Eksperti nga SHBA: Kosova po rrezikon me situatën e krijuar në partneritetin me SHBA

Politika

Eksperti nga SHBA: Kosova po rrezikon me situatën e krijuar në partneritetin me SHBA

Nga: H.O. Më: 4 qershor 2025 Në ora: 22:55
Kuvendi i Kosovës

Kosova ende nuk po arrinë të formoj institucionet e reja. Po mbahet ‘peng’ nga deputetët e zgjedhur që nuk po arrijnë të zgjedhin Kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës.

Opozita nuk po e pranon kandidaten e propozuar nga Vetëvendosje për këtë pozitë. Kësisoj Kosova po vazhdon të mbetet në ngërҫ politik.

Por, cila është humbja më e madhe e Kosovës në rrugën e saj evropiane?

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Akri Ҫipa në një prononcim të tij për ‘Bota sot’ ka përmendur pasojat që mund të ketë Kosova si shkak i vonesës së formimit të institucioneve.

Image
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Akri Ҫipa

“Vonesa e konstituimit të Kuvendit të ri të Kosovës dhe e zgjedhjes së institucioneve që burojnë prej mandatimit qytetar së pari ka cënuar seriozitetin institucional dhe atë të demokracisë funksionale në shtetin e ri. Më së pari, kjo sjell pasoja të agjendës së mbartur në raportet me institucionet ndërkombëtare, me marrëveshjet bilaterale dhe proceset ndërkombëtare të lëna pezull”, thekson ai.

Poashtu, ai thotë se një pasojë tjetër me rrezik krijon edhe një humbje për vendin, duke i dhënë kohë dhe rrethana lehtësuese faktorëve rajonalë që kanë dëshmuar dhe barti strategji kundër Kosovës.

“Pasojë tjetër me rrezik është edhe situata e krijuar në partneritetin e Kosovës me SHBA dhe heqjen e masave që Brukseli vendosi ndaj Kosovës vitin e shkuar e që kanë mbetur në fuqi në mënyrë të pajustifikuar. Vonesa e konstituimit të shumicës qeverisëse dhe drejtuesve të lartë institucionalë në Kosovë shkakton edhe një tjetër humbje për vendin: i jep kohë dhe rrethanë lehtësuese faktorëve rajonalë që kanë dëshmuar dhe mbartin strategji malinje kundër Kosovës”, vlerëson ai.

Sipas ekspertit Akri Ҫipa, pas 26 seancash të dështuara të Kuvendit, tri partitë kryesore do të duhej të kishin tjetër qasje dhe ndërmarrje veprimesh politike që synojnë drejt një konfigurimi qeverisës të shpejtë në kohë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat