Nuk u propozua për kryeparlamentar, Glauk Konjufca do të jetë në këtë pozitë: Punë me duar të pastra

Politika

Nuk u propozua për kryeparlamentar, Glauk Konjufca do të jetë në këtë pozitë: Punë me duar të pastra

Nga: H.O. Më: 9 qershor 2025 Në ora: 21:05
Glauk Konjufca

Albulenë Haxhiu, Ministrja e Drejtësisë është propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje si kryeparlamentare, e cila nuk po arrin ende të marrë edhe konfirmimin e opozitës.

Kësisoj, Kosova është futur në një ngërҫ politik që nuk po lejon formimin e institucioneve të reja.

Nga opozita po arsyetohen se nuk e duan Haxhiun në këtë pozitë.

Në këtë pozitë për një mandat të plotë ka qenë Glauk Konjufca, një nga njerëzit e rëndësishëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Por pse nuk u propozua sërish si Kryetar Kuvendi?

Publicisti dhe veprimtari, Idriz Zeqiraj në një prononcim për ‘Bota sot’ ka folur për punën dhe angazhimet e Konjufcës deri më tani.

Image
Idriz Zeqiraj

“Kur Glauk Konjufca u vu në krye të Legjislativit, ka pasur përshpëritje se angazhimi emërtesë zë madhe, por pa vendimmarrje. Tani Vetëvendosje është përcaktuar për një angazhim më aktiv, në qeverisjen e vendit. Zakonisht posti pasues pas Kryeministrit, është zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Jashtëm. Këtë post e ka gëzuar për një kohë të shkurtër. Përgjatë 4-vjeçarit qeverisës, këto dy poste, plus ministre e Diaspores, ka qenë Donikë Gërvalla, e cila i ka mbuluar mrekullisht mirë. Krejt pa të drejtë, dhe me tendencë të hapur inatçore, është sulmuar nga lukunia leha-qene e anal-banalistëve, uzurpatorë të shumësisë absolute të mediave të Kosovës, ngaqë bija krenare e Heroit Jusuf Gërvalla, i dha emër dhe mbiemër krimit dhe kriminelëve. Edhe pse qeveria paraprake, kishte nënshkruar në Zyrën Ovale, heqjen dorë nga kërkesa e njohjeve, tani, fajësonin Donikën për mungesë të njohjeve”, vlerëson Zeqiraj.

Ai thotë më tutje se, kryeminstri Kurti vuri një standard të ri në emërimin e kuadrove, në veçanti, të ministrave, të cilët i emëroi edhe pa qenë militantët e tij partiakë, por, thjeshtë, në bazë të përgatitjes profesionale.

“Anëtarësisë të LVV ua bëri të qartë: "Kemi fituar tej 400 mijë vota, ndërsa qeverisë i duhen vetëm një duzinë ministra! Uroj për mirëkuptim! Nëse e doni Organizatën, tashmë, partinë e LVV, mos pretendoni tej mundësive që ka partia, tashmë, fituese plebishitare", - qetësoi Albin kryeministri aktivistët luftarakë të tij! Edhe zërave të çjerrë të opozitës, të cilët, në çdo javë sulmonin një nga një ministrat e tij, madje me akuza shpifëse e pa mbulesë dhe kërkonin shkarkimin e tyre, "nuk ua vari fare!. Dy fajësi i bëri Kurti kryeministër: shkarkimin e djalit të zgjuar, Shkëlzen Gashin, këshilltar i tij, i cili akuzoi "komandantët", për vrasjen e të paktën të 1.000 viktimave të pafajshme. Dhe, Arbër Vokrrin, i cili, me të drejtë, akuzoi, me emër e mbiemër, një ndërkombëtar, "për nxitjen dhe organizimin e protestave të serbëve në veriun e Kosovës!" Po këtë marrëzi kanë bërë edhe Borell, Lajçak dhe disa agjentë të tjerë”, thotë ai.  

Ndërkohë, Zeqiraj thotë se Konjufca mund të jetë si zëvendëskryeministër i parë, por të marrë edhe drejtimin e ndonjë ministrie shtesë.

“Glauk Konjufca mund të jetë zëvendëskryenistër i parë, me kompetenca të veçanta, në përcjelljen e ministrive, për të pamundësuar abuzimet me pushtetin, pra, punën -me duar të pastra-, si dhe drejtimin e ndonjë ministrie shtesë. Punë të mbarë vajza-nuse dhe djem luftarakë”, vlerëson Zeqiraj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat