shpjegoi profesori.

Opozita të fillojë protestën

Tutje bisden profesori e vazhdon duke thënë që opozita duhet të fillojë protestën në momentin që çertifikohen rezultatet.

Gjithashtu thotë që nëse nuk ribëhen zgjedhjet, atëherë besoj se ia vlen që shqiptarët të krijojnë një opozitë të re.

Unë mendoj se zgjedhjet nuk duhet të njihen. Opozita sapo të certifikohen rezultatet do të ishte mirë që të fillonte protesta. Por jo protesta për të bërë shëtitjen e radhës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Nëse nuk ribëhen zgjedhjet, atëherë besoj se ia vlen që shqiptarët të krijojnë një opozitë të re. Një opozitë që të përfaqësojë më mirë interesat e qytetarëve, të zgjedhësve. Kjo opozitë e re p.sh. mund të mbrojë me vendosmëri interesa konkrete. P.sh. në veri të vendit prodhohen resurset më të mëdha të energjisë dhe mineraleve. Por të gjitha përfitimet shkojnë në të gjithë Shqipërinë. Qytetarët e zonave të veriut kanë dhënë pronën, tokën, pasuritë private për të prodhuar energji për Shqipërinë e ndërkohë nuk përfitojnë asgjë më shumë se qytetarët e tjerë të vendit. Një parti politike që i përfaqëson këta qytetarë do të kishte mbështetje”, foli ai.

Të rrëzohet regjimi i Ramës

Në fund, profesori thekson që Rama ka shpopulluar Shqipërinë dhe se regjimi i tij nuk rrëzohet vetëm me votë mirëpo duhet presion.

Me këtë shembull dua të them se partitë ideologjike nuk ngjisin më në Shqipëri, përveç partisë së Miladin Popoviçit, pra Partisë Socialiste. Diçka e re, diçka origjinale, diçka me interes që nxit qytetarët duhet të vijë. Sepse ndryshe Shqipëria do të zhbëhet. Në 12 vite Edi Rama e shpopulloi Shqipërinë nga shqiptarët dhe po e popullon me aziatikë e me afrikanë. Kjo është strategji e tij. Në 12 vite Edi Rama ndërtoi politika diskriminimi për zhvillim të pabarabartë të zonave, krahinave dhe qytetarëve e bizneseve. Ndërtoi skemat kriminale të PP-ve, investorëve strategjikë etj, me qëllim që të mbledhë rreth vetes oligarkët dhe paratë e tyre t’i përdorë në fushata elektorale. Ia ka arrit kësaj.

Ai ka krijuar një regjim. Regjimet si ky i Ramës, ai i Putinit, Lukashenkos dhe Vuçiqit nuk rrëzohen me votë, ose me mjete demokratike. Duhet presion. Presioni bëhet nëse prek interesat e njerëzve. Ndryshe për ideologji, më të zotët mashtrues sesa Edi Ramën nuk gjen dot”, përfundoi profesori Bytyçi për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat