Analisti zbulon prapavijën e vizitës së Costas në Kosovë – vjen me një paralajmërim!

Politika

Analisti zbulon prapavijën e vizitës së Costas në Kosovë – vjen me një paralajmërim!

Nga: M.Haziri Më: 16 maj 2025 Në ora: 15:30
Antonio Costa dhe Vjosa Osmani

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë të mërkurën në Prishtinë se nevojitet ulja e tensioneve në veri të Kosovës, në mënyrë që Bashkimi Evropian t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Gani Qarri.

Ai thotë se vizita e Costas erdhi në një kohë shumë të ndërlikuar për politikën e vendit tonë, pasi nuk po arrihet të konstituohet Kuvendi dhe kohën kur së fundmi është bërë thirrje në vazhdimsi ndaj BE-se të largohen masat ndëshkuese.

“Në fakt manjakëria e partive politike për të mos konstituar Kuvendin, përveçse përbën shkeljen më flagrante të vullnetit të qytetarëve, pas 16 dështimeve, është shndërruar në TURP publik, maskaradë dhe krizë të thellë legjitimiteti për gjithë sistemin demokratik të Kosovës, ndërsa mungesa e institucioneve shtetërore është bërë problem edhe në rrafshin diplomatik dhe marrdhëniet bilaterele të Republikës së Kosovës me faktorin ndërkombëtar!

Edhe Presidenti i Këshillit Evropian, Antoni Costa vizitojë Kosovën pikërisht në kohën kur deputetët e ri edhe pas 16 takimeve, nuk arritën ta konstituojnë Kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 dhe partitë e inkriminuara politike për pazare të fshehta, duke vënë interesat personale e grupore mbi ato shtetërore, maskaradën e moskonstituimit të Kuvendit e kanë kthyer në lojë të pistë agjenturore për të shkaktuar bllokadë të tërësishme institucionale, e cila po i shkakton dëmet e para shtetit të Kosovës dhe ka filluar tu shkojë në nerva të gjithë qytetarëve të vendit.

Image
Gani Qarri

Dhe në kohën, kur jo vetëm liderët kosovarë, por edhe politikan të shquar evroperëndimor dhe miq të njohur ndërkombëtar nga vendet evropiane, po shtojnë thirrjet drejtuar Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës”, u shpreh ai.

Prapavija e moskonstituimit të Kuvendit

Tutje, analisti thotë që partitë të inkriminuara nga Serbia po bllokojnë konstituimin e Kuvendit, në mënyrë që të mos ketë Kosova përfaqësim me faktorin ndërkombëtar.

Por mungesa e kuvendit, qeverisë dhe institucioneve funksionale, përveçse po shkel parimin kushtetues, që i obligon të gjithë deputetët dhe partitë për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët në konstituimin e Kuvendit dhe hapjen rrugë krijimit të institucioneve legjitime të shtetit, gjendja e krijuar, ka hendikepuar rëndë edhe përfaqësimin legjitim të shtetit të Kosovës, ndaj Antonio Costa dhe cilido politikan evropian ka gjet vend për të akuzuar Kosovën, për faktin se më të interesuar tregohen politikanët e parlamentarët anglez dhe përfaqësuesi i Gjermanisë, se sa partitë e inkriminuara, për Kosovën, sepse po dëshmojnë se për miq të vetëm i dinë dhe njohin vetëm të ashtuquajturën "listë serbe" të cilën e kanë miratuar me "aklamacin" edhe në Kuvend si dhe Aleksandër Vuçiqin, se sa popullin dhe shtetin e Kosovës.

Partitë e inkriminuara me pozicionimin e tyre konspirativ, ashtu siç thuhet edhe nga shumë zëra, duket të jenë të diktuar drejtpërdrejtë nga Serbia, ndaj me bllokimin e konstituimit të Kuvendit, po e pengojnë edhe krijimin e qeverisë dhe funksionimin kushtetues të institucioneve të shtetit të Kosovës, në mënyrë që për kohë sa më të gjatë, që të jetë e mundur, të mos ketë forcë legjitime, që mund të marrë vendime dhe të flasë në emër të Kosovës me faktorin ndërkombëtar”, shpjegoi analisti.

Vizita e Vuçiq në Moskë do të duhej të ishte pengesë për vizitën e Costas në Serbi

Duke vazhduar bisedën Qarri thotë se Costa do të duhej ta merrte parasyshë vizitën e Vuçiqit në Moskë dhe të mos e vizitonte fare Serbinë, andaj është i paarsyeshëm presioni ndaj Kosovës.

Përndryshe sa i takon shtensionimit të gjendjes në veri, të gjithë jemi dëshmitar, madje edhe vet Antonio da Costa se atje kurrë nuk ka qenë gjendja më e qetë dhe më e shtensionuar se në dy vitet e fundit, gjë të cilën e pranojnë edhe vet evropianët dhe ndërkombëtarët.

E Antonio Costa , po të ishte politikan me parime dhe të kishte për qëllim ndërmarrjen e veprimeve të shëndosha parimore, pas pjesëmarrjes së Vuçiqit në paradën ushtarake në Rusi nuk do duhej, të udhëtonte fare në Serbi dhe ta takonte Aleksandër Vuçiqin, kurse da Costa ka fytyr të vijë dhe ti bëjë presion vendit tonë, që ka demokracinë më të avancuar në rajon dhe nuk pengon, kërcënon as atakon askënd, brenda as jashtë vendit”, thotë ai.

Analisti ndër të tjera nënvizon deklaratën duke thënë që deklaratat e Costas po sjellë bandat kriminale dhe organiztat terroriste serbe në Kosovë.

Madje me vendosjen e rendit e të ligjit në veri, shteti i Kosovës i ka çliruar edhe pjesëtarët e pakicës serbe, nga torturat e kryeterroristit Millan Radojçiq, e nëse nuk është kështu, Costa dhe të tjerët, duhet ti tregojnë publikisht Kosovës dhe faktorit ndërkombëtar, se cilët, sipas tyre, janë hapat e mjaftueshëm për shtensionimin e situatës?!

Apo me kërkesën për shtensionim, nga Costa & Co, po insistohet, në kthimin e bandave kriminale dhe organizatave terroriste serbe, për ta bërë ligjin dhe shndërruar veriun serish në oazë të krimit të organizuar, pasi që edhe António (Luís Santos) da Costa ishte Kryeministër i Portugalisë, por për shkak të akuzave për korrupsion nga Zyra e Prokurorit Publik, më 7 nëntor 2023, Costa ishte detyruar të jepte dorëheqjen, ndaj Presidenti i Portugalisë Marcelo Rebelo de Sousa, kishte shpërndarë parlamentin dhe shpallë zgjedhjet e reja.

Por megjithatë Antonio Costa edhe pse i akuzuar për korrupsion në vendin e tij, në dhjetor të vitit 2024, çuditërisht ai emërohet hiq më pak se President i Këshillit Evropian, me arsyetimin se akuzat nuk ishin vërtetuar, gjë që bie erë e krijon shumë dyshime dhe i qet hije jo të mirë edhe Këshillit të Evropës”, përfundoi Qarri për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat